Kisha bërë tatuazh mbi trup emrin e saj.
Tani nuk ishim më bashkë.
Të shtyrë nga kureshtja më pyetën: "Pse ke bërë diçka të tillë kur dihet se asgjë nuk është e përjetshme? Nuk je penduar?”
Buzëqesha dhe u thash: "Jo nuk pendohem sepse ajo vajzë ishte e para dhe e vetmja që më bëri të njoh dashurinë. Kam vendosur ta rrënjos përjetësisht këtë
emër në trup sepse ishte ajo që më ndryshoi jetën. Nuk jemi më bashkë por siç e sheh ajo jeton mbi lëkurën time dhe brenda trupit tim përjetësisht. Cilën do femer që do kem përkrah, duhet ta pranojë dhe ta respektojë këtë fakt".
Fjalët e mia të sinqerta e ben te buzëqesh dhe të reflektoj. Dashuri e pastër si
kristali, ja çfarë mund ta quaj atë. S'duhet të pendohemi kurrë për diçka që dikur kemi bërë me zemër.Gjërat lindin dhe vdesin por kujtimi jeton PËRJETËSISHT!!