Nga t'ia nis me këtë brengë.
Ikën fjalët,më shtegtuan.
Dhe guximi, më ka frikë
t'i flas shpirtit tënd që vuan.Jam "Shën Juda" mishëruar.
Se si ndodhi,nuk e di.
Por sot,krejt jam tjetërsuar.
Jam një UNË që s'është më TI.Kufizime më nuk desha.
"Mos" i tepërt më rëndonte.
Lakuriq shpirtin e zhvesha,
në det ëndrrash të notonte.Sa gabim, lirinë kërkova
në një botë ku shpresat thyhen.
Në det ëndrrash u skllavërova.
Dallgë zhgënjimi më rrëmbyen.Sot,kokëvarur më rri turpi.
Jam memec që dot nuk flet.
Ndjenjë e fajit,si e vajit
fort rënkon,më ulëret.Por,e kotë të them MË FAL,
sepse s'mund të jem më TI.
Ndaj,vazhdojmë kështu,të ndarë:
Ti një skllav, e unë si ti.Fatbardh Lazaj
All rights reserved
STAI LEGGENDO
VETES
PoetryKur jeta te shnderron ne nje person tjeter, e ndjen te nevojshme t'i thuash dy fjale vetes, atij qe ke qene me pare