1

283 35 9
                                    

Qendronte e ulur ne bllokun prej betoni dhe veshtrimin e kishte hedhur diku gjetke. Tingujt e muzikes qe degjoheshin nga aty afer dhe zhurma e dallgeve plotesonin kornizen e perendimit te djellit. Djelli po shkonte ne fund te detit , qielli kishte marre ngjyre portokalli dhe ajo e perhumbur ishte zhytur e gjitha ne mendime.
Kishte gjetur pak kohe per veten, per kujtimet e se shkuares dhe deshirat e se ardhmes!
***
U permend vetem nga zeri i nje vajze te vogel, e cila pa ndrojtie po e qortonte, duke u hankuar se nuk e kishte pare teksa qendronte para saj per disa minuta. I buzeqeshi, por u duke nje buzeqeshje e sforcuar, me shume e detyruar. Atehere vajza pa e pyetur ju ule ne krah dhe vendosi ta pyes :
-pse nuk je e lumtur?
Ajo beri nje levizje te shpejt te kokes, ngriti vetullat dhe ne ballin e saj u dalluan qarte disa rrudha. U hutua pakesa por fytyra e saj me shume se sa pikepyetje ne forme habie asaj vajze te vogel, ju duke "pikcuditese .
-lumturia ime eshte e pamjaftueshme per te qene e lumtur!
Pergjigjia e saj tingelloj cuditeshem ne veshet e nje 6-vjecarje, e cila i hodhi nje veshtrim teper nervozues.
-domethene ti nuk e di cfare eshte lumturia?
-jo
-por ti je e rritur...prinderit e mi thone se lumturia e tyre jam une. Prandaj ma vendosen emrin Eterna. A e di ti se cfare eshte Eterna ?

Eterna e perendimit te diellit (shqip)Where stories live. Discover now