♡Avuj zemre♡

34 5 0
                                    

Kapitulli II

Nila prej ditësh nuk i fliste tani askujt,nuk i kishte ëndja asgjë veq vetmisë dhe errësirês. Gjithqka që i kalonte mendjes i dukej thjesht zhgënjim. Prej gati 3 ditësh asaj i silleshin fjalët e Nolit për rreth mendjes

-"Djelli im lind në dorën tënde të djathtë dhe perëndon në të majtën". - iu duk se dëgjoi zërin gjysmë të marrë të Nolit duke ia përsëritur vargjet.

Ah Nol po dielli im ku do të lind athua tani?! - mendimet e saja nuk kishin kufij shkonin deri aty ku përziheshin edhe me frikën.
Tani muri që e rrethonte nuk i bënte punë ta mbyllte brenda vetes, i dukej se lotët e saj vetëm sa i shtonin dhimbjet më shumë, sikur i kalonin mbi plagët e zemrës, sikur më tani nuk e shëronte asgjë.

aty për aty i shkon dora tek varsja qe i kishte dhuruar një muaj më parë si një shenjë të pafundësis dhe kuptoi se ende kishte diqka të tijên që e lidhte me të. I dha me forcë ta hiqte nga qafa e saj e lëmuar dhe e hollë por nuk mundi, iu duk sikur do ti merrej frymarrja po ta hiqte.
Nuk i dihej se si do ti fillonte dita nesër në shkollë,ato libra nuk i kishte me qejf më,ata stilolapsa i dukeshin se i nguleshin në shpirt duke ditur se më shumë se gjysmën e tyre ia dhuronte Noli.

Pse është dashur të kem kaq shum gjëra nga ti, ti nuk më doje e për qfarë janë këto- belbëzonte me veten e lodhur për gjumë.

Unë jam e fortë dhe nuk jam më Nila jote, mos më thirr ashtu!!- iu duk sikur do të qmendej sapo i doli gjumi mbi fotografin e Nolit.

Kishte fjetur tërë natën e gjatë mbështetur në karrige.Ishte mpirë e gjitha trupit ,dhe sa e pa veten në pasqyrë filloi të qeshte kur pa veten ashtu të bërë ashtu vijash prej bojrave të pikturave mbi tavolinë.
Ashtu e përgjumur u ngrit shpejt për të shkuar në shkollë, për pak sa nuk i mbërtheu të gjitha nëpër dhomë kur pa orën sa kishte vajtur.Kishte vetem edhe 10 minuta ta mbërrinte autobusin e shkollës që tani duhej të ishte afër shtëpisë së saj.
Dhe qfarë bëri . Pa e ditur se nga dje kishte hapur kapitull tjeter jete,kapi telefonin si herave ti bënte thirrje Nolit në mengjes.
Sikur iu këputën të dy duart kur pa se numri i tij nuk ishte mê valid për të. Sikur i humbi dëshira për gjithqka madje edhe për petullat e shijeshme plot mjaltë të nënës së saj që i linte për të mbi tryezë mëngjeseve.
Ah sikur ta kisha oreksin e ditës së djeshme peshperiti Nila duke perplasur derën e shtëpisë aq me ngulm sikur më nuk do të kthehej.

Nila nuk mendova se do të shoh sot të shkosh në shkollë- ishte Rudi ajo që ia bëri këtë pyetje papritur Nilës që ishte ulur para saj në autobusin e shkollës.
Si po mendon nuk prisje? Unë shkoj në shkollë dhe kthehem qdo ditë si qdo student tjeter Rudina! - ia ktheu Nola e habitur por edhe pak kureshtare se për qfarë arsyje ia priti ashtu shoqja e saj e klasës,mos ndoshta i kishte treguar Noli apo Lora.

Noli ishte bërë pishman për të gjitha që kishte përjetuar Nila mbremjen e kaluar. Edhe pse nuk e kishte dashur ndonjêherë me ndjenjë të pastër nuk kishte menduar qe do ti dhimbsej kaq shumë.
Tani sikur e vërente edhe ai mungesen e saj në sms e thirrje.
Ajo pritje e vriste se si do reagonte kur ta takonte në koridoret e shkollës.Tani e shihte tmerrësisht të ngatrruar jetën e tij pa Nolën. E kishte kuptuar më në fund rëndësinë e saj në jetën e tij.
Nuk i besonte as ai vetes por ai sa kishte nisur ta dashuronte vërtetë Nilën e tij...

Sikur ta bënte fati atë punë.Në të hyrë në koridorin e shkolles se pikturës,në atë qoshe plot ngjyra që Nila e donte shumë si vend për ta pushuar shpirtin,aty kishte ndalur Noli.
Sikur nuk e donte më atë vend për minuta,ndjeu sikur nuk ishte më i saji, ndjeu sikur pak nga pak gjërat që e kompletonin ai po i merrte prej saj. Nuk e di se ku e mori atë guxim por ja,u gjend para këmbëve të tij.
Sikur i ndali frymarrja kur deshi ta thotë fjalën e parë,për atë dhe lëshoi frymën për një qast dhe vazhdoi-
Nol qfarë isha unë për ty? Dhe si ma bëtë gjënë më tê tmerrshme në botë? - Sikur iu duken absurde këto pyetje Nilës tani.Sikur ato më nuk kishin rëndësi tek ajo tani,iu duk vetja budallaqe e përkryer tani në atë qast kêshtu që pa pritur përgjigjjen nga Noli i cili kishte mbetur si i ngurtë para saj duke i dëgjuar rrahjet e tij të zemrës sikur të tmerruara ktheu shpinën të vazhdonte për në klasën e tyre.

Nuk ka asgjë që i vë shlyes kësaj që të kam bërë por ta dish,ta dish Nila se unë u gabova shumë!-dëgjoi zërin e dridhur të Nolit mbrapa saj.
I pushoi zemra në qast nga zëri i tij,prej kohësh nuk e kish dëgjuar.Sa do donte të kthehej e ta përqafonte atë fytyrë të bukur nga bardhësia,sytë e tij blu,aq blu sa qielli mbetej në hijen e syve të tij. Por e përballoi. shtrëngoi duart aq shumë të mos e linte veten të kthehej nga ai, ajo e dinte se nuk do i përballonte atij shikimi. e donte aq pastërt.

Nol jem e sinqertë me ty apo gënjejë - unë nuk e di fakt se qfarë them,jam aq e thyer,jam kthyer aq mbrapa sa duket se jam mbushur frymë dhe nuk do mundem rifilloj jetën time, E si guxon kerkosh falje tani kur kjo e falur nuk do na bëj jemi dikurshmit?? -Ajo e falur nuk do ishte asgjë veq se një justifikim i lodhur do doja ta thoja vetëm hiqja qafe një bisedë me ty.. -Nilës iu duk sikur kishe kile qe kishte hequr nga shpirti i saj pas fjaleve qe i mbertheu fytyres ato qaste Nolit.

avuj zemre ♡Where stories live. Discover now