Kapitulli 7

5 0 0
                                    

Lart ne restorantin e ndriçuar ne dritat shumengjyreshe, mund te dalloje shume lehte kokat e Junes dhe te Marselit qe qendronin te pa levizura! Elena qendronte ne shesh bashke me Gabrielin i cili nuk mund te bente asgje tjeter per ta bindur per diçka qe ai kishte qene i pranishem! Ajo e ndjente veten me fat qe kishte nje njeri si ai afer, te pakten ate e kishte mama, baba gjithçka, nuk kishte sekrete per asgje mes tyre, madje edhe kur Elena mbetej pa asnje grosh, Gabrieli ishte zgjidhja! I gjithe sekreti i tyre si çift, ishte ne mardhenien aspak komplekse qe kishin krijuar, edhe pse Gabrieli ishte ne gjendje te mire ekonomike kjo nuk justifikonte asgje. Elena e dinte qe asnjehere nuk duhet te abuzonte pavaresisht dashurise se tij, dhe pasurise se tij. Ajo gjithemone i thoshte teksa shkonin ne festa apo dilnin per te shpenzuar ne veshje:" Gabriel, kurse, nje dite mund te te duhen ato kursime" dhe ai e degjonte por edhe e anashkalonte me nje puthje duke boshatisur karten e kreditit. Heren e fundit qe kishin qene ne diskoteke bashke me klasen e tyre kishin harxhuar gati gjysem milioni leke vetem me pije te shtrenjta, veprim ky qe e kishte bere Elenen te qendronte e merzitur me te, nje jave te tere dhe qe atehere shpenzimet jo se mungojne por ishin me te limituara, aq me pak per Elenen qe ishte mesuar te vishej gjithemone me veshjet e thjeshta qe i dergonin miqte e vetem te mamase se saj, Diana dhe Mondi!
-Elena! -i foli Gabri teksa vajza kishte humbur ne nje vorbull stresuese kujtimesh te mamase se saj. -Cfare po mendon moj zemer?!!
-Se sa ndryshe do te ishin gjerat po te ishte mami im ne jete! Sa me gezim do ta kisha kaluar kete kohe, duke mos menduar si do t'ia dale!-tha ajo duke vervitur nje gur me gjithe force ne detin e egerrsuar nga erresira!
-Te dy besojme ne egzistencen e asaj botes tjeter zemer, dhe jam shume i sigurte qe ajo qendron perkrah zemres tende! Duke te te peshperitur ne vesh me zerin tende!
Elena u kthye nga ai dhe filloi perseri te derdhte lote. Ndersa nga larg vuri re se po afroheshin Juna dhe Marseli duke ecur si maskota nga gurjet e medhenj te plazhit.
-Cfare ndodhi?-tha Juna me ze pipez dhe me nje fytyre te rrudhur nga kureshtja.
Askush nuk u pergjigj, Elena po qendronte e perqafuar me Gabrielin dhe donte vetem te qante ate vuajtjen qe kishte brenda! Te dy miqte e kuptuan dhe vazhduan rrugen e detit te dy duke peshperitur: "Ne rregull, zere se nuk folem!"
Gabrieli po mendonte se si do te ishte ai po mos ti kishte prinderit, si do te ishte jeta e tij, po vendoste veten e tij ne vend te se dashures se tij dhe preferonte te mos ta mendonte me!

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: May 10, 2017 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Historia Pa TitullWhere stories live. Discover now