Te fal,o mik,qe sot gabove,
kur fjalen pa menduar the.
Te fal edhe pse me lendove,
se pre e zemerimit re.
Te fal edhe pse ndiej ne mua,
zeri hakmarrjes fort uleret,
e me kerkon te te kthej 'nderin',
ta ktheje shigjeten me shigjete.
Une prape te fal e godas veten,
se s'dua zerin ta degjoj.
Jo,nuk mesova une hakmarrjen,
por qe te fal e te harroj.Se nuk ka vlere aspak meria,
ta leme t'na ndaj mes nesh si mal.
Na ka bashkuar dashuria.
Te dua si veten prandaj te fal.Dhe s'dua qe te shemb une uren,
ku neser vete do te kaloj.
Sepse me siguri o mik,
neser jam une qe do gaboj.
Se eshte e lehte sot te perhumbesh,
ne ndjenja qe si zjarri vlojne.
E nuk arrin dot te permbahesh
E i le fjalet lume te shkojne.Dhe kur do falje te kerkosh,
me buzet lagur nga lot pendese,
vec 'te kam falur' do te degjosh,
t'i mbyllesh lotet n'kuti harrese.E di,e di,e kam provuar,
prandaj te fal pa hezitim.
Harroje sot qe ke gabuar.
Shtrengoma doren,o miku im.Fatbardh Lazaj
All rights reserved