@_didi-_- Hi e dashur si je? Te lutem duke qene se ti e more kete iniciativen per te rikthyer historite e humbura, a mund te te pyes te lutem per disa histori qe te them te drejten dhe mua me kane mbetur fiksim. Nuk ia mbaj mend titujt por i kam lexuar para shume koheve (viteve ndoshta).
Ka qene nje histori me shume personazhe mbaj mend emrat e disa prej tyre Aron-Opal, Alan-Dior, Etan-Katalea dhe Xhonatan-Amelia. Historia flet per 2 familje mafioze kundershtare te njera tjetres por qe femijet e tyre bien ne dashuri me njeri tjetrin ne menyre rastesore dhe kaq mbaj mend por qe ka qene shume histori e bukur.
Tjeter ka qene historia e Triumfit dhe Arbanes: Nje djale qe martohet me vajzen e hasmit te tij vetem per t’u hakmarre per babane e vrare, por qe ne fund bien ne dashuri me njeri-tjetrin.
Gjithashtu histori tjeter eshte Feliks dhe Katrina. Ketu ai ishte mafiozi me i pameshirshem qe e merr kete vajzen per prostitute por qe dhe ai bie ne dashuri me te. Do thoja nje super histori dhe kjo shume e bukur qe me ka bere dhe per te qare.
Dhe e fundit qe kujtoj une ka qene Rediola por qe kete histori e kam lexuar tek faqa jote dhe nuk e di pse s’eshte me. Ka qene shume e bukur si te gjitha perlat qe t’i shkruan.
Shpresoj shume qe te me ndihmosh me keto histori, inshaa’Allah gjindet se sinqerisht kane qene te paharrueshme, me kane ngel fiksim dhe plasa duke i kerkuar.
Te pershendes dhe te uroj ma te mirat, faleminderit!