10.

671 93 34
                                    

-Me kane ftuar disa shoqe per te dale neser mbrema.-njoftoi, Ema.

-Shume mire.-ju pergjigj qetesisht Andre, ndersa diçka vezhgonte me imtesi ne celularin e tij.

Rrallehere, per te mos thene asnjehere ai nuk behej kaq mirekuptues ndaj deshirave te Emes. Gjithmone kundershtonte derisa debatonin keqazi e me pas e lejonte qe ajo te dilte me shoqerine pa ate.
Duhej te kish ndodhur ndonje mrekulli, ose ajo çfare i kish vjedhur vemendjen oren e fundit ishte teper e rendesishme per te.

Per gati nje ore nuk ishte ndjere fare zeri i tij. Qendronte shtrire ne njerin nga divanet e sallonit me celular ne duar ndersa ne divanin tjeter qendronte Ema duke ndjekur telenovelen e saj te preferuar dhe ne cep te tij, Lizela. Edhe kjo e fundit me celular ne duar diçka i kish vjedhur vemendjen per minuta te tera.

-Nuk po thua asgje, zemer.-pyeti e habitur.

-Mos me thuaj me zemer nese nuk do qe per gjashte muajt e ardhshem te rrish vetem ne shtepi.-ja ktheu vrazhde pa i ndare syte nga ekrani i vogel.

Karakteri i eger i tij ishte nje kontrast i thelle i embelsise dhe shprehjeve velese prej te dashuruari. Gjithmone i kishte urryer fjalet apo xhestet romantike. Ai nuk ishte i tille, nuk ishte aspak per te mos thene se ishte urryes i romanticizmave. Eshte pak te thuhet se ishte egoist i tmerrshem qe pasi merrte ate çka donte dhe kenaqte deshirat e veta, nuk interesohej aspak per deshirat e partneres.

-Me fal.-u pergjerua,Ema si e mjere.

Lizela qe degjonte biseden e tyre, edhe pse e perqendruar ne celular, u nxeh me sjelljen e tij prej harbuti.
E per kete nuk e la pa perlyer me acarimin e saj ate bisede mes çiftit.

-Perderisa eshte e dashura jote, mund te te flasi si ta ndjej ajo. Pse sillesh si kafshe me te? -u shpreh nervoze ndersa vazhdoi:-Po çfare lidhje ke ti me kafshet njehere. Ato eshte mekat ti krahasosh me ty.

-Se ashtu me do qejfi mua. Mos me çaj koken me teorite e tua prej kuçke. -ju pergjigj, Andre.

Tashme qe lufta mes tyre kishte nisur, te dy qendronin ne fronet perkatese perballe njeri-tjetrit sfidues. Kaq kishte zgjatur traktati i paqes mes tyre, gjysme dite. Nese para disa oresh buzeqeshnin ne pastiçerine e vogel me shakate e njeri-tjetrit, tanime ishin gati te thereshin mizorisht derisa njerit ti dilte shpirti ne duart e tjetrit.

-Kuçke mos eshte mami jote qe ka bere nje kelysh qeni si ti.-Lizela luante qetesisht gishtat e holle ndersa fjalet e saj aq therese perplaseshin ne fytyren e Andres. Atij qe ato fjale i kishin ndezur shpirtin e shkrumbuar vite me pare, njelloj si ajo benzina ndez zjarrin duke shkrumbuar çdo gje rrembimthi.

-Çfare the ti? -ishte me teper nje pauze sa per te marre veten sesa nje pergjigje apo pyetje drejtuar saj. Ne fund te fundit ai donte te vepronte qetesisht sepse ne nerva e siper nuk kontrollonte dot veten dhe i pavetedijshem bente gabime te pafalshme.

Nga ana tjeter, Lizeles nuk i bene pershtypje syte e tij te perflakur apo nofullat e forcuara. Tashme ishte mesuar me te dhe maksimumi priste ndonje shpulle ose ofendim te rend. Te rende, por kurre aq sa hidhesia e atyre fjaleve qe ishte e sigurt qe do ti rendonin shume dhe gjate atij.

Buzeqeshi embelsisht si nje engjell, sikur te nxirrte mjalte dhe jo vrere prej goje. Beri nje çast te menduaren ndersa njerin gisht tregues e vendoste mbi temthat e saj dhe ishte gati per nje sulm te ri.

-Si ishte ajo shprehja?-kerkoi te dinte ndersa puliste qerpiket embelsisht.-..a po. Upsss... i vdekuri me te vdekurin ndersa i gjalli me te gjallin. Apo nuk eshte keshtu?-perfundoi djallezisht.

Perderisa nuk kishte degjuar te flitej per prinderit e tij ne shtepi, atehere ai i konsideronte te vdekur ata. Edhe pse mes te gjalleve ata kurre nuk ishin bere te tille per te.

-Fiks e ke thene. Si nena jote, shtate pashe nen dhe.-hodhi helm, tjetri.

Ruaje helmin posht gjuhes tende, sepse po doli prej aty do helmoj gjithçka. Ti bene pjese tek gjithçkaja.

Nje fjale ka fuqine te te vrase me shume se plumbi. E çfare ishte plumbi perpara vrerit te vjelle ne ato germa. I helmuan çdo ndjenje te mire brenda saj, i helmuan lumturin e asaj paraditeje. Ate pak lumturi qe kishte ndjere pas kaq shume kohesh.

-Shkofsh ne djall, tr*p. Te urrej. Vdeksh ne menyren me te keqe.-nje bishe ishte zgjuar brenda saj. E teksa mallkonte, çdo gje qe gjente para vetes ja hidhte atij ne fytyre. Edhe celularin e saj te shtrenjt nuk kishte kursyer. Tashme, edhe ai si çdo send tjeter ndodhej ne nje cep te sallonit me ekranin e krisur.

Nuk kishte kursyer te vetmin send qe i falte pak lumturi ne ate fshat te qelbur. Vetem per te, vetem per ti shprehur mllefin qe ai kishte mbjell brenda saj. Vetem per te nxjerr vullkanin qe e pervelonte perbrenda per vite me radhe.

Menjehere ne sallonin e vogel mberriten gjysherit. Te dy bashke me Emen mezi mbanin Lizelen qe mllefi i kish dhuruar aq force sa mund te krahasohej me ate te nje burri.

-Te dhembi eee?-nje buzeqeshje e hidhur kishte zene vend ne cepin e buzeve te tij.-Mos me sfido mua sepse nuk ja del dot. E di pse? Sepse une jam burre dhe nje burre nuk bie kurre posht ndersa nje grua mbytet ne lotet e saj. Ja, mjafton te te shohesh ty, te ka ikur truri fare.-perfundoi hidhur ate debat, ndersa gjyshe Lela i lutej te pushonte.
Ishte e dhimbshme per te. Nje dhimbje e dyfishte. Nga njera ane kujtimi i perbaltur i se bijes dhe nga ana tjeter gjendja e se mbeses, qe nuk ishte fare ne rruge te drejte.

-Shkofsh ne djall, te urrej.-mallkimet nuk kishin te sosur per Lizelen. Domosdo, ishte prekur ne piken me te dobet. E kishte lenduar ne nje plage akoma te hapur qe nuk dihej ne do mbyllej ndonjehere apo vetem kur ajo te mbyllte syte per here te fundit ne kete bote do te mbyllej bashke me ta.

Ka disa kujtime qe ne vete i mbajm gjalle ne mendjen tone vetem e vetem qe sa here te kemi nevoje ti riperjetojme edhe njehere ne mendje si te ishin te verteta. Keto jane kujtime te bukura. E ndersa ne anen tjeter qendrojne sfiduese ato, kujtimet e hidhura qe sado mundohemi ne, mendja jone nuk i fshin dot, por akoma me keq i risjell ne memorjen tone shume shpesh. Aq shpesh sa behen penges per te vazhduar me tej per te grumbulluar dhe risjell ne mendje kujtime te mira. Prandaj disa njerez jane pesimist shume here me shume se disa te tjere. Nuk eshte faji i tyre, eshte fale kujtimeve te hidhura qe nuk shkulen lehte nga memoria e tyre.

Nje prej tyre ishte edhe Lizela, pesimiste e pashoqe. Me nje mendje te harruar ne kujtimet e pluhurosura te femijerise. E harruar ne ate nate tmerri qe nuk reshtete se perserituri çdo nate neper endrra. E nese per nje çast harronte gjithçka dhe buzeqeshte, ishte vetem per nje çast derisa disku i memories se saj te rrotullohej perseri per te ngecur ne ate pjesen e gervizhur ne te kaluaren...
________________________________
Ps: Ja ku eshte dhe pjesa e dyte per sot siç ju premtova.

Dy pjeset ne vazhdim jane te preferuarat e momentit per mua. I kam nisur me shuuuume frymezim dhe dashuri dhe sapo ti perfundoj do ti publikoj.

Ju falenderoj per vemendjen qe i kushtoni shkrimeve te mia. Eshte nje nder pasionet e mia dhe ndihem kaq shume e vleresuar dhe mire kur lexoj ato njoftimet e shumta sa nuk e keni idene.

Te Urrej Me DashuriWhere stories live. Discover now