Kapitulli IMomentet më të ndërlikuara në jetën e Nilës
Mendimet e saj,këngët e zemrës së saj,ëndërrat e bukura që kishte menduar se i takojnë asaj të vetmes,nuk ishin vetëm të sajat.
Madje edhe librat që lexonte i kishte lexuar vetëm ajo duke gjetur veten e saj mes tyre te lumtur ashtu si ndihej dikur me ata avuj zemre!!Nila vazhdonte ta shikonte derrasën e zezë me ngulm habie.Quditej me veten si nuk kuptonte asgjë prej gjëje prej asaj që e rrethonte.
Jeta kishte filluar ti merrej me të shpejt prej vetes kesaj radhe sa nuk ia dinte fillim dhe fundin një ndodhie.
E si mund të më ndodhte kjo- i bente pyetje te pa kuptueshme vetes.Nila zakonisht ishte e para qe i merrte si vijonin mësimet në sallë edhe pse tani mësimet e universitetit konsideroheshin më të veshtira se te shkollës prej nga kishte ardhur.Sido që të jetë shpresonte tia dilte si duhet.
Jeta e Nilës ishte gjithmonë e sistemuar dhe urrente te mbetej vonë për diqka apo dikë kështu që edhe vonesa e Loras e kishte acaruar paksa.Ka gati 35 min që e pret Loran pranë qendres tregtare në qytet,dhe edhe pse mendimet duke iu rrotulluar sa në një vend në tjetrin prapë nuk i ndihmonin ti kalonte koha.
Duke pritur mendonte se nese Lora do të pajtohej ti bashkohej grupit në kamping,do të shkonin në ishull.Por Nila nuk e dinte se qfarë kishte ndodhur tani me Loran. Ajo më nuk ishte ajo e njejta që e kishte njohur 13 vite më parë,ajo më as që i ngjante më kushërirës së saj. Mbi të gjitha Lora nuk i ngjante më mikes besnike të Nilës.
Perderisa Nila ënderronte kampingun me të,Lora ishte diku tjetër,një vend të cilin Nila të fundit e mendonte Loran aty.
Në fakt i kishte shkuar mendja njëherë. Dhe kishte shpresuar të mos i ndodhte fati i njejtë i Dinaras.
Në fund të fundit urrente të kishte shoqëri false dhe ishte e mendimit që edhe nëse i ndodh ndonjëherë të mbetet mes dashurisë së saj dhe Loras nuk do të mendonte dy herë të largohej prej të dyve.
Por ai ishte vetëm mendimi i Nilës..Kurse e vërteta ishte mê e rëndë se sa e kishte menduar ndonjëherë.Në momentin kur Nila ishte duke e pritur Loran,nê qastin më të papritur i bien sytë në Nolin,njeriun e saj,copëzën e saj të zemrës kapur duarsh me atë që nuk e ndante nata prej saj, me Loran e saj të qmendur,miken e saj prej vitesh.
Reagimin e saj në atë qast nuk e kishte bërê askush deri tani ,jam e bindur. Duke u ulur në karrigen pranë vendosi duart në fytyrë dhe dëshironte që kur ti hiqte prapë të mos i ngjanin ata dy Nolit te saj dhe Loras.Por qfarë ti bënte tani sado që mbante sytë mbyllur në botën e saj më nuk egzistonte aty për aty ajo lumturi që kishte me sekonda jete.Mendoi tu dilte përballë por ajo nuk ishte aq e ulët sa tradhëtia e të dyve, nuk ishte as aq e fort para atij që i dha qdo gjë pa kushtëzime,brenda saj luftonin mes vete ndjenjat e dashurisë e urrejtjes ashtu si rrihte kambana e kishës aty pranë. Mendonte dhe për një moment dëshiroi ta perqafonte atë që iu mor nga duart tashmë. Ajo tashmë u permbys, u tmerrua..
Ngriti dorën të fshijë lotët që i lagën për pak fytyrën e lëmuar dhe nuk e di as ajo vetë se si nxerr nga xhepi i palltos telefonin e saj.
Nuk mendon për mua kur e mban për dore atê?- aty për aty iu duk që largoi prej vetes një barrë të rendë qe i rëndonte shpirtin duke ia shkruar në telefon.
I dêrgoi atë pyetje dhe në qast u kthye duke ecur nga kishte ardhur, nuk e lejoi dhimbja të priste tê shikonte nëse do ta shikonte shkrimin e saj apo të priste të shikonte reagimin e tij ndaj saj. Tashmë nuk i interesonte asgjë më shumë se dhimbja e saj aty brenda.Nuk e dinte se si i bên kêmbët të mbërrinte deri tek shtëpia e saj apo se si kishte hapur derën e shtëpisë së saj apo si kishte përfunduar ulur në karrigen afër dritares në dhomën e saj të vogël të stërmbushur prej librave dhe kopertinave të tyre të bukura, dhe nuk kishte asgjë që e bënte të besonte nese ka libër më të dhimbshëm tani se ajo. E mendonte veten si një personazh të tradhtuar prej vitesh duke iu zbukuruar gjithqka për rreth nga gënjeshtrat e zopëzave të zemrës së saj.
YOU ARE READING
avuj zemre ♡
RomanceNjë dashuri e vonëshme e Nilës,një vajze e bukur e ëmbël përbrenda,që piktura ia kompleton jetën,dhe Nolit një djali i bukur në fjalën e fundit,deri tani mendjemadh,aferist dhe mbi të gjitha i fiksuar pas femrave ,muzikës dhe jetës së shfrenuar. Nil...