Nuk dua të kthehesh e të më thuash që të vjen keq që shkatërron cdo gjë që prek, mendoj se e ke mjaft të qartë në kokë dhe mendoj se e ke dëgjuar mjaftueshëm e megjithatë nuk dua një shpjegim. Apo mijëra puthje. Nuk dua një justifikim të qëndrueshëm, dua të të dëgjoj zërin. Nuk dua të lësh atë që për momentin e ke si shtëpinë tënde, pasi e di që edhe shtëpitë ndërrohen ndonjëherë, janë si justifikimet e tua; asnjëherë të qëndrueshme dhe ftohen me kalimin e kohës. Të uroj të jesh I lumtur me të dhe shpresoj që ta telefonosh për t’I kujtuar që e do akoma, edhe pse je I zënë. Edhe pse kohën tënde e marrin gjëra boshe, aktivitete të pakuptimta. Uroj të të jenë pastruar mushkëritë. Nuk dua të më telefonosh për të më thënë se hoqe dorë nga cigarja. Unë I pyes cdo ditë shokët e tu dhe më thonë të njëjtën gjë gjithmonë. “ Është I njëjti, është mirë. “ E uroj të jesh mirë. Uroj të marrësh frymë lirshëm dhe mos të kesh pyetje në kokë. Uroj që ajo t’ia ketë vlejtur dhe të të bëjë të ndihesh si unë në fillim. E kur të të shkruajë pas dy muajsh, t’I kthesh të njëjtën përgjigje si mua. Dicka si “gjërat ndryshojnë,” apo si “ti nuk e di cfarë do.” Ajo e di cfarë do, ti thjesht nuk je atje për ta kuptuar. Por uroj të ndihesh I plotësuar. Sado dëshirë të kem për të të pyetur nëse I ke mirë mushkëritë dhe a ke ngrënë I dashur, nuk më takon më mua. E uroj të kesh ngrënë