Sundimtari i heshtur💍

25 2 0
                                    

...
E kujt do t'ia merrte mendja se ndjenja magjike e dashurisë do të trokiste edhe në derën e zemrës sime.
Atë e njihja kohë më parë por nuk ndjeja asgjë.
E gjithë historia filloi shtatorin e vitit 2019.
Ishte dt.18.09.2019 kur e pashë atë djalë për herë të parë...me sytë e shpirtit.
E shikoja tek bënte disa hapa të ngadaltë nëpër atë trotuar të ngushtë lagjeje.
Një ndjesi e paprovuar më parë më mbështolli krejt trupin.
E ndjeva zemrën për herë të parë të më rrihte aq forttttttt.
Disa mornica të vogla përshkonin çdo centimetër të lëkurës,fluturat në stomak filluan të hidhnin valle ndërsa lotët i preknin faqet pa më pyetur.
Në ato çast doja thjesht ta përqafoja dhe ëmbël ti përshpërisja fjalët që në ato momente ishin lumë.
Ditën tjetër u takuam,ndoshta jo krejt rastësisht(them kështu sepse ai kishte planifikuar gjithçka).
Si për dreq mu kujtua një frazë ku thuhej:"Më pëlqen të bëj plane por...rastësitë diç më të bukura janë."
E di...nuk do ta harroj kurrë çastin kur majat e gishtërinjve të tij prekën të mitë.
Falë gjithë kësaj ai arriti të lexonte çdo fjalë që më vinte ndërmend në ato momente.
Ai dhe unë e kuptuam që kishim përfunduar në grackën e dashurisë së njëri-tjetrit.

Sundimtari i heshtur💍Where stories live. Discover now