JO MË

52 10 6
                                    

Mjaft
Po e zhvesh të zinë fustan
Se në shpirt më rri shtrënguar
Nuk i dua as stolitë
E as vellon hedhur syve
Merri krejt c'me ke 'dhuruar'

Hesht
ndër buzë përtypi fjalët
Mjaft me to më ke ushqyer
Sot ha ti nga dora jote
E shijo cfarë kam shijuar
Për cdo ditë që m'ke 'shërbyer'

Ngrije kokën,më shiko
A ke parë vejushë me burrë?
Isha dje,por jo më sot
Funeral i bëra frikës
Tek une s'do e gjesh më kurrë

Ndaj,në do të jesh me mua
Shih në mua cfarë unë jam
Të harrojmë cfarë ka kaluar
Unë mësova të jem Eva
Ti mëso të jesh Adam.

Fatbardh Lazaj
14.04 2018
All rights reserved

JO MËDove le storie prendono vita. Scoprilo ora