"Pra,ti nuk me do me? Keshtu?"-mu drejtua Rajan i nevrikosur.U dukte aq i acaruar sa se kisha pare kurre ndonjehere.Nuk e kuptova arsyen e atij shperthimi sapo hyri ne deren e shtepise.Ishte ora rreth 5 e pasdites dhe ai sapo erdhi nga puna e re qe kishte nisur.Qe kur na perzune nga agjensia,ai nuk u kthye ne nje te cmendur kronik dhe e pranuan ne nje agjensi tjeter.
"Si?"-ia kthej shkurt pa e kuptuar se c'kishte lidhje dashuria.
"Po te kam shkruar gjithe diten e dashur! Nuk me ke kthyer asnje mesazh"-me tha tanime me nje ton me te ulet dhe duke qeshur.Pra,nervozizmi i meparshem ishte thjesht nje skenim.Me puth ne balle dhe heq kepucet.Ecen drejt kuzhines dhe ulet ne divan.Thjesht qendroj stoike pa i folur asnje fjale dhe e shoh.
"Zemer nuk te mori malli per mua?"-me thote.
"Deshiron te hash?"-e pyes serisht shkurt dhe hap telefonin duke lexuar qindra mesazhe qe me kishte derguar gjate dites.Nuk kisha pasur denjimin me te vogel per te perdorur telefonin,koheve te fundit fare.
"Kam ngrene."-ma kthen.Ulem prane tij dhe lexoj :
"Hej,u zgjove bukuroshe?"
"Biriiii,akoma ne gjume je moj? Obobo ca gjumashe!"
"Sapo mora nje projekt super gjigand jam kaq i emocionuar! Te tregoj kur te vi"
"Moj Marisooool! "
"Mari,zemer,je mire?"
"Investitori qe kemi marr ne konsiderate eshte goxha i njohur,flasim kur te vi per detaje..."-shkruheshin qindra mesazhe si keto ne orare te ndryshme te dites.I lexoj dhe i kaloj nje nga nje.Rajan me sheh teksa i lexoj.E mbyll celularin dhe e le mbi tavoline.
"Pra?"-me thote dhe me sheh duke pritur ndonje reagim nga une.
"C'mendim ke,Marisol?"-me pyet.Nuk e di per cilin nga mesazhet e kishte.
"Per cfare?"-e pyes,por pergjigja ketij kesaj radhe ishte edhe me e xhindosur sesa skena e meparshme.
"Seriozisht,e dashur? Kjo eshte pergjigja jote? Une te kam derguar qindra mesazhe dhe ti nuk ke asnje reagim...cfare po te ndodh?"-me drejtohet me ashpersine me te madhe qe mund te me ishte drejtuar ndonjehere.
Ne portretin e tij shihja lodhje,merzi,antipati dhe te gjitha keto emocione ishin karshi meje,duke e mbytur dashurine qe me pare kishte ndjere per mua.Nuk kishte me dashuri,por kishte fjale dashurie.Nuk kishte me ndjenje,por kishte seks me mua.Nuk kishte me surpriza romantike,por kishte thjesht lule per nje pune qe dihej qe nuk do isha pranuar.Nuk kishte me suksese te perbashketa,fitore e feste,por kishte vetem pune per Rajanin,fitore per te.
"Nuk ka c'te me ndodh.Perse duhet te me kete ndodhur gje?"-ia kthej.
"Marisol ti je kthyer ne nje robot.Ti nuk ndjen me asgje dhe nuk te ben me pershtypje asgje.Cfare dreqin ndodhi me ne?"-me pyet,ndones pyetjet e tij vazhdonin te ishin shigjeta qe godisnin tej per tej.E shihja gjakun te rridhte jashte plages,por nuk ndjeja dhimbje.
"Me behet qejfi per projektin tend te ri"-i them shkurt.Rajan ishte ende i pakenaqur nga reagimet e mia.
"Ti ende e thua si nje pule e ngordhur.Nuk ndjen asgje nga fjalet qe nxjerr nga goja"
"Pule e ngordhur? Apo robot? Cila jam?"-ia kthej.Dukej se ky diskutim nuk do te kishte fund ose thjesht fundi ishte i dukshem qe ne fillim.
"Marisol dua te te pyes dicka,por dua te me thuash te verteten.Mire?"-tund koken ne shenje pohimi.
"A me do? Do vertete te jetosh me mua ende? E do kete dashurine tone?"-me ben pyetjen,qe imagjinova.E dija qe kjo bisede do te permblidhej me dilemen nese e dua apo jo Rajanin.
Ne fakt,nuk ishte kjo.Dashuria nuk kishte vend ne nje mardhenie qe u shua qe kur ne humbem femijen.Nje dashuri pa fryte,nuk eshte nje dashuri e shendetshme.E dija qe ai nuk me deshi me qe atehere dhe ndenji me mua thjesht se kishim profilin e perbashket te punes.Do te punonim serisht bashke,do ishim serisht ata shoket e ngushte qe ndanin cdo gje me njeri-tjetrin,do e provonim serisht te ishim te dashur,por ne fund nuk do mundnim te beheshim prinder dhe historia do te perseritej.Por dashuria nuk ishte kete here.
Dashuria kete here ishte vulosur,kishte mbaruar.Nuk kishte nje mundesi te dyte per ne,qe kur une nuk punova me.Qe kur zgjodhen te me quanin te cmendur dhe te mos me pranonin ne pune per shkak te historikut te mashtrimeve psikologjike te raportuara nga agjensia tjeter,nga Xhena dhe skenaret e saj.Qe atehere mbaroi dashuria e Rajanit per mua.Nuk donte qe une te punoja me dhe e mori te mireqene se isha e lodhur nga depresioni dhe vertete nuk isha me e afte te punoja.Por u justifikua me idene se mund te punonte ai per te dy.Me la menjane dhe nuk luftoi per mua.
Nuk luftoi per ne.Per dashurine tone.Dhe nese sot jam pa ndonje reagim eshte sepse c'eshte e verteta jam mesuar me kete ide.Jam mesuar me faktin se Rajan nuk me do.Rajan nuk do te jem me te.Kontakti social nuk eshte per mua.As shoqerite,as dashurite...Une ndoshta jam e cmendur sic pohojne apo jo ata ne heshtje.Ndoshta edhe nuk jam..
"Jo"-ia kthej duke e pare ne sy.Fundja,nese do te thoja te kunderten nuk do ta besonte gjithsesi.Do te germonte ne subkoshiencen e tij per te gjetur 1001 arsye 'perse kur e dua,reagoj keshtu karshi tij' e per rrjedhoje nuk do isha mjaftueshem 'e afte' sic do donte ai per tu justifikuar.Per ta konkluduar nje bisede,fundi i se ciles dihej,vendosa te pergjigjem me 'jo' nje dashuria qe kete here,ne kete histori tonen kishte arritur te konsiderohej nje 'kuiz' me pergjigjet e mundshme te pyetjes 'me do?',pa ndjere asgje respektivisht nga Rajan.
![](https://img.wattpad.com/cover/359325068-288-k929825.jpg)
YOU ARE READING
Anhedonia✔
SpiritualTe ndjerit kenaqesi nuk ka qene ndonjehere kaq e pamundur,derisa cdo emocion tjeter te shtyp zemren.