Pershendeti Noan qe ishte duke punuar ne kopsht. Po mbillte disa lule te tjera dhe Amelia u afrua drejt tij. Ai e perqafoi ndersa Amelia i dhuroi nje nga ato buzqeshjet e saj karakteristike.
- Se dija qe kishe qejf lulet?
- I kam dashur gjithmone.
- Nuk di shume rreth teje dhe per kete me vjen keq. Ti ke qene nje mik i mire per mua.
Noa nuk foli, u ul te ujiste disa nga lulet ndersa Amelia vetem e veshtronte.
- Noa dua te bej me ty nje shetitje te shkurter para se te iki. Mire?
- Dakord me prit sa te jem gati.
Amelia u fut ne makine dhe pas disa çastesh erdhi Noa.
- Ku do te shkojme?,- pyeti ai.
- Surprize Noa.
- Une nuk i pelqej surprizat.
- Me beso kjo do te jete nje surprize e bukur. Une dhe Semi nuk po shkojme shume mire.
- Amelia, Sem eshte njeri i mire.
Amelia ndaloi makine dhe i kerkoi qe te zbriste edhe Noa. Ndodheshin perpara nje godine te madhe dhe oshetinte nga zerat e femijve.
- Pse jemi ketu Amelia?
- Ketu nisi miqesia jone. U takuam rastesisht dhe pastaj u beme miq te ngushte. Ndanim lodrat te dy bashke dhe gjithçka tjeter. Ti ishe shume protektor ndaj meje dhe kjo me pelqente sepse une gjithmone kam dashur te kem nje vella. Nga kopshti deri ne gjimanz kemi ndenjur bashke. S'e kemi lene njeri- tjetrit ne balt dhe une ndihesha shume e lumtur qe te kisha ty. Me ty ndihesha plot shprese dhe shume omptimiste. Ndonjehere kisha bindjen sikur me doje pertej miqesise sone por e dija qe po krijoja iluzione te kota. Apo jo?
Noa veshtronte nga shkolla dhe neper mend i silleshin ato kujtimet e atehershme. Donte te fliste por iu duk sikur iu pre gjuha dhe priti qe Amelia te fliste serisht.
- Pastaj ne vit te trete njoha Roxhesin dhe gjerat midis nesh sikur ndryshuan. Ti nuk ishe me i njejte dhe une kete e quaja si xhelozi sepse dukej siur ai po te merrte dashurine qe te takonte ty por ne fakt nuk eshte keq ta shperndash dashurine edhe me te tjeret. Cdo njeri e duam ne menyren tone, dike si vella, nje tjeter si shok dhe dike si te dashurin tone.Une edhe pse kaloja me shume kohe me Roxhesin serisht ty te vlersoja dhe isha e bindur qe ti do me kuptoje,- i tha Amelia dhe pa nga ai. Noa mbante syte pertoke dh duket sikur kerkonte pergjigje. Vazhdonte te kishte ate heshtjen e fajtorit por vete Noa shpresonte qe Amelia mos ta njihte anen tjeter te tij . Ate ane qe ngrihej naten ne qytet dhe bente kerdine Diten ajo ane flinte sepse Noa ishte ai njeri pafajshem qe nuk lendonte njeri e te te gjithe e donin.
- Hip ne makine. Do te shkojme diku tjeter,- i kerkoi Amelia dhe Noa thjesht iu bind si nje qen besnik. Hioen te dy ne makine dhe te dy kishte pllakosur nje heshtje sherdhuese. Nga kasatefoni i makines buronin disa tinguj pranverore te kenges me te fundit te kengetarit Alban Skenderaj Imagjino. Amelia e ngriti pak me shume volumin dhe pa nga Noa qe kish humbur pertej xhamit. Makina e Amelias ndaloi serisht dhe kete ishin prane shtepise se saj. Zbriten nga makina.
- Sa me kishte marre malli per kete shtepi. Ketu kam kaluar vetem 19 vite dhe mbart kujtimet me te bukura te jetes sime. Me ka marre malli ta shoh dhe te endem ne kujtimet e atehershme si nje anije pa busull ne det te hapur.Ti vije shpesh ketu dhe kalonim shume kohe bahke. Luanim rolin e prinderve ; une sha mami dhe ti babi ndersa kukullat tona ishin femijet tane. Sa shume kujdeseshim per to saqe po filloja ta ndjeja e te vertet memesine. Edhe ti ishe nje baba i denje ,-vazhdoi te fliste ndersa Noa vazhdonte te heshte. U futem brenda dhe Amelia po e vrojtonte cdo cep te shtepise dhe ne mendje i orvateshin kujtimet. U fut ne dhomen e saj dhe pa qe gjithckakishte ngelur ashtu sic ishte.Ne muret ishi ngjitur shenime ku secila shprehnin gjendjen e saj emocionale. ne mur qendronte varur edhe grupi i saj i preferuar Yeras & Yeras dhe aktori i preferuar i saj qe luante ne filmi "The Best of Me". Kishte nje bibloteke te vogel ku padyshimishin te gjithe librat e Nicholas Sparks, disa libra klasike, thrillerat e autorit Gulliamo Musso dhe te Dan Brown. Sa donte sikur ti lexonte edhe njehere edhe te humbiste ne rreshat dhe ne boten e atyre sepse ishte nje bote e bukur ndryshe nga ky realitet i frustruar. Kaloi nga dollapi dhe terhoqi nje bluze.E hoqi dhe e e veshi. Noa ktheu koken menjane ndersa Amelia qeshi me veten.
YOU ARE READING
Uri Seksuale ( +18)
AdventureJeta e Amelias ndryshon kur rrembehet nje nate nga disa te panjohur.