-15-

225 13 0
                                    

E diel

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

E diel. Jashtë dita kishte zbardhur, e dallandyshet kishin filluar të ndërtonin foletë e tyre prej kashte. Disa zogj, ishin ulur në papafingon e dritares, ku unë dhe Noah, kaluam gjithë natën pranë njëri-tjetrit. Drita rrezatuese e diellit, më verboi sytë, dhe duart i vendosa para fytyrës. Noah, ishte jashtë, e po bisedonte me Kajlën.
Palos peshqeshët dhe futem të bëj një banjë, pasi kundërrmoja era djersë.
Vesha, një bluzë të gjatë që më arrinte deri tek gjunjët(dihet që nuk është e imja) dhe zbrita poshtë në verandë, ku ishte Noah me Kajlën. Noah ngrihet në këmbë, pasi mori një racion nga pjata me sallatë edhe e futi në gojë, dhe më afroi karrigen që të ulesha përballë tij.
Mora pirunin dhe fillova të ha mëngjesin, që po më shijonte aq shumë. Kajla, kishte gatuar, një omletë me perime dhe një sallatë cesar, që me siguri, ky është mëngjesi që konsumojnë amerikanët.
Ndalova së ngrëni, për një moment. Kajla kishte gritur bërrylet mbi tavolinë, dhe në dorë mbate pirunin bosh, me sytë të ngulur nga unë.

"Çfarë ka?", e pyeta unë, dhe ajo uli bërrylet poshtë dhe shtyu karrigen prapsht.
"Ka gjithë mëngjesin, që më pyet se pse qëndroj këtu, Amelia. Thuaje edhe ti arsyen.", thotë Noah, duke mos mi ndarë sytë për asnjë moment. Aty shtangu për një çast, dhe veza më ngeli në fyt. Nuk po kuptoja se për çfarë po flisnin, po kur Noah ma bën me shenjë se "pse ndodhem këtu, unë", lëshoj pirunin, që bie mbi pjatë dhe i drejtohem Kajlës.

"Aaa, e kuptova.", fshij buzët me pecetë dhe marrë një herë frymë thellë, dhe lëviz karrigen që të jem drejtëpërdrejtë me Kajlën.

"Çfarë kuptove?", Ajo shkon në kuzhinë dhe mbush një gotë me ujë nga kana që ndodhej mbi banak.

"Ai ka ardhur për tu qetësuar. Edhe zonja Krauford e di, këtë. Unë erdha këtu, vetëm sa për ti përgatitur vaktet."

"Ë, e dëgjove?", i thotë Noah gjithë gëzim, sikur kishte marrë lajmin se hyri në universitet.

"E mirë, e mirë. Bëni ç'të doni. As që dua tia di.", thotë ano, duke përplasur gotën fort, mbi tavolinë. Mezi po mbaja të qeshurën.
"Mendoni edhe ju që kam vënë pak rimel?", zgurdulloi syrin drejt pasqyrës që mbante në dorë dhe më pas filloi të ankohej, pasi u bë pis me rimel, në cep të syrit.

Ishim ulur jashtë, dhe po pinim një kafe, dhe brenda po binte telefoni fiks.

"E shoh, unë.", Lë kafenë mbi tavolinë dhe shkund pak pëlhurin e padukshëm në bluzën e bardhë, ku ishte stampuar, me shkronja të ndara fjala 'F.R.I.E.N.D.S' Kap telefonin dhe përgjigjem.

"Amelia Allen?", thotë zëri i telefonit.

"Po, unë jam."

"Duhet të vini menjëherë në vilën Krauford."

"Kush jeni ju.", e pyes e shqetësuar.

"Nuk ka rëndësi. Bëj atë që të thashë."

Zëri që më telefonoi u zhduk sa hap e mbyll sytë. Shkova tek dhoma lart dhe u vesha. Vesha një palë xhinse të modës së 2013-ës dhe një bluzë me një figurë katrore në mes, që ishte një palmë.
Zbres poshtë dhe njoftoj Kajlën se duhet të ikim.

Shtëpia e Sekreteve✔Where stories live. Discover now