1

11 2 0
                                    

Kanë kaluar vite që kur mendova se mbytja ime ishte e pashmangshme. Për një kohë të gjatë, çdo kujtim ishte si një dallgë që më mbështillte, më përplaste pas shkëmbinjve të vetmisë. Sa herë që përpiqesha të lundroja drejt diçkaje të re, ndihesha e tërhequr nga thellësitë e së kaluarës. Ishte sikur çdo herë që më afrohej bregu, një dorë e padukshme më tërhiqte mbrapa, më zhyste në një humnerë pa fund.

Dikur, mendoja se çdo gjë që kisha ndjerë ishte shuar bashkë me ty, se ndjenjat e mia ishin fundosur në oqeanin që më kujtonte ty. Çdo dallgë përplasej me të njëjtin ritëm, duke më kthyer gjithmonë te ti, duke sjellë me vete copëza të asaj që kisha humbur. Për mua, çdo erë mbante aromën tënde, çdo horizont ishte një kujtim që s'dinte të venitej.

- Kujtimet janë si valët, kthehen gjithmonë për të na përplasur mbi bregun e zemrës.- dëgjoja teksa më thoshte një zë brënda vetes.

Por, dita-ditës, fillova ta ndjej ndryshe. Ishte një ndjenjë që rritej ngadalë, si baticat që ngrihen në heshtje. Zbulova thellësitë e mia, ato që kurrë s'i kisha prekur më parë. Çdo plagë e mbetur nga kujtimi yt nisi të mbyllej. Kuptova se isha më shumë se kujtimi i dikujt tjetër, më shumë se shpresa për të kaluarën. "Vërtetësia e shpirtit është si një oqean i thellë - sa më shumë e eksploron, aq më shumë zbulon."

Fillova të ndjej forcat e mia, të ndjej erën që më shtynte përpara, jo për të gjetur dikë, por për të gjetur veten. Sot, jam një me oqeanin brenda meje. Nuk kam më frikë nga thellësitë e tij, nga stuhitë që ngrihen brenda shpirtit tim. Unë jam çdo dallgë, çdo baticë dhe zbaticë, jam shtrati i thellë dhe i paqetë i këtij oqeani. "E vërteta e jetës është se ne jemi kapitenët e varkave tona, dhe çdo dallgë është një mundësi për të rritur anijen tonë."

E di që mund të përballem me çdo furtunë, të lundroj drejt çdo horizonti që më pret. Nuk jam më e lidhur pas një figure që ka ikur; unë jam vetë ky oqean, i pafundm dhe i lirë. "Nuk ka breg pa dallgë, dhe nuk ka forcë pa sfida."

...

Oqeani brenda meje Where stories live. Discover now