❝ ❞

988 73 20
                                    

Je vetëm.
Mbi tavolinën e drunjtë të shkrimit qëndron një filxhan gjysëm i perfunduar me kafe. Ke kushedi se sa orë që rri e ulur aty, në dhomën e vetmuar, me atë filxhan tashmë të ftohur përpara vetes.
Po aq i ftohtë dhe i pathithshëm, sa hapesirat e pluhurosura te qënies tënde, ku ruan mendime të fshehta. Jo...jo të fshehta. Të harruara.
Të refuzuara.
Ato mendime që askush nuk do t'i lexojë. Nuk mund t'i lexojë. Nuk do t'i kuptonte. Nuk do mund t'i kuptonte.
Ato mendime, që nuk je e aftë t'i hedhësh në letër. Ato mendime, prej të cilave lapsi dhe fletët e bardha tremben. Qëndrojnë ashtu pa lëvizur ne cep të tavolinës, duke pritur.
Për cfarë?
Je vetëm.
E ke fiksuar shikimin në murin e zbrazët, mbi të cilin dikur qëndronin pikturat e tua. Dëshirat e tua. Tani nuk ka më asgjë.
Zbrazëti. Heshtje. Por përsëri ti mund ta degjosh. Mund ta ndiesh atë. Në cdo cep të shtëpisë, në distancën e vogël midis mobilieve. Poshtë krevatit, në dollap. Në cdo zhurmë, në cdo tingull...në cdo frymëmarrje tënden.
Je vetëm.
Por edhe ai është me ty. Të bën të qash. Të bën të thuash gjëra të këqija. Te bën të lëndosh të tjerët. Dhe veten. Sidomos veten.
Të bën të kesh frikë. Të dyshosh. Të urresh.
Je vetëm.
Vetëm? Ti do kaq shumë të jesh vetëm. Por ai është gjithmonë me ty. Merr frymë me ty. Ndonjeherë edhe flet me ty. Mos po cmendesh? Po cmendesh. Po cmendesh?! Jo...jo! Ti nuk e do atë. E urren. Ti nuk do që ai të vazhdojë të jetojë pranë teje. Pranë teje?
Oh, por ai nuk jeton pranë teje. Ai...ai ndodhet brenda teje.
...Je vetêm.

Shenim: Kjo është një prozë e shkurter që kam shkruar para ca kohësh në lidhje me demonët e brendshëm të njeriut, për një detyrë shkolle.
Votoni nëse e pëlqyet dhe lini një koment në qoftë se do donit të lexonit persëri shkrime të tilla.

Faleminderit për kohën tuaj 😊💙

Ai.Where stories live. Discover now