Perle ❤️.
Kam vdekur shtatë herë sot
...por ti s'e di
askush s'di gjë për vdekjet e mia
shtatë sa mrekullitë...
ishte herët mëngjes
një zog që e gjeti të prishur strehën
më kujtoi foletë që dikur kisha
dhe u mbyta në filxhanin e kafesë...
is...
Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
Kam vdekur shtatë herë sot
…por ti s’e di askush s’di gjë për vdekjet e mia shtatë sa mrekullitë…
ishte herët mëngjes një zog që e gjeti të prishur strehën më kujtoi foletë që dikur kisha dhe u mbyta në filxhanin e kafesë…
ishte ora 8 kur ndodhi e dyta i telefonova shtëpisë sime në Shqipëri “Alo…mami…si je?” pastaj u kujtova që aty nuk banon më askush tymosa një cigare dhe vdiqa…
e treta do të ketë qenë në mesditë kur ndërsa shihja veten në pasqyrë sytë e tim eti më thanë “nuk ia vlen, sado që të përpiqesh, biri im, gjithnjë do të ndodhë diçka dhe fundi do të të duket fillim…”
në 4 pasdite ndodhi e katërta kur u ktheva nga puna për në shtëpi kontrollova në kutinë postare veç zarfa bankash, fatura dhe gjoba, asnjë letër dashurie…
e pesta ndodhi në muzg i tronditur nga buzëqeshja e tij u përpoqa t’ia fshi lotin një kllouni nuk munda, ndaj ia hoqa maskën dhe isha unë ai…
tjetra si zakonisht në mbrëmje kur të gjitha pemët e botës më duken mimoza zgjata duart t’i përkëdhel, por ato nuk ishin në atë orë unë gjithnjë bëhem pluhur rërë në erë… pjalm endacak… vdekje aromatike…
me puthjen e jetës më ringjalli nata për t’i varrosur gjashtë vdekjet nëpër vargje ia lexova mungesës tënde dhe kjo ishte e shtata…