" Ajo eshte gjithcka qe nje burre do te deshironte dhe do te kishte nevoje ashtu sikurse gjithcka qe nje djale nuk do ta kuptonte, vleresonte dhe do ta mirrte per te mireqene. "
- Izaaaaaabeeeeeeeeeeeeeeel ! - therriti perseri Aurora.
- He moj se me cmende ! Cke qe bertet sa ke ne koke ?! - filloi te fliste Izabela pasi doli nga tualeti.
Aurora rrotulloi syte dhe e pa te motren me inat,
- Epo kam 3 ore qe te therras dhe nuk me pergjigjesh! Nuk do te pres gjithe diten une , po iki .
- Na moj na ti . 3 ore thote . Ne 1 ore kemi qe kemi ardhur nga Italia . Prit te vesh atletet dhe erdha.
Aurora nuk foli me por qendronte e heshtur te dera duke pritur per te motren ndersa flladi i lehte i perkedhelte fytyren e saj qumeshtore. Po shikonte rreth e perqark si per te vene re ndonje ndryshim qe mund te kishte ndodhur per aq kohe sa ato nuk kishin qene aty , por nuk dalloi gje. Epo te pakten jo akoma.
- Dreqin ! - tha papritmas .
Izabela fillimisht po e shikonte e habitur, por kur pa me pas te motren te hiqte te copetuar trupin e nje mize nga syri i saj nuk mundte te ndalonte dot se qeshuri .
-S'ka pas faj miza jo , - filloi te fliste ajo mbasi mbaroi se qeshuri - i ngaterroi syte e tu me detin dhe tha te bente nje zhytje . Epo me kete vap qe ben , si ve faj .
- Na shkrive ! Pastaj c'vape mos te kesh ti kur del ne pik te drekes me xhup .Sikur do marresh malet me debore! Po nejse se boll e zgjatem . Te ikim te hame ndonje gje se vdiqa . Nuk duroj dot me. - tha Aurora dhe tjetra nuk foli me dhe e ndoqi pa ze .
Arriten ne restorant . Bene porosine dhe mezi prisnin te fillonin te hanin . Kishin bere goxha rruge dhe ngaqe nuk donin te vonoheshin nuk kishin ndaluar per asnje arsye.
Ato ishin rikthyer perseri ne Shqiperi mbasi kishin kaluar veren me babane e tyre ne Itali . Ai jetonte andej dhe here pas here vajzat shkonin e vizitonin. Mamane nuk e dinin ku e kishin as nuk kishin mundur te flisnin ndonjehere per te pasi ishte teme e ndaluar . E ngaqe u kishte mbetur vetem babai ne kete jete nuk donin qe ti prishnin punet me te, prandaj nuk e kishin ngacmuar me teper me kete ceshtje . Ai nervozohej teper.
- Mmm sa e shijshme qenka - theu heshtjen Bela.
- Kur ke uri ashtu te duket cdo gje , jo se po them qe sjane te mira - buzeqeshi Rora dhe syte iu ndeshen me ...
Me ke ? Kush ishte ai ? Filloi Rora te mendonte per cunin qe sapo kishte pare .
Nuk e njihte . Ndonje i ardhur mendoi , por i beri pershtypje menyra se si ai e shihte ngultazi dhe kur syte e saj ishin ndeshur me syte e tij , ai kishte vazhduar ta shikonte dhe per disa sekonda te tjera dhe me pas ktheu koken per te mos ja hedhur me veshtrimin asaj, sikur ajo mos te ekzistonte fare. Sikur vendi ku ishte ulur ajo te ishte bosh.
Ngrysi vetullat . Asnje me pare , ne jeten e saj , nuk mund te hiqte veshtrimin nga ajo dhe ja ku ishte pak me tutje ajo krijesa qe e veshtroi e me pas i hoqi syte nga ajo pa pike problemi , per te mos e pare me. A thua se ishte si cdo vajze e zakonshme . Pa dale tha pastaj me vete , pse po i jap kaq rendesi ketij une ?! Sikur kush eshte ky .. Jallaaa !!!
Bela nderkohe kishte ndjekur veshtrimin e Rores dhe pa mbrapa saj nje djale te ri , diku te 25 , brun , me pakez mjeker , me sy gri ... me pak fjale ishte simpatik dhe i kollarisur. Ajo e kishte vene re gjithe ndodhine mes atyre te dyve por vendosi ta injoronte dhe vazhdoi se ngreni.
Me vone , pasi mbaruan, vajzat u cuan , bene nje xhiro neper Tirane, bene dhe pazar dhe shkuan me ne fund ne shtepine e tyre. Ishte bere nate.
-Do gatuajme ndonje gje ? - pyeti Bela .
-Le te fleme me mire ... Mba djete sot . Te bene mire - ja ktheu Rora dhe u drejtua per ne dhomen e saj , - Naten moterz - shtoi ajo para se te zhdukej neper shkalle.
-Naten e mire - i kishte thene Bela , e shkoi dhe ajo ne dhome.
Aurores nuk i rra me ne mendje personi qe e kishte pare ne restorant . Ajo u shtri ne krevatin e saj dhe gjumi e mori direkt.
Ndoshta dhe ajo kishte vendosur ta injoronte ate sic ai beri me te . Ajo as qe e njihte ate dhe as qe kishte interes per te njohur dike te tille ... Apo ndoshta gabohej ?
YOU ARE READING
Aurora
Romance{{ - Mire se erdhe ne erresiren time - i tha Ariangelo - do te jete nje nate e gjate ... Kam pak kohe qe jam ketu , ku rrezet e drites mbulohen me re te padepertueshme e ku po vuaj per nje buzeqeshje ose per dicka... Ate dicka-ne qe gjithmone kthe...