Eva, nje vajze jetime e cila jeton ne qytetin bregdetar te Durresit. Sapo ka mbushur 18 vjeç dhe del nga jetimorja me shpresen se jashte asaj shtepie te madhe dhe te ngrohte do te jete e bukur. Eva, nje vajze enderrimtare qe lexonte gjithandej per dashurine, por qe asnjehere nuk e kishte provuar vet ate ndjenje. Ajo shkruante per ate ndjesi te panjohur, fliste me femijet e jetimores qe e pyesnin plot kureshtje. Ajo u pergjigjej me koken lart plote buzeqeshje se "dashuria eshte kur dy persona duhen shume pa kushte, kur dy persona ndajme gjithçka me njeri tjetrin, edhe çokollaten me te vogel".
- Domethene dashuria eshte kur une e ndaj copen e bukes me Denin dhe pse e kam inat apo jo Eva?
- Ti nuk e ke inat Denin bullafiqe. Thjesht ashtu te duket sepse ziheni gjithmone, por ata qe zihen duhen me shume.
- E shikon Deni? Te kam thene qe do martohemi bashke.
- Po si moj, qe ti te hash te gjitha ushqimet qe do kete ne kuzhine. Jo moj se nuk te marre per nuse une ty.Eva qeshte gjithmone kur degjonte keto biseda ndermjet femijeve. Ata te dy ishin vetem 6 vjeç e megjithate ziheshin gjithmone. E nese nje sekond do i shihje urte, njeri prej tyre do grricej sezben. Ama gjithmone i ndanin gjerat me njeri tjetrin.
- Ti do vish te na takosh prap, apo jo Eva? Pyet Klea, nje nga shoqet me te mira te Eves.
- Sigurisht qe do vi. Do vi dhe gjithmone do ju sjell embelsira.
- Vertet vertet vertet?
Hidhet gjithe gezim bullafiqja...
- Po vertet. Sapo te sistemohem diku, do kerkoj pune. Dhe do vi gjithmone t'ju takoj e te flas me ju siç flisnim gjithmone.Te gjithe e shihnin me gezim. E shihnin ne sy me shprese. Dhe ajo ishte teper e lumtur qe do shihte boten jashte. Nenat ne jetimore i kishin thene qe kishin mundur te gjenin nje hyrje te vogel per te, dy dhoma e nje tualet. Do i duhej ta ndante me dike qe bente shkollen te universiteti "Aleksander Moisiu". Edhe ajo aty do e vazhdonte shkollen. E kishte fituar vet me zotesine e saj. Per fat te mire, dikush me zemer te madhe jepte gjithmone fonde per ate jetimore, dhe nenat nuk u kursyen qe t'i gjenin nje vend Eves, qe te jetonte pasi te ndahej perfundimisht nga ata. Ajo gjithmone kishte kerkuar t'i tregonin per prinderit e saj, t'i tregonin kush ishin, pse e kishin braktisur. Por ato gjithmone e nxirrnin nga zyra me justifikime nga me te ndryshmet
- Je gati bija ime?
- Po nene Eglantina, jam gati.
- Ketu ke çelesat e hyrjes ku do jetosh. Mos harro keshillat e mia, mbaje gjithmone koken lart, me mend ne koke, dhe meso edhe atje te dalesh me e mira e te dalesh me sukses ne jete. Ke gjithe veren perpara. Gjej nje pune te vogel, fito ndonje lek dhe ruaje. Dhe mos na harro bija ime. Ne te gjith ketu te duam shume. Ti je teper e vecante per ne.
- Keshillat e tua nene gjithmone kane qene te çmuara per mua. Dhe gjithmone kam per te ecur me ane te tyre. Ti ke qene nje nene e vertet ketu per mua, e te gjithe femijet e tjere motrat e vellezerit e mi. Nene Eglantina filloi te perlotej. E puthi ne balle vajzen, i dha edhe disa leke te shtynte sa te mundte, dhe pastaj i hapi deren te ecte vet ne jete. I dhimbte ne shpirt kur e shihte ashtu. Nese prinderit e saj s'do e kishin braktisur, tani do ishin krenare per kete vajze. Por as ajo vet nuk dinte gje se si Eva kishte perfunduar ne ate shtepi. Dinte qe, kur e kishin gjetur nuk fliste. Vetem nga mosha 6-7 vjeçare kur e kishin futur ne shkolle, kishte filluar te zinte shoke e shoqe, dhe kishte filluar te fliste. Eva puthi doren dhe persherndeti Nene Eglantinen dhe pastaj u nis drejt adreses qe i kishin dhene. Mbante letren ne dore, dhe lexonte emrin "Mbrapa bashkise, pallati i trete, ne kate te 3". Buzeqeshi dhe e shtrenoi letren me çelesat ne dore. Mori valixhen e saj te vogel, dhe u nis drejt nje rruge te gjate e te pafundme.• • •
E marte, data 7 qershor. Ishte ora 15 :43 kur ajo me ne fund kishte gjetur vendin ku do jetonte. Ishte gezuar aq shume kur kishte pare qe kishte detin aq shume afer. Shume pak here kishte mundur ta shihte detin, edhe pse jetonte ne kete qytet. Mundesit ishin te pakta qe nenat ti nxirrnin shetitje prane detit. Dhe kjo gje ate e lumturoi tej mase shume. Ngjit shkallet avash avash dhe mberrin ne katin e trete. I bie deres dhe pastaj pret e buzeqeshur duke pare perreth. Ishte vertet kendshem aty. Mund te miqesohej edhe me komshinjt. Nuk vonoi shume dhe nje vajze e gjate me floke geshtenje e te shkurta i hap deren e buzeqeshur.
- Dhe ti duhet te jesh vajza me te cilin une do ndaj kete hyrje, apo jo.
Eva uli koken dhe pa valixhen e saj, pastaj ngriti koken dhe me buzeqeshje i tha:
- Mesa duket po.
- Eja pra.
Vajza e terheq nga dora dhe e fton menjehere brenda. Ajo dukej nje vajze e gjalle, e buzeqeshur. Eva e ndjente qe me te kishte per te kaluar mire, e qe bashke do mund te ishin si dy motra
- Si te quajne?
Pyet plot kureshtje vajza..
- Me quajne Eva. Po ty, si te quajne?
- Sidorela. (Buzeqeshi ajo) Ke ardhur ketu per shkollen? Nga cili qytet vjen ?
-Hmm, po. Pak a shume. Se di, por mua mu duk shume larg nga ketu. Bera edhe goxha rruge ne kembe por vi nga Durresi.
- Normalisht qe ka goxha rruge qe nga pranvera e deri ketu. Por do mesohesh. Si nuk e di? Se di se nga cili fshat ose lagje vjen?
- Nuk e di. Nuk kam pyetur asnjehere, sinqerisht.
- E çuditshme. Me fol pak per veten, per familjen tende. Sa motra e sa vellezer ke.-Atehere,kam shume nena. Nene Eglantina, Nene Drita, Nene Ana, Nene Zana. Edhe guzhinjieret qe ishin te shkelqyera. Pastaj kam 30 motra, dhe shume e shume vellezer.
Vajza degjonte dhe kishte mbetur me gojen hapur. Si mund te kishte ajo kaq shume nena? Apo aq shume motra e vellezer?
- Po tallesh apo jo?
Eva e pa paksa me çudi. Ishte mese e qarte qe ajo nuk e dinte qe ajo ishte jetime. Pastaj i buzeqeshi, dhe i foli:
-Ne ne jetimore e konsiderojme te gjithe njeri tjetrin moter e vella. Nuk ka dallime midis nesh. Dhe nenat na duan te gjitheve njesoj.
- Oh dmth ti je...
- Jam jetime
- Me fal,une nuk e dija, sinqerisht. Por te premtoj qe edhe une do te dua si moter. Meqe dukem edhe pak me e madhe se ti.
- Une jam 18 vjec. Sapo i kam mbushur ne fakt.
- E ndersa une sapo kam mbushur 19. Tani do te tregoj dhomen tone, hyrja eshte teper vogel, e mjaftueshme sa per ne te dyja. Prinderit e mi e kishin llogaritur vetem per mua por patem probleme me shpenzimet, keshtu qe mu desh te kerkoja nje shoqe dhome. Qeraja nuk eshte shume e larte, dhe bashke mund t'ja e dalim mbane. A, dhe natyrisht qe çdo mbremje mund te dalim xhiro nga Vollgat.
- Ku eshte kjo?
- Hmm, ti duket qe nuk e njeh aspak Durresin apo jo?
- Ncuq.
- Do e shohesh edhe Vollgen. Tani si fillim sistemohu. Nese do mund edhe te flesh pak gjume, pastaj nga darka do dalim.
- Nga darka? Jo.
- Xhiro, nga Vollgat. Mos mendo keq.
- Mire.
Eva buzeqesh lehte dhe u hodh njeheresh mbi krevat. Ashtu e lodhur dhe e keputur, e kishte zene gjumi menjehere. Nje jete e re sapo kishte filluar per te ... Ajo zgjohet vetem kur ndjen Sidorelen tek futet ne dhome.
YOU ARE READING
Rastësisht të dashuruar.
RomanceEva është një vajzë jetime që jeton në qytetin e Durrësit. Ajo sapo ka mbushur 18 vjeç dhe i duhet të largohet nga jetimorja. Fatin e bashkon me nje vajzë që është e kundërta e saj. Por gjithashtu dyshja e vajzave do të ndeshet dhe me dy djem. Si d...