_Arvi_

S'po din bre
          	Ca me ba ma
          	E lshun lumin
          	Shpirtin me ma myt
          	Ai notoi
          	E Ishun dhe flaken
          	Zemren me ma kall
          	Ajo mbijetoi
          	E lshun dhe termetin
          	Trupin me m'coptu
          	Fluturoi
          	S'po din bre
          	Ma ca me ba
          	Se tana i derdhen
          	 Mue per me m'vra
          	E shtizat moren rrugen
          	E shpata n'mes u nda
          	Thikat u perthyn
          	E deti u tha
          	Vec shpirti im
          	Vetem i fort u ba
          	Vallah!
          	
          	|A.B|

_Arvi_

S'po din bre
          Ca me ba ma
          E lshun lumin
          Shpirtin me ma myt
          Ai notoi
          E Ishun dhe flaken
          Zemren me ma kall
          Ajo mbijetoi
          E lshun dhe termetin
          Trupin me m'coptu
          Fluturoi
          S'po din bre
          Ma ca me ba
          Se tana i derdhen
           Mue per me m'vra
          E shtizat moren rrugen
          E shpata n'mes u nda
          Thikat u perthyn
          E deti u tha
          Vec shpirti im
          Vetem i fort u ba
          Vallah!
          
          |A.B|

_Arvi_

Po nëse sytë mbyll
          Dhe më dot s’i hap
          A do buzëqeshni të lirë?
          Apo perseri do gjeni diçka
          T’ma godisnin trupin pajetë, të shtrirë?
          
          A do lumturoheni bre,
          Nese nga ekzistenca zhdukem e fshihem,
          Te marr me vete cdo gabim timin,
          Bashke me to te kalbem, te nxihem…
          
          A do ndjeheni me mire,
          Kur ma zanin mos ma degjoni,
          Kur zbehtesia trupin t’me kete veshur
          Kur kurre me syte mos m’i shikoni…
          
          Po nese syte mbyll,
          A do nxirrni lotë nga tuajat,
          Apo mos valle do ndjeheni rehat
          Qe e mallkuara u zhduk
          U zhyt ne dhé, ne batak…
          
          -A.B

_Arvi_

E trishtë,
          E kurrë e plotë,
          Me buzëqeshje të varura n’fytyrë
          Lotë që janë gati të shpërthejnë
          Në çdo fjalë a përshpërimë të thënë,
          Me ndjenja të burgosura thellë n’shpirt
          Që kurrë s’kanë mundur të arratisen,
          Të shpërthejnë ujëvarë në atmosferë
          E çdo gjë gjejnë para ta mbysin, ta vrasin…
          
          E trishtë pra,
          E kurrë e plotësuar,
          Me fjalë të pathëna që të vrasin,
          Që duan të mos thuhen, të vetëkuptohen
          Por mundësia vetëvritet pa lindur mirë
          Se ato fjalë as thuhen e as dëgjohen
          
          Oh, sa e trishtë,
          Asnjëherë e plotë,
          Duke pritur për një përqafim të ngrohtë
          Ajo, monstra e egërrsuar, kështu e emërzuar,
          E ulur në batak, e urryer, e përçmuar,
          Pret për përqafimin e dy a tri fjalë
          Që thikat e shigjetat t’i puthë, t’i falë…
          
          A.B

_Arvi_

@blue__writer1 you made my day✨✨✨ thank youuuu
Reply

blue__writer1

@_Arvi_ Ke talent kudo, fr. ❤~❤ 
Reply

_Arvi_

@child_of_poseidon_03 sa mire e ke kuptuar •.•
Reply

_Arvi_

Kerceva nje trio me djallin
          Embel pèr beli me zaptoi
          Me puthi buzêt dhe ballin
          Mē ngjalli zemren, flake krijoi.
          
          Kërcyem vone, mesnata kaloi
          Vrrullshem, ritmin, ndiqnim te dy
          S'kish fund, por ai ndaloi
          Kërcimin e ndali me sy.
          
          Kembet m'u moren e per pak rashe,
          Doren ja zgjata te me mbaje.
          Sy tē erret, sterre pashe,
          Mè la tē bie, me la të qajë
          
          A.B :)

_Arvi_

@blue__writer1 lol cmund te presesh nga nje vallezim me djallin? No happy ending. Thanks love, i try
Reply

blue__writer1

@_Arvi_ I wasn't expected the end lol. Btw shkruan bukur edhe poezi❤
Reply

_Arvi_

E, dua të ec në rrugët e shkretuara të qytetit,
          Në rrugët ku heshtja të shurdhon,
          Të ndjej dhimbjen e gjithë miletit,
          Dhimbje, që frymën të ndalon.
          
          Dua të humbas në terr e natë,
          E kurrë më, nga unë mos dëgjohet,
          Ta ndal shpirtin, shpirtin e ngratë
          Që kjo dhimbje më mos jetohet.
          
          Dua të ik atje, ku dhe drita arratiset,
          Atje ku mendja verbohet n’agoni,
          Ndjenjat, brendësia të më braktiset,
          Të bëhem pa shpirt, plot zbrazëti.
          
          Vetëm atëherë do frymoj
          Shpirtin e vdekur ta ndjej të lirë,
          Por a do jem unë, a do jem njësoj?!
          Kurrë, kurrë me liri të shtirë…
          
          |A.B|

blue__writer1

@_Arvi_ Sa e bukuuurrr ಥ_ಥ❤ 
Reply