Pershnetjet e mia ma te perzemerta, e dashtuna Olga. Shpresoj se kjo leter te gjen ty mire. Po c'leter jam tue thane? E c'jane keto hyrje formale e standarde?
Oj e vogla jeme, kisha dasht me ti shkruejt dy rreshta a vargje, me ta thane se prej qe s'ta nij ma tanen arome, nji fllad merzije ma ka kaplue tan qenien. Jam ne nji gjandje krejt te padurueshme tash, e nashta rreshtat e mi s'kane me ken aq t'paster sa duem une, mirepo, prej tan dashnise qe e nij per tye, do shkruej, edhe ne qofte shkrimi jem i perngjajshtem me ate te nji amatori a te luejtuni mendsh. Qe si po te shkruej, po me bluen ne mendje e vjetra komedi e Molierit, "I semuri per mend", e tash e mendoj ne temen mendje, se si edhe ajo e jona ka ken ni komedi. Shpesh kam dasht me e bind veten, e dashtun, se ka kene tragjedi, po s'muj me e ba, se dyt jena gjalle, e dyte prej se qe nisi e jona histori, ishim, e tash ende jem njerez te thjeshte, kanjiher holle ekonomikisht, kanjihere te semure, e kanjiher, te dashuruem, megjithese jam shume i bindun, se kjo e fundit asht ma e forta e ma vrasesja semundje, madje ma e forte se kolera, e kete do ta shtjelloj pak ma vone. Dashni. Ah, edhe m'fal nese tillat fjale te krijojne ifije bezdi, krejtat vershojne nga une si nji lum i furishem, i papermbajtshem e i rrembyeshem. Si e jona dashni, ky lum. Dashni, ashtu si Argani i Molierit, edhe une vuej prej nji semundje te rande, qe edhe ma larte e permenda, e jo me kot. Vuej prej dashnise. Me qorto, me shkelmo, baj cka te duesh me mue, kjo semundje s'ka asnji qellim me u largue prej meje. Nuk e zgjodha une ate, po me goditi mue ajo, si nji vetetime ne qiell te hapur. A e din e dashtun, se ne mitologji, ato vende qe goditeshin prej vetetimash, quheshin tash te shenjta? E nese se dije, ja ku ta tregova une. Tash besoj shume se keshtu, ne nji lloj menyre zemra jeme asht ba e shenjte. Sa mire ndihem tu e dite qe ti jeton ne nji vend te shenjte, e kaq te sigurt, se dije e dashtun, s'ka me pas ma asnji vetetime tjeter aty ku jeton ti, ne temen zemer. S'ka dashni tjeter qe me godet.
E dashtun, largimi yt erdh aq papritun, e aq vrazhdesisht. Ne ditet e para qe ni gjendje e brendshme mpirje ne gjithe egzistencen teme, e tash qe ditet shtyjne njana tjetren, tash e kuptoj se nuk e paskam dite se sa shume te kam dashte. S'di, e dashtun, te ta rrefej me fjale te thjeshta sesi me ke ba ti te ndihem, e vazhdon te me bash te ndihem edhe pse ma nuk ta nij ngrohtesine e lekures. Prej se qe ke ikur ti e dashtun, mendoj se jam kthyer ne nje njeri normal. Tash vertet ndjej ftohte ne janar, e me duhet te vesh kapote. A te kujtohet se sa shume qeshje me mue kur cohesha ne mengjeset e ftohta e me zanin e ngjirun te thoja se se ndjeja te ftohtin as edhe pak? Arsyeja ishe ti. S'di prej ciles perendi e merrje ate ngrohtesi aq solare ti e dashtun, po di se mue me mbuloje plotesisht. E vogla jeme, deri tash isha tu iluzionue gjithe kujtimet qe vete bashke i kena skalit me balten e kohes. E tash asht momenti qe une ty te kerkoj nji falje. Nji falje e paftyre, e flliqte e e pabese. Ta kerkoj ket falje prej ma te thelles skute te zemres. Largimi yt nuk ishte ne asnji moment i pajustifikuem. Largimi yt erdhi prej temit largim drejt epshit te mallkuem. E dashtun, te fala plot dashni hyjnore, por jo ma te rendesishmen bese hyjnore. Gjanat ndodhen ne nji shpejtesi te paperfillshme, si ajo e drites, dhe perpara se une vete ta dija, ndodhesha ne nji shtrat te huej, me nji femen qe as e njihja, e qe ne asnji moment nuk ma fali tanen ngrohtesi diellore. Ndihem i perulun, i shtypun prej vete mekatit tem perpara teje, e vogla jeme. Nji pasterti aq magjepsese si e jotja nuk e kish meritue kurre me u njoft me te tille fenomen si tradhetia me te cilen une ta plagosa zemren. Ti nuk e ke meritue. Asnjigja nuk ka ndodh prej teje a prej nji gabimi qe ti mund ta kesh ba. Gjithcka erdhi prej meje, e tash une meritoj me vuejt. Me kajt, me u dridh, me u perzhit ne flaket e temit mekat. Une e askush tjeter. Kerkoj falje, po nuk e meritoj. Sa hipokrizi, e pse e kerkoj kete falje qe nuk e meritoj? Se e dashtun, ta percolla sa munda ne temen leter amatore, qe vuej prej dashnise. Prej dashnise tane. E nese njifar dashnie ty te pervelon ende pas gjithe atij inati e urrejtje qe tashme e gezon ne shpirt per mue, me fal.
Olga, a e din se, kuptimi i tanit emer ashte "e shenjte"? Te tille emer e ke meritue. E te falenderoj, edhe nese nuk me fal ti mue, per krejta momentet hyjnore e jotokesore qe mue ti mi ke fal. Mbase ne nji dimension tjeter do ta kem fatin e shansin qe udhet e mija te kryqezohen me tujat e mbase ne ate dimension, yjt e mi do jene ne pozicion te tille qe une edhe njiher kam me e nij dashnin tane.
YOU ARE READING
letra që nuk u dërguan kurrë
Historia Cortahistori të shkurtra të treguara përmes letrash nga njerëz të ndryshëm për njerëz të ndryshëm. letra me pusullë, që kurrë nuk u dërguan. copëza jetësh.