shkurtimisht, ky është një shkrim i gjatë.

36 2 0
                                    

shkurtimisht, kjo qe do te lexosh, do te jete e gjate.

njerez si ne jetojne me iluzione e deshira boshe se ajo qe s'ekziston rishtas do te krijohet. i dashur, me vjen keq te ta jap kete lajm, por une dhe ti do te jemi perjetesisht me miliona hapa larg perceptimeve te njeri tjetrit.

s'po them se ti je keq, apo une jam e tmerrshme, por dua te them qe ne te dy jemi dy shkretetira te devastuara shume te ndryshme.

s'me ke trembur kurre, zemer, por me trembte ideja e te ardhmes kur ti flisje per te, se une e kam shijuar tehun e embel te nje brisku shume here tek me puthte brishtesisht me buzet e vdekjes, e kjo e ardhmja qe ti idolizon kaq shume per mua eshte nje vrime e zeze pa edhe asnje indikacion apo shenje se si do te jete. une shijoj momentin, ndersa ti shijon endrrat, e sa per momentin, e mbush me ankthe per te perfeksionuar te ardhmen. une nuk e di a do ta arrij te ardhmen, e ti me flet per emrat e femijeve tane.

ti kerkoje kaq shume te fitoje zemren time. kaq shume, sa harroje se gjithe c'kisha mesuar une ne dashuri ishte humbja. e kur erdhi ai momenti kur ne sy, te thashe se po jetonim nje genjeshter, mu kundervure, pa marre parasysh se e verteta ime e hidhur te embelson me shume se genjeshtrat me shije sherbeti por qe ne fund, te vrasin.

erdhi ai momenti kur nga kerkesat e vogla, ato c'ka merrja si mesazhe ishin kercenime, e te dy e dime mire se nese ti kercenoje per te me manipuluar, une kryeja vepra se i ndjeja, e vepra te cilat askush s'i merrte vesh deri muaj a vite me vone. nese ti gervishtje lekuren me nje tel per te shkrepur fotografi me nenshkrimin "nese s'ma var do ta mbush veten keshtu", une beja lumenj e dete me gjakun e lotet e mi, ne te cilat mbyteshin xhamat e brisqet, thirrjet per ndihme te se cilave s'u degjuan kurre, se ja qepja gojen atyre e vetes bashke me ta.

e ne nje pike te thashe se dashuria nuk mjafton. sepse s'ka rendesi sa shume e do alkolin, toksiciteti i tij te shkaterron gjithsesi, e meqe ra fjala, se fundmi me pak toksike me dukeshin gotat e gjysme-mbushura me vere sesa sjellja jote qe me shume se po me ndreqte, po ma thyente shpirtin cdo dite.

ndoshta do te me pyesni, ju qe lexoni, se a kam dashur me te vertete. pergjigja ime do te jete perjetesisht po, po nese do te me pyesnin se pse nuk te ndreqa dot une ty, pergjigja ime do te ishte qe s'mund te ndertoj shtepi me copezat e shpirtit tim per te tjeret kur vete endem rrugeve te qytetit, e nata me ze poshte urave famekeqe.

do te te thoja me fal, por s'te kerkoj dot falje qe nuk u bera qender rehabilitimi per ty. s'mund te lija plumbat e tu te me pershkonin, sepse e di qe kur te isha e plagosur perdhe, ti do te ikje e do te buzeqeshje ndersa une do te dergjesha.

s'te them dot me fal, sepse vetem shpetova veten. une s'shoh asgje gabim ketu. e nese ti e pe, atehere me vjen keq por jemi te ndryshem.

thone qe te ndryshmet terheqin, por kurresesi nuk do te mund te dashuroja perjetesisht nje imazh njeriu qe dikur e njihja, por sot me kishte braktisur, e kishte lene hijen e tij te erret te me torturonte.

kjo eshte hera e fundit qe shkruaj per ty, e ta thashe se,

shkurtimisht, ky do te ishte nje shkrim i gjate.

rruge te mbare ne udhetimin e ndreqjes se vetes tende, se une i zbrita asaj makine perpara se dora jote te me shtynte ne nje humnere e vete te vazhdonte lumturisht. 

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Dec 15, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

makina e mesnatësWhere stories live. Discover now