-12-

242 16 0
                                    

Një stuhi e fortë kishte rënë mbi mua dhe më kishte pushtuar gjithë trupin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Një stuhi e fortë kishte rënë mbi mua dhe më kishte pushtuar gjithë trupin. Sa herë që shkoj në Uest Susseks, disa flutura më pushtojnë barkun. Një lëmsh më krijihohet në grykë... Sa herë që shoh atë, më duket sikur nuk e njoh veten. Jam shumë ndryshe kur jam pranë tij. Shakatë e e tij, vështrimi i tij dhe flokët e tij të shpupuritura. Diçka tjetër po lind në zemrën time, por ende nuk dua ta pranoj. Është hera e parë që ndihem kështu. Kur qëndroj së bashku me të, më duket sikur jam përhumbur në një botë plot me ngjyra, dhe gjithçka ka ndalur. Sikur, ekzistojmë vetëm ne të dy në këtë botë. Sikur, marrim frymë vetëm ne të dy. Ndonjëherë, pyes veten, nëse, a është ky personi që kam pritur deri më tani?

Mëngjesin gjithmonë e hamë në oborrin jashtë kur moti është i mirë. Marrim atë ajrin e pastër të natyrës që na rrethon përqark. Noah sapo kishte bërë një dush dhe flokët i kishte ende të njomta. Ngaqë nuk gjetëm dot një tharëse këtu në Uest Susseks. E pyeta nëse kishte ftohtë, por më tha që nuk kishte. Mori pirunin në dorë dhe e po e shihja që nuk po e hante ushqimin. Po luante me të. E lëshova pirunin tim mbi tavolinë dhe mblodha duart grusht.
"Noah të shqetëson diçka?", Ai nxjerr frymën jashtë dhe lëshon pirunin që bëri një zhurmë të vogël kur ra mbi pjatë.
"Më vjen ende neveri nga vetja, kur mendoj për ato që ndodhën mbrëmë." Kthej kokën nga kuzhina e shtëpisë dhe largoj një tufë flokë nga fytyra. Ai zgjat dorën e tij, për të kapur dorën time. Kap gishtat e dorës sime dhe sytë e tij tashmë kishin marrë një pamje dëshpërimi.
"Të kërkoj shumë falje, Amelia. Por, e di që gabova që tu... Më vjen pështirë nga vetja kur e mendoj." I vendos edhe unë dorën time mbi të tijën dhe shtoj.
"Shiko, Noah! E kuptova që mbrëmë që nuk ishte i qëllimshëm ai veprim..., por tashmë që të njoh më mirë kam filluar të të njoh më mirë. I jemi hapur njërit tjetrit. Nuk ka nevojë të kërkosh falje. Unë e harrova atë puthje tani." Qëndroj pak sekonda pa folur dhe vazhdoj.
"Edhe ti bën mirë ta harrosh." I shkëpusim duart nga njëri-tjetri dhe hyj për tek kuzhina.

Kur shkova dje mbrëma në Uest Susseks, Noah ishte ulur jashtë duke shijuar një gotë vere. Jashtë kishte ndezur edhe një zjarr që mu duk një moment shumë romantik. Shkova të ulesha edhe unë pranë tij dhe i thashë të më mbushte edhe mua një gotë verë. I qeshi buza kur i thashë pasi nuk më ka parë ndonjëherë të pija verë apo ndonjë pije tjetër. Kur po dilte nga dera në dorë kishte marrë një shishe tjetër vere dhe një gotë për mua. Po bënte pak ftohtë jashtë dhe Noah kishte bërë mirë që e kishte ndezur zjarrin jashtë.
"Nuk mendoj se do e pish të gjithë gotën e verës, apo jo?", Më thotë ai duke qeshur dje ulet sheshit. Më zgjat gotën e verës dhe ma mbush.
"Ashtu thua ti? Mund të po edhe shishen nëse nuk më beson!" Pi një gllënjkë verë dhe kryqëzoj këmbët.
"Këtu nuk ma mbushe dot mendjen!", Trokasim gotat me njëra-tjetrën dhe e pijmë me fund atë gotë. I kërkoj përsëri të ma mbush gotën, duke e lënë të befasuar nga ajo që pa pak më parë, kur e ktheva gotën e verës me fund.
"A ta mbusha mendjen tani?", Ai tund kokën duke dhe pi një gllënjkë verë.
Dukej që në fytyrë që kishte pirë edhe disa gota më parë me verë dhe tani i thau nja katër gota. Po ashtu edhe unë. Ishim bërë 'tap topi', kur i thonë troç fjalës. Po fillonim të flisnim përçart me njëri-tjetrin. Asnjëherë nuk pija verë kur qendroja me shoqërinë në Brockenhurst(Brokenhërst) pasi e dija që do i nxirrja të gjitha të palarat vetes sime.
Noah e kishte gjithë vemendjen tek unë he po më shinte me një sy tjetër. Kishte ngrirë me fytyrë nga unë. Njërën dorën e vendosi poshtë mjekrës, ndërsa në tjetrën mbante një gotë tjetër me vere që po e konsumonte avash. Kur e shihja në sy, humbja në sytë e tij blu që flisnin më shumë nga ai. Shikoja një hapësirë të madhe blu tek ai. Një det. Një qiell. Vështrimi i tij ishte kaq i bukur, sa që nuk po e kontrolloja dot më veten. Çfarë mund të bëja në ato momente, dhe çfarë mund të flisja, pas gjithë atyre gotave me verë. Ai më në fund e theu atë heshtjen që na kishte pushtuar në atë çast.
"Pse je kaq e bukur?", Isha duke trazuar prushin e zjarrit me një shkop, dhe ato fjalët tingëlluan aq bukur, sa që fjalët nuk më dilnin.
"Si?", i them me një zë të ndërprerë dhe të mekur.
"Flokët... Sytë... Buzët... Gjithçka tek ti është perfekte. Nuk ke diçka që të pengon. Ik! Shijo jetën. Mos rri këtu me mua, duke më gatuar e duke pastruar. Ik, shijo jetën! Jeta është kaq e bukur! Nëse do qendrosh edhe për një çast në këtë familje, do shkatërrosh jetën tënde, Amelia. Je një vazjë e re, e bukur. Nëse do isha unë një regjisor, do të merrja patjetër në ndonjë film të hollywood-id." Fjalët e tij më prekën dhe më bën të futem në mendime të thella.
"Noah unë këtu jam për të ndihmuar ty." Çohem nga aty, dhe sytë e tij nuk i pashë më. Dhe ai ngrihet me shkathtësi dhe më kap prej krahu. Gotën me verë e mban ende në dorë. Më tërheq me forcë pas vetes dhe sytë e tij munda ti shihja përsëri. Përsëri fillova të humbisja në sytë e tij.
"Ti nuk po më ndihmon mua. Ti je duke luftuar për diçka për vete. A e di që kjo nuk quhet ndihmë?" Zemra po më rrinte fort dhe po dalloja që nuk mund të flisja më. E vetmja që gjë mund të bëja ishte të largohesha nga aty, por nuk mundja. Ai më tërhiqte për vete. Më çonte në një botë tjetër.
"Çfarë quhet atëherë, Noah?" Rrotullon një herë kokën dhe më vështron përsëri.
"Quhet... dashuri." Zemra më filloi të më rrinte aq fort, sa nuk po i ndaloja dot ndjenjat që më kishin pushtuar trupin. Në atë moment bota ime ndryshoi, kur buzët e tij prekën buzët e mia. Mbylla sytë dhe shijova vetëm pak ato çaste që do të mbaronin nga momenti në moment, dhe do isha unë ajo që do ti jepja fund këtij momenti. I shkëputa buzët e emija nga të tijat dhe futem brenda për në dhomë. Nuk i thashë as 'natën e mirë'. Futem në dhomë dhe qendroj para pasqyrës. Shoh veten time që është ende e përhumbur në atë moment. Dhe në mendje më qarkullon iluzioni kur buzët tona prekën njëra-tjetrën. Vë dorën në buzë dhe ende përhumbesha në shijen e buzëve të tij. Faqet më janë skuqur dhe nuk e di as vetë se ku ndodhem. Mos po e ekzagjëroj pak si shumë? Kjo më ndodh vetëm mua?
Ajo ishte puthja ime e parë. Por kësaj here nuk ishte një sekret, ishte një ndjenjë midis ne të dyve, që pas gjithë atyre momenteve pas zjarrit, përfundoji me një puthje.

Shtëpia e Sekreteve✔Where stories live. Discover now