Kanë kaluar vite që kur zemra ime ishte e ngrohtë dhe e gjallë, duke rrahur fort për çdo ëndërr dhe për çdo shpresë. Dikur, isha si një det i hapur, i pafund, ku çdo ndjenjë rridhte lirisht. Zemra ime ishte si një valë e ngrohtë që përqafonte çdo emocion, çdo dhimbje e gëzim, duke më dhënë forcën për të ecur përpara.
Por, një ditë, gjithçka ndryshoi. Çdo zhgënjim, çdo dhimbje u bë një grimcë akulli që filloi të mblidhej brenda meje, ngadalë duke ngrirë zemrën time. Sa herë që mundoja të hapesha, të ndjeja përsëri, përballesha me copa akulli që ishin thelluar aq shumë sa nuk munda më t’i thyeja. Zemra ime u bë një ajsberg, i fortë dhe i paprekshëm, duke fshehur thellësinë e dhimbjes së kaluar.
Sot, nuk kam më atë det të ngrohtë brenda vetes. Zemra ime është kthyer në një ajsberg të ngrirë, të heshtur, që i rri larg çdo ndjenje të re. E kam mbrojtur veten aq gjatë, saqë tani më duket sikur çdo emocion që dikur më mbushte me dritë është i panjohur. Nuk i lejoj më kujt t’i afrohet thellësive të mia të pambrojtura. Unë jam ajo që ruan dhe mbron zemrën time. Nuk më dhëmb më si dikur, nuk më trondit më asgjë; por kjo ngrirje më ka larguar nga vetvetja, nga ajo që dikur ndjeja.
Por, mbase ky ajsberg është forca ime e re. Kam mësuar se shpesh, më shumë se çdo njeri, vetja është ajo që mund të më mbrojë. Unë nuk i kam më frikë vetmisë apo qetësisë; ato janë kthyer në armët e mia. Kam ndërtuar një mur që nuk thyhet lehtë, që nuk lejon më askënd të më dëmtojë. Kam mësuar të jem e ftohtë, e qetë, si një ajsberg që rri stoik, pavarësisht dallgëve që e godasin. Nuk jam më deti i pafund i ndjenjave, por një ajsberg që qëndron i palëvizur, i fortë, dhe tani e di se kjo është mbijetesa ime. Unë jam mburoja ime dhe për këtë, jam e fuqishme.
...
YOU ARE READING
Oqeani brenda meje
SpiritualStory Description: Pas një ndarjeje të dhimbshme, protagonistja kalon vite të tëra duke luftuar me kujtimet e një dashurie të humbur dhe me boshllëkun që ai la pas. Ndërsa përpiqet të gjejë kuptimin dhe qëndrueshmërinë brenda vetes, ajo nis të shohë...