- 40 -

2.1K 164 52
                                    

Jam e dashura ishte pergjigjur Elia e menjehere kish ulur syte qe aq shume kish dashur t'ja shihte.
C'te polli mendja kete here kish deshiruar ta pyeste por pa i lene rradhe infermierja kishte vazhduar me pyetjen tjeter e me pas edhe nje tjeter.
'Pergjigjet e analizave dalin per 3-4 jave' shpalli turivarura qe luftonte me dorezat e lateksit per ti hequr e flakur ne nje kosh aty prane.

'Tre kater jave?' E pyeti jo se i deshironte me shpejte. Gati per ndonje rezultat demoralizues nuk ishte e dyshonte ne do ishte ndonjehere. Pyeti sepse si gjithnje, si kudo ne shqiperi nje date te sakte dikush s'te jepte.

'Pse cuno e ke me te shpejte?' u mundua te hiqej sikur tallej e njejta qe deri pak me pare bente ato pyetjet e bezdisshme. Jo, ajo nuk tallej. Ajo ndihej superiore e ate ndjenje e perkthente ne ate tonin e shemtuar.

'Dhe po ta kem ça?' ia ktheu Kledisi i nervozuar. Njerez si ajo gjithnje e kishin acaruar.

'Hajde ikim.' foli me ne fund Elia e me zerin e saj te bute e hipnotizoi, e beri te harronte infermieren, te harronte ku ndodheshin e serisht te kerkonte, te kapte doren e saj. Kete here ndoqi ate jashte laboratorit;E lejoi grifshen e tij ta udhehiqte.
Kete here ajo leshoi doren e tij dhe duke zhveshur embelsine prej fytyres se saj u ankua

'Zot tre kater jave.' shfrynte.

'Kalojne' komentoi Kledisi.
Hipen ne makine dhe askush nuk foli. Ajo u zgjat te ndizte radion, zgjodhi ta linte tek nje kenge gjyshash, nga ato te qetat qe te vinte ne gjume e u mbeshtet pas xhamit. E ai ngau makinen ne trafikun e cmendur te qytetit te mbipopulluar e tejngjeshur.
Anashkaloi kthesen qe te conte ne shtepine e Jonit e ajo s'e vuri re. Ndoshta s'e kishte mendjen ose ndoshta Tiranen s'e njihte ende mire. U kujtua te pyeste se ku dreqin e kish sjelle vetem kur Kledisi futi makinen ne garazhin e pallatit te tij.

'Ne shtepine time' iu pergjigj e ajo menjehere u ngrys. Ajo vetullat e rrudhura e benin edhe me terheqese ndonjehere mendoi.

'Si me sjell ketu pa me pyetur' u hakerrye

'Sikur do te thoje po ti.' I kujtoi Kledisi.

'Mire qe e di. Prandaj s'duhet te me sillje ketu' ngriti zerin. Nuk zbriti nga makina dhe e detyroi te hapte deren e saj, ta bente te zbriste duke e terhequr prane vetes, duke u munduar ta ngrinte peshe.

'Mire, mire. Me lesho' klithi pasi i gjuajti duarve te tij qe pushtonin hapsiren e saj. Zbriti per te qendruat kryelarte aq prane tij. 'Me co ne shtepi. Tani' urdheroi

'Tek Joni. Jo' nenqeshi duke u kuptuar qe te acaronte ate ishte aq qetesuese per Kledisin.

'Po, mos u zgerdhi ashtu' por ai beri pikerisht ate, vazhdoi te zgerdhihej dhe duke i kapur doren e terhoqi drejt ashensorit qe te ngjiste ne katin e shtate.

'Pse me solle ketu xhanem?' pyeti serisht me duart e kryqezuara para vetes.

'Nuk dua te rri vetem' Ia ktheu Kledisi. Vertete nuk deshironte. Sic kish zbuluar keto dite, vetmia ishte mbytese, krijonte shtegje per ato ndjenjat e pakendshme qe ai aq shume luftonte per ti mbajtur larg.

'Dhe a nuk ke per kete ndonje nga ato shoqet a te dashurat e tua?' u kthye per ta veshtruar atehere. Nje pellembe me e shkurter se ai, kish ngritur mjekren lart e kryenece si gjithnje vazhdonte kundershtonte pa kuptuar qe me Kledisin zor s'e mund te fitonte.

'Nuk e more vesh? Kam nje te dashur tani mesa duket, je ti' ishte e para here qe permendte pergjigjen e saj te meparshme. Elia u skuq, permbysi syte e me kembe e duar nisi te shpjegonte

'Degjo per ate... epo... ajo hmmm po shihte si shtrembur dhe hmm... mendova....'

'Mire mire leri justifikimet tani. E di qe ta ka qejfi por mjafton qe ta kerkosh' iu afrua por dyert e ashensorit te ngadalte u hapen pikerisht ne ate cast. Ajo doli e para por me nje levizje te shkathet hodhi krahun e tij rreth mesit te saj per ta shtrenguar prane vetes. Zhyti koken ne qafen hollake qe e kish cmendur gjate tere kohes ne makine dhe mbolli nje puthje te lehte aty. E leshoi, vetem sa te hapte deren e apartamentit perpara se ta perqafonte edhe nje tjeter here.

'Qejfi me ty mua s'ma ka per asgje. Kurren e kurres' shpalli por gjithsesi e ndoqi brenda apartamentit te tij, kurioze.

'Lere se e mora vesh, e dashur' iu afrua edhe njehere per ti peshperitur prane veshit. Ajo u frikesua e ai vetem qeshi. Mbylli deren pas saj dhe serisht iu largua kete here per te hedhur xhupin ne krahun e divanit.

'Rri si ne shtepine tende' I tha, per pritje e percjellje mysafiresh sish shquar ndonjehere.

'Ose me co ne timen' Tha duke u mbeshtetur pas deres ajo.

'Hiqe xhupin se do kesh vape. Pas ca minutash behet si furre ketu'

'Pas ca minutash as qe do jem ketu' tentoi te hapte deren por ai serisht iu afrua per mos ta lene. Serisht vendosi duart ne belin e saj per ta shtyre pas deres, per te ngjeshur trupin e tij pas atij te Elias. Zemren e saj qe rrihte si e marre e ndjente dhe vetem nenqeshi.

'Zbutu pak grifsha. Nuk te haj' e puthi butesisht ne njeren faqe 'Vetem nese do ti, pastaj muhabet tjeter' e me pas ne faqen tjeter.

'Vetem me lesho kokmushke' E shtyu fort me duart e saj. U largua dhe teksa ecte drejt divanit te shtrenjte tha

'Sic te thashe ben mire te zbutesh pak. Ne kete lemsh kemi ngecur bashke keshtuqe taksirat do durojme pak njeri tjetrin.'

'S'kam pse te duroj ty. Beme analizat, kaq, mbaroi. Uroj qe e imja te jete negative'

'Vetem e jotja?' Ngriti vetullen dhe qeshi pak

'Sec behet me ty mua s'me intereson' Kryqezoi serisht krahet. Vertete qe nuk i interesonte, syte e saj nuk genjenin.

'Do te te interesoje zemer, per 3 jave do te te interesoje shume'

'Lojerat e tua te fjaleve me lodhin koken.' shfryu por vazhdoi te qendronte mbeshtetur pas deres kur fare mire mund te ulte dorezen e tja mbathte. 'Gjej ndonje tjeter per mos tu ndjere vetem e mua me ler rehat'

'Shif e dashur. Ndonje tjetre ti qaj hallet per mundesine qe mund te kem Hiv, se coj neper mend. Dhe ti je qe je ne te njejten situate mbetesh i vetmi opsion. Eshte zgjedhje e detyruar pa ty per mijera vjet s'te zgjidhja. Ti te vret grifshe'

'Une te urrej' tha per te disaten here ajo.

'Meqe kompliment tjeter ti sdi po e pranoj.'

Ajo shfryu serisht, shkundi koken e zhgenjyer. Terhoqi bishtalecin, luante me fundin e tij teksa shetiste syte ne detajet e dhomes spacioze te ndenjes, duke i ofruar cdo sendi vemendjen e saj te plote, cdo sendi pervec Kledisit. E ai, ai shihte vetem ate...

Fractus (shqip)Where stories live. Discover now