ii.

112 10 6
                                    

Kapitulli i pare:

Doli nga dera duke fishkellyer me hapa te lehte.

Ashtu si doli nga dera e shtepise se Elios, ashtu do te hynte edhe ne zemren time, per te dale e per te hyre serish, sa here qe t'i tekej atij...

Besoj t'u kujtova. Nuk e di n.q.s te kam thene me pare, por ate nate nuk kam fjetur fare.

I thosha vetes te mos mendoja me per ty e se nuk do te takoheshim serish.

Por diku, thelle ne mendje e dija se do te takoheshim serish. E dija se DOJA te takoheshim serish...

__________________________________________________

Ditet kalonin dhe pushimeve te dimrit po i vinte fundi ashtu si i vjen fundi gjithckaje.

Ne nje pike diku mes diteve tona te mira, e pranoj se mendova se kishte dicka te pafudshme.

Ne.

Por historia jone, nuk filloi ate dite.

Nuk filloi as ne ndonje dite te bukur vere ne nje fushe me lule.

Nuk filloi as me ndonje skene si renia e librave pertoke e prekja e duarve tona.

Historia jone, filloi kur une ende nuk njihja historine tende.

Historia jone, filloi nje mesdite te ftohte janari kur ti vendose qe do ishte bukur dhe aspak dyshuese qe ti te me shoqeroje per ne shtepi pas mesimit..

... Dita e pare ne shkollen e re, kaloi fiks ashtu si e prisja.

Shume me shikonin dhe nuk flisnin. Shume peshperisnin gjera si 'e reja'. Kishte edhe nga ata qe as e vune re se isha aty, por mbi te gjitha, kishte nga ata qe me folen me miresjelle e me permbysen komplet ate idene se nxenesit e kryeqytetit ishin te ftohte.

Ajo qe nuk prisja, ishte qe kur te dilja nga dyert e gjimnazit, te shihja ate.

Pikerisht atehere kur mendova se edhe ajo dite kaloi me qetesi, pikerisht atehere nisen edhe fortunat e verteta.

Atehere nuk e dija se c'me priste. U perpoqa te fshihja nje buzeqeshje qe u formua kur me beri shenje te afrohesha.

Nuk e dija as se ashtu sic iu afrova ate dite, ashtu do beja edhe ditet ne vazhdim.

Nuk e dija qe po ecja drejt nje kurthi te embel.

Nuk e dija as se kur kurthi eshte i embel, fundi eshte tragjik.

Por, une nuk mund te parandaloja dicka qe nuk e dija, keshtu qe, eca drejt tij.

"Jugorse."

"Ke nje fjalor shuuuuuume po shume te pasur. Me kujto ta shtoj ne listen e pershendetjeve." ia ktheva.

Ai buzeqeshi.

"Nck. S'i thua dot nje dibrani jugors. Eshte ofendimi me i rende." u perpoq te dukej dramtik por buzeqeshja nuk iu nda nga fytyra.

"E di, kjo shpjegon faktin qe je kafshe."

Ngriti njeren vetull ne shenje habie.

I preka supin ne shenje mbeshtetjeje e ia ktheva:

"Dibran pra, jeta ne mal te ka egerrsuar njecik."

Dhe pikerisht atje nisi historia jone kur dora e tij preku doren time e me afroi pas vetes.

Ne ato momente ishte teper ftohte per te ndier dicka tjeter vec te ftohtit.

Isha teper e vendosur ta fitoja une debatin saqe ne ato momente kur me afroi pas vetes, nuk e mendova se dicka do lindte.

Trenin e mendimeve, ma nderpreu zeri i tij.

"Ashtu ee?" e shtellungat e bardha te ajrit u perplasen ne fytyren time si per te me sjelle ne vete.

"Ashtu." i thashe e vendosur.

Ashtu sic e kapi, ashtu e leshoi doren time, ne nje fraksion sekonde.

Atehere nuk e dija se ajo ishte thjesht nje paraprije e asaj cka na priste.

Ashtu si veprove me doren, ashtu do te vepronte edhe me mua. Ashtu do te vepronim te dy me ate cka do te kishim.

"Mire pra, shko vete ne shpi." tha dhe filloi te ece.

"Po Elio?"

Nje nenqeshje e vockel ju formua kur une i shkova pas. Me tregoi se i kishte thene Elios te mos lodhej te vinte te me merrte, se do me shoqeronte ai vete ngaqe universitetit e kishte afer gjimnazit.

Madje nenqeshja ju rrit edhe kur me tregoi se i kishte thene se do lodhej pak nga 'llomotitjet e mia" dhe se une flas shume dhe palidhje.

"Po pse s'i the qe do lodhesh duke m'i care edhe derrasat?"

"E bej me aq qejf sa s'me lodh hic." ma ktheu.

"Po lodhem une edhe per ty cke ti." te pakten, ashtu mendoja.

"Po u lodhe me kaq ti, c'ke per te hequr me te tjerat?" tha duke vazhduar te ece.

"Me te tjerat?"

Nuk me ktheu pergjigje. Thjesht ngriti supat dhe me shkeli syrin. Aty e kuptova se c'donte te thoshte.

Aty e kuptova edhe se i ftohti i dimrit nuk i ndalon te gjitha ndjenjat.

Nxehtesia qe me buronte nga faqet ishte mjaftueshem per ta provuar.

"U skuqe." tha duke me pare shkarazi teksa ecte.

"E kam nga i ftohti." po genjeja me teper veten se sa ate.

"Po, po, e kuptoj." u tall.

"Cke me mua njehere s'e kuptoj." i thashe duke anashkaluar fare temen qe kishim pak me pare. "Ne as njihemi."

Ai ndaloi per nje moment, u kthe nga une, me zgjati doren e me nje fytyre teper serioze tha:

"Ckemi, une jam Xhulio."

Nuk i ktheva pergjigje, as doren nuk ia kapa. Thjesht buzeqesha, madje buzeqesha shume.

I ktheva kurrizin dhe nisa te ec para si per t'i thene qe pranova te ecja me te, por ndryshimi i vetem ishte qe do te drejtoja une.

Pasi bera disa hapa, degjova zerin e tij.

"Po shkon ne rrugen e gabuar."

Ate dite e mendova si shaka, gjithcka ate cka po ndodhte mes nesh.

Nuk e dija se mbase, mbase ajo rruge ishte vertet e gabuar, por sic thone, gjerat qe lindin si gabime, jane gjerat qe krijojne kujtimet me te bukura....

__________________________________________________

HAIII!!! E di qe u vonova pak me kapitullin e dyte por here I am, shpresoj qe mos vonohem kaq edhe me te tjerat!!

Doja te beja nje shpjegim te vogel, qe i gjithe libri eshte NJE leter e gjate qe vazhdon dhe jo letra te shkeputura! ❤

Shpresoj t'ju pelqeje pjesa! <33

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jan 21, 2019 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Një Letër Për Një DashuriWhere stories live. Discover now