Prolog.

187 41 73
                                    

-Në fizikë, fotoni është një grimcë elementare e përgjegjshme për fenomenet elektromagnetike. Fotoni ndryshon nga grimcat e tjera elementare, si elektroni dhe kuarku, sepse s'ka masë prehjeje. Ai udhëton me shpejtësinë e dritës.
Fotonet tregojnë veti valore në fenomene si thyerja e dritës nga një lente si dhe interferenca destruktive kur valët e pasqyruara anullojnë njëra-tjetrën, megjithatë, si një grimcë, ai mund të bashkëveprojë me lëndën vetëm duke transferuar njësi energjie,-vazhdoi të tregonte çdo gjë që kish lexuar mbrëmë me aq kureshtje, pa ndaluar qoftë një sekondë për të marrë frymë.

***

U ul menjëherë në bankën e saj duke mos marrë asnjë përgjigje prej profesorit të fizikës, përveçse një shikimi inatçor që linte të kuptoje se nuk duhej t'i kishte thënë të gjitha vetë, por t'i kishte lënë atij ndonjë fjali për të shtuar.

Notë as që bëhej fjalë, se plasnin nga zilia gocat e klasës e shtonin fjalë "Profesori të ka qejf." po s'është faji i saj e s'ka lidhje pjesa e qejfit. Mjafton veç dëshira për të mësuar dhe ulja e kokës nëpër libra pasditeve, jo sipër telefonit.

-Broçkulla!-pëshpëriti,-Një tufë me broçkulla thashë. Masë, energji, shpejtësi drite, veti valore, nëjsi energjie; një tufë me broçkulla të ngatërruara fizike. Duhen zëvendësuar me fjalët "i palumtur, monotoni, çaste, ndjenja, ylberë të veckël".

Kësaj here shfryu akoma më fort e për fat nuk e dëgjoi njeri.

*Fotoni është një ndër molekulat më të trishtuara që gjenden në univers. E dinë këtë gjithë këta njerëz që gjenden në këtë klasë të vogël, që s'të lë të marrësh frymë lirshëm, apo jo? Ai ecën shpejt gjatë gjithë jetës së universit dhe, ky foton e jeton çdo një moment, të shkurtër... Është kaq e trishtueshme!* -mendonte.

_______________________________________

E ndjej që kam krijuar një masterpiece. xp Për herë të parë kam shkruar një libër në vetën e tretë, kam zhdukur fiksimin tim për të mos vendosur hapësirë pas presjeve dhe kam përdorur më shumë shpirt. Rroftë google dhe librat e motrës+të mitë për informacionet mbi fotonin dhe ato në pjesët në vijim. Ideja e këtij libri qëndron prej më shumë se një viti në kokën time dhe ngela duke fshirë dhe korrigjuar gjithë këto kohë. Më në fund më dha truri sinjal ta postoj dhe ja ku është. Për të shkruar këtë libër jam frymëzuar nga fizika të cilën s'e kam patur ndonjëherë aq shumë qejf dhe sa për titullin, as vetë s'e di si e ndreqa kështu(gjithsesi idenë qëndrore e dha DenadaAda). Që ta dini domethënë, në orë letersie dhe fizike(kur bëja fizikë se kjo pjesë është shkruar që para një viti e ca), unë këtë librin mendoj; ça të shkruaj këtu.
Jam shumë e emocionuar dhe shpresoj t'ju pëlqejë!💞

Elkeda kjo është për ty.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Dec 30, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Ti, fotoni im.Where stories live. Discover now