3.Udhetimi me i bukur.

79 18 38
                                        

Ecem me mamin ne drejtim te deres , pa e kthyer koken pas . Babi ecte kemba dorazi ne dysheme qe te na arrinte . Te mos lejonte qe ne te iknim . Te na mbante me dhune ne shpi si gjithmon . Ama kete here nuk ja doli .
Dolem ne oborr e shtepise , ishin mbledhur gjithe komshinjte tane. Disa na shihnin nga dritarja , disa nga dera , kishte dhe nga ata qe kishin dale ne rruge. Dhe i degjoja teksa i thoshin njeri-tjetrit:

-Shiko , shiko prape u zune .

-Gjynah per femijen.

-Me mire mos te benin femij kur nuk dine si ta mbajn.

-E torturojne te shkreten .

U ndjeva vertet shume keq , ama kishin te drejt ne te gjitha ato c'ka thoshin. Me mire mos te kisha lindur. Ndoshta , ndoshta ata te dy do ishin me te lumtur?
Mami ishte e dermuar , e shkaterruar nga kjo gjendja jone. Ecem rruges me koken poshte , duke degjuar fjalet qe njerzve. Bem 1 ore rruge , ndaluam prane nje kazani plehrash , nuk kishim nga te shkonim . Naten duhet ta kalonim aty. Gjetem dy plasmas aty brenda , i kurdisem si krevata anes rruges.

-Sofi ,me fal ama naten duhet ta kalojm ketu sot . Nuk kam mundesi per me teper. Me fal per te gjitha vogelushja ime. Me fal , qe nuk te kam plotesuar te gjitha deshirat, endrrat. Ama tani te gjitha do te ndryshojne . Te premtoj.

U perqafuam shume fort , ishte nje perqafim i cili me kishte munguar prej kohesh .

-Ma , tani jemi vetem une dhe ti . Jam e sigurt se do t'ja dalim mban.

-Te dua shume vogelushja ime . Je rritur shume , tani po e ve re!

I buzeqesha . Ashtu te perqafuara u shtrime per te fjetur. Mamin e zuri gjumi shume lehte , ndersa une rrija e shihja , i perkeledhja floket, fytyren. Ohh ajo ka nje fytyre kaq engjellore. Ajo fytyre , fliste vete , tregonte se pas saj fshiheshin shume vuajte , lote dhe mbi te gjitha lodhje , shume lodhje. Hodha nje sy larte nga qielli , fillova te shihja yjet , vec i shihja gjithe kenaqsi, sepse fatkeqsisht nuk mund ti numeroj. Une nuk jam si gjitje femijet e tjere , une kurre nuk jam shkuar ne shkolle . Jeta ime ishte e mbyllur mes kater mureve.

-Ah , ah sikur te isha si gjithe te tjeret! Te vizitoja vende te ndryshme lumenj ,laguna , pyje ! Ah sikur, sikur une , mami dhe ti te ishim te lumtura Lule Bore! A thua se nje dite gjerat do te ndryshojne? A thua Lule Bore?  Te jemi vetem ne te treja te lumtura pergjithmone. Ne nje shtepi te vogel me dy dhoma ,nje kuzhine dhe nje dhome gjumi. Nje kopesht te vogel perjashta , ku te mbjedhim shuuuume Lule Bora . Ama te them nje sekret ti do jesh gjithmon e preferuara ime. Naten Lule Bore , shihemi neser!

Me lot ne sy fjeta sot , ama keta ishin lote gezimi , sepse isha larg nga aii , nga ai i cili ia ka nxire jeten nenes sime. Edhe pse perdhe mbuluar me plasmas , sot cuditerisht kam bere gjumin me te embel.
U zgjuam shpejt ne mengjes nga zhurmat e makinave. Ndenjem njecopehere me mamin , vendosa koken tek prehri i saj , filloj te me ledhatonte floket . Oh cfare kenaqsie.

-Sofi si thua,  ngrihemi dhe ecim te arrijm sa me shpejt ne Gramsh?

-Ne Gramsh? -bertita e habitur.

Aty ishte shoqja e ngusht e mamit , Mira . Shkonim shpesh aty . Ajo kishte nje goc ne mosh me mua luanim shume bashke.

-Po atje - tha mami duke qeshur .
Eja shpejt e embla ime.

U nisem te dyja te kapura prej dore , te lumtura. Ama dicka kisha harruar , thirra e tmerruar :

O maa ne kemi harruar ......

*Cfare te kete harruar valle?  Si do te jeta jeta e saj tashme? Shume pyetje lindin ?   Shpresoj t'ju pelqej sado pak. *

LuleBoreWhere stories live. Discover now