Kapitulli 4

145 14 2
                                    

Ema nuk i pergjigjej ne telefon dhe Debora po niste te shqetesohej.Fillimisht do shkonte te takonte te emen,me pas do bente nje vizite tek shtepia e Emes.Kishte nevoje te fliste me shoqen e saj,kishte nevoje te zbrazej me te,ti kerkonte mendim per gjithçka qe po i ndodhte ne jete.Kishte nevoje per keshillen e Emes,po aq sa per keshillen e nenes se saj.

Mamaja e saj,Melba,po qendronte ne kopesht,ishte ulur duke shijuar nje kafe aty mes oborrit shumengjyresh per te cilin kujdesej me shume dashuri.Debores i mungonte shtepia,por tani qe jetonte vetem ndihej me mire,me e rritur,e afte per t'ia dale mbane ne jete.Dhe nuk i kishte ecur keq...

E ema buzeqeshi dhe perqafoi fort.

-Harrakate,me kishte marre malli.
-Edhe mua per ty mama.Shume.
-Ç'behet,si ke qene ?
-Ashtu ashtu... Po ti ? Dukesh e mrekullueshme !
-Oh e bukura ime,faleminderit,por mos me genje shume.
-Jo ma',dukesh shume bukur.
-Dhe ti dukesh fantastike bija ime.Shkelqen.
-Oh mami... Jam e lumtur dhe njekohesisht nuk po e di çfare po bej...
-Deb... Babi yt me tregoi per Xhejmsin...
-Ashtu eh ? Te tregoi edhe per sjelljen e tij ? Per fjalet e shemtuara qe me tha ?
-Me tregoi bije,me tregoi.
-Babai me lendoi shume ma',une e kuptoj ne njefare menyre,por ai e teproi.
-Debora,yt ate do me te miren per ty.Le te flasim hapur,lidhja jote me Xhejmsin ka qene gjithmone nje lemsh i vertete.
-E di.Por une e dua mama.Me shume se kedo ne kete bote.
-Por nganjehere dashuria nuk mjafton e bukura ime.
-Mjafton ma',mjafton.Ne do i'a dalim.
-Ai eshte nje burre i martuar Debora...
-Ai po divorcohet,edhe pak dhe gjithe ky makth do te marre fund.
-Ai te do ?
-Mama... Ti e njeh.Ti dikur me the qe ai linte koken pas meje.
-E di,por kane ndodhur shume gjera dhe nuk jam me e sigurte per asgje.Ai te la Debora,te la dhe ti vuajte shume.Te la kur...
-Ai nuk dinte gje mama.Mos e fajeso.Pastaj... Ai me shpjegoi gjithçka dhe une i besoj.
-Nuk di çfare te them bije.Kam frike mos lendohesh serish.
-Nuk do te ndodhe,ta premtoj.Ki besim tek une,ki besim te Xhejmsi dhe dashuria jone.
-E vogla ime... E vetmja gje qe dua ne kete jete eshte te te shoh te lumtur.
-Me te jam mama.Jam shume e lumtur.

U pershendet me te emen dhe u nis drejt shtepise se Emes.Nuk e gjeti aty,e ema i tha qe kishte dale te takonte nje mik.
Debora do te donte ta takonte mikeshen e saj,ti kerkonte llogari per indiferencen e treguar keto dite karshi saj,por me sa dukej Ema dinte ti shmangej me stil.

Pak me tutje,ne nje bar tejet elegant ishin ulur Xhejmsi dhe Ema.

-Mund ta di per çfare me kerkove Ema ? Te them te drejten jam pak ne siklet ulur ketu me ty.
-Mos u shqeteso,nuk te ha.
-Nuk mendova keshtu.
-Hahaha e di.Nejse... Po i bie shkurt : Te thirra per te te kerkuar te largohesh nga Debora ! Ajo meriton me shume sesa ti.
Xhejmsit i iku gjaku dhe per nje moment nuk diti te nxirrte ze.
-E ke bere te vuaj shume Xhejms.Boll erdhe dhe ike ne jeten e saj sipas qejfit.
-Me fal ?
-Me fal çfare ? Deboren e kam si moter,me takon te kujdesem per te.
Xhejmsi ishte gati te shperthente,por u perpoq te permbahej.
-Shiko,nuk dua te te ofendoj,por kam pershtypjen qe po fut hundet aty ku nuk te takon.Kjo eshte diçka mes meje dhe Debores dhe me gjithe respektin per ty,do te te kerkoja te qendroje jashte.
-Ti e ke lenduar shume Deboren.
-E di,nuk ka nevoje te ma perplasesh ne sy.Por edhe une kam vuajtur.
-Ti e le,e braktise kur ajo ishte shtatzene Xhejms !
Fjala e fundit i tumboi Xhejmsit fort,aq fort saqe u zverdh i gjithi.
-Shtat... Shtatzene ? Debora shtatzene ?
-Po.E shikon qe demi qe ke bere eshte me i madh sesa mendon ?
-Une nuk dija gje... Mua askush nuk me tha !!!
-Ti e le ate !
Dhe keshtu,me kete zbulim te ri,Ema u largua duke e lene Xhejmsin vetem te bere lemsh ne perpjekjen e vaket per te mbledhur copezat e te se kaluares...

Debora kishte veshur nje fustan te holle pranveror dhe mbi te nje xhakete xhins,ashtu flutur i hipi makines dhe mberriti tek shtepia e Xhejmsit.
Hyri brenda dhe e gjeti ate ulur ne kolltukun e madh ne sallon.

-Zemer,erdha une !
Ai ngriti shikimin,por nuk levizi.
-Hej... Ka ndodhur gje ?
-Ate me thuaj ti mua Debora.
-Nuk te kuptoj...
-Mendohu pak... Ka diçka qe duhet ta di ? Ose me sakte,ka diçka qe duhet ta dija ?
-Xhej zemer... Nuk ka asgje... Po me tremb...
-Mendohu Debora,mendohu... Disa muaj me pare psh...
-Xhejms... Me ke ke folur ?
-Me mikeshen tende Emen.Ajo mesa duket di gjera per ty per te cilat une as nuk jam ne dijeni.
-Emen ?
Jo jo,mikesha e saj nuk mund ta kishte tradhetuar.Ema jo...
-Po.Me mori ne telefon dhe me tha qe donte te me takonte per te me thene diçka te rendesishme.Dhe e di çfare me tha ?
-Çfare ?
-Me urdheroi te largohesha nga ty krejt prepotence dhe me akuzoi qe te kisha braktisur kur ti ishe shtatzene !
-Xhejms...
-Me ndriço pak te lutem.Si dreqin une nuk di gje ?! SI ????
Dhe bertiti fort... Debora kurre nuk e kishte pare ne ate gjendje.

Mine...  (Albanian)Where stories live. Discover now