1

8 0 0
                                    

Jeta i ngjanka një varke në mes të oqeanit. Në një moment, varka me kapitenin dhe njerëzit mbi të, noton e qetë me diellin mbi krye. Por papritur, nis era e fortë, shiu e stuhia. Kështu kapiteni, mundohej të shpëtoj varkën dhe njerëzit mbi të.
Por dallgët e "detyruan" atë të zgjidhte mes vetes dhe njerëzve.
Kështu ndryshoi edhe jeta jonë përgjithmonë. 5 dhjetori i mallkuar, na e ktheu jetën në një stuhi të tmerrshme
E që prej asaj dite tw mallkuar shkurti, varka që mundohej të mbijetonte, u fundos së bashku me kapitenin duke na lënë ne të "luftojmë" me dallgët. E ne vazhduam të "luftonim", pa kapitenin tonë që na kish udhëhequr dhe mësuar gjithë jetën.
Këtu do t'ju tregoi 62 ditët e fundit të babait tim, fizikisht i vetmuar në mes të spitalit, por me shpirt të mbushur plot me dashuri. 
Pasi kishin kaluar gati 9 muaj me frikën e Covid-19, babai im infektohet me virusin që kishte paralizuar gjithë botën. Me idenë se ai ishte i fortë dhe pa sëmundje shoqëruese, menduam se ishte thjesht një grip i thjeshtë, që ai do ta kalonte lehtësisht.
Jeta jonë ndryshoi përgjithmonë në njw mëngjes te ftohtw dhjetori. Babai im kishte 3 ditë me temperaturë. Me mendimin se s'kish asgjë, pas skopisë që kishte bërë në dispancerinë e Tiranës, e mbajtëm në shtëpi. Por ditwn e tretw, babi pësoi rënie të oksigjenit ose saturimeve, në gjuhën mjekësore.
Nuk dija si tw veproja dhe menjwherw mora urgjencën e shtetit. Ora shënonte 4:00 e mwngjesit dhe vajza që mu përgjigj nga ana tjetër e telefonit, më sugjeroi t'i nisja oksigjenin në shtëpi, pasi rasti i babait tim me oksigjen 89 nuk përbënte rrezik.

Fjalët që s'ti thashëWhere stories live. Discover now