NJË

395 22 12
                                    


" Nuk e kupton?" Tashmenuk degjoj asgje tjeter pervec pendeses ne zerin e tij dhe cdo gje qe kam menduar per te thene po shuhet dalengadale.

" Nuk dua ta kuptoj." Pergjigjet e mia nuk kishin gjithmone kuptim dhe jo gjithmone kam kuptuar cfare kam dashur te them, por ne koken time cdo gje ka qene perhere e qarte dhe e vetmja gje ke qene ti dhe nuk dua te qaj si nje femije i vogel, por gjithmone me vjen per te qare , sepse nje moment ishe dhe tani s'je me.

Apo je?

" Do te qendroj nese do ti." Me flet me ze te ulet, por dua ta degjoj me shume. Bertite. Thuaje dhe njehere, me thuaj qe me do.

Me thuaj qe i ve re te gjitha, me thuaj qe e dallove modelin e ri te flokeve. Me thuaj qe e di historine per shenjen qe kam tek vetulla, per arsyen pse nuk me pelqen ngjyra e verdhe, pse qaj kur degjoj kengen qe te dergova por se degjove kurre.

Me thuaj qe me ndjen. Edhe kur nuk jemi prane, me thuaj qe ma degjon zerin.

Me thuaj qe do e mbash mend emrin tim, qe eshte gjeja e vetme qe ke te memorizuar dhe s'do e harrosh, ma thuaj.

Me thuaj dicka. S'ka rendesi cfare eshte. Me pelqen qetesia me ty , por tani duhet te flasesh. Thuaje.

" Me vjen keq." 

Cdo here; te njejtat fjale.


>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>


A/N : siccc e kuptuat, kjo idea nuk e di nga me erdhi po meqene se nuk me pelqen te mbaroj asnjehere gjerat, ja nisa me kete gjene e re te cuditshme qe uroj t'iu kete pelqyer :)) xx

N

LIBRI QE S'DO TË SHKRUAJ KURRË•Where stories live. Discover now