Tringellima e telefonit e zgjon nga gjumi i parehatshem qe po bente. Ferkon syte e zgjat doren mbi komodinen qe kishte anash per te pare se kush i kishte derguar mesazh qe ne mengjes. Gjen telefonin, e mer, e hap dhe ne ekran shikon nje numer te panjohur. "Miremengjesi! E di qe eshte pak shpejt po kam degjuar qe sportistet zgjohen heret. Si thua per nje mengjes te mire, larg rremujes se qytetit? Mos u perpiq te gjesh justifikime se nuk pranoj asnje. Per gjysme ore te jesh ne qender. Personi qe ti vdes per te, Brajani ;)" Nje buzeqeshje i krijohet ne fytyre me fjalin e fundit dhe fillimisht regjistron numrin, pastaj hyn perseri te mesazhet dhe i kthen. "Vetem sepse kam nevoje te kaloje nje dite larg gjithe kesaj, pranoj :)" Pas kesaj le telefonin mbi komodine dhe ngrihet per te hyr ne dush.
Del para pasqyres e duart e djersitura i ferkon per pantallonash. Kishte veshur nje kemishe sportive te bardhe e nje pale xhinse te zeza, sigurisht edhe atletet e bardha. Ishte gati per te dale nga shtepia, por emocionet nuk e lejonin. Duart vetem i djersitnin dhe rrahjet e zemres i shtoheshin. Nuk ishte ndier asnjehere keshtu e te gjithe keto ja shkaktonte ajo, femra qe edhe pse jo per faj te tij, e kishte merzitur teper. Tund koken majtas-djathtas per te larguar gjithe mendimet qe kishte, merre fryme thelle dhe del nga dhoma, e me pas nga shtepia. Do kompesonte gjithcka, prandaj e kishte thirrur ate per mengjes. Shpresonte qe gjithcka te shkonte mire. Pas disa minutave mberrin ne vendin ku i kishte thene per te takuar e shikon qe edhe ajo sapo vjen. Buzeqesh e zbret nga makina duke shkuar prane saj.
•Miremengjes! - i thote Brajani dhe Ergisa ja kthen ne te njejten menyre. - Ikim me makinen time? - pyet dhe Ergisa zvogelon syte ne medyshje. Brajani qesh.
•Pse mos te ikim secili me makinen e tij? - ja kthen me pyetje ajo
•Sdua te harxhosh nafte! - i pergjigjet ai e me pas i luan syrin. Kete here eshte Ergisa ajo qe qesh.
•Ne rregull atehere, harxho ti, fundja ke para sa i hedh njeqindeshet pa u menduar dy here. - thumbon Ergisa duke i hequr keshtu gjithe qejfin qe kishte Brajanit. Buzeqeshja i shuhet ne sekond e i heq syte nga ajo ne faj. Ergisa e kupton tensionin qe shkaktoi mes te dyve me ate cka tha dhe pa humbur kohe hipen ne makine, Brajani gjithashtu.Gjate gjithe rruges asnjeri prej tyre nuk foli. Ergisa e perhumbur kishte mbeshtetur koken ne sedile e ndalimi i makines nga Brajan e ben te ktheje koken per te pare se ku kishin ardhur. Ishte nje vend qe nuk e kishte pare kurre me pare dhe ishte kaq mbreselenes. Buzet i harkohen lart e kthehet nga Brajani.
•Duket kaq bukur! - thote e entuziasmuar dhe heq menjehere rripin e sigurimit. Brajani pohon me koke dhe del nga makina, Ergisa pas tij.
•Eja! - thote Brajani duke kaluar nga ana e saj - Jam shume i uritur, hame fillimisht, pastaj mund te dalim te shikosh perreth. - shton ai dhe Ergisa aprovon me koke
•Edhe une jam shume e uritur. - thote ajo dhe te dy ecin brenda restorantit. Ambienti brenda ishte po aq i bukur sa edhe jashte. Ergisa shetit syte neper te dhe pasi i ndalon ne nje vend i kthehet Brajanit.
•Ulemi tek tavolina ne cep? - pyet ajo dhe ai pohon me koke. Shkojne tek tavolina, ulen, vjen kamarieri, japin porosite dhe te dy vazhdojne te rrine ne heshtje, derisa Ergisa flet.
•Te iku gjithe qejfi Brajan, me vjen keq. Nuk doja te te merzisja. - thote ajo. Brajani ngre koken dhe e shikon ne sy.
•Ke te drejte te thuash cfare te duash, une nuk kam te drejte te merzitem. - thote ai - Asgje nuk i ndryshon fjalet qe te kam thene, asgje nuk e ndryshon menyren se si u solla me ty. - shton Brajani
•E di, por ashtu sic une shkova ate nate ne hotel duke besuar ate qe e mendoja shoqe edhe ti shkove duke besuar Fred. Vertete fjalet qe the nuk kthehen mbas, por une nuk dua te prishim diten per kete. - thote Ergisa - Sot me solle ketu per te hequr une mendjen, me solle te me beje sado pak te lumtur. Jam me se e vetedijshme per kete Brajan, prandaj te lutem le ta leme gjithcka ndodhi ne te shkuaren dhe te kalojme nje dite ashtu sic ti e ke planifikuar. - shton ajo dhe Brajani buzeqesh
•Edhe puthjet do i leme ne te shkuaren? - pyet ai
•Brajan! - e qorton Ergisa e buzeqeshja e tij zmadhohet - Mos qesh! - i thote ajo. Perpiqej te sillej mire me te e te mos e merziste por ai ja bente te pamundur.
•Atehere po i pergjigjem vete pyetjes sime. Une fshij nga kujtesa vetem momentet jo te mira te jetes sime, ato te bukurat, si puthjet me ty, nuk i harroj kurre. - thote ai dhe Ergisa e shikon. Nuk e mohonte qe edhe asaj i kishin pelqyer puthjet me te, por sishte e nevojshme qe Brajani ta dinte.Pasi hengren mengjes, dolen nga restoranti per te shetitur perreth tij. Ecen mes gjelberimit te pemeve e u ulen ne nje stol.
•Si e ke zbuluar kete vend? - pyet Ergisa
•Kam ardhur per te takuar nje klient. - pergjigjet Brajani - Me pelqeu qe atehere, por nuk kam pasur mundesi te vija perseri. Eshte bukur dhe qete. Mendova se do te te bente mire edhe ty te vije ketu. - shton ai
•Pse mendon per mua? - pyet papritur Ergisa. Brajani kthen koken nga ajo dhe e shikon ne sy. Cfare ti thoshte? Si ti pergjigjej? Me pelqen te kaloje kohe me ty? Me pelqen ti? Ndiej dicka te cuditshme sa here jam prane teje, por nuk di ti vendos emer?
•Dua te kompesoj gabimet qe kam bere. - pergjigjet ai duke menjanuare cdo mendim tjeter qe kishte ne koke. - Vertete nuk e nisem mbare, por dua qe te kemi nje tjeter marredhenie bashke. - shton Brajani
•Nje tjeter marredhenie? - pyet e habitur Ergisa dhe Brajan kupton qe ajo keqkuptohet
•Nuk dua meri mes nesh, dua te te njoh me shume, pse jo te kalojme kohe bashke. - pergjigjet ai
•Brajan! - thote Ergisa duke e pare
•Nuk je e detyruar te thuash dicka, mos u ver ne siklet. Une vertete dua te te njoh me shume, ndoshta si shoqe, ndoshta si me teper, kete nuk e di. Nuk dua te nxitohem per asgje, le tja lem gjithcka kohes. - thote ai
•Brajan une sapo u ndava nga Fred, ti e mire edhe arsyen. Nuk jam gati per nje lidhje te re. - thote ajo
•As une nuk te kerkoje lidhje. Dua thjesht te te njoh me shume, nese edhe ti do sigurisht. - thote Brajani dhe i buzeqesh. Ergisa buzeqesh gjithashtu dhe pohon me koke. Nuk humbiste asgje po ta njihte me shume Brajanin, fundja nuk kishte qellim te keq.
•Atehere po shuaj une kureshtjen e pare. - thote ajo dhe kete here pohon ai me koke - Pse me puthe ate nate? - pyet ajo ne siklet dhe Brajani qesh - Mos qesh! - paralajmeron Ergisa
•Mendova se ishe e dashura ime. - pergjigjet ai dhe goja e Ergises mer formen o. Cfare dreqin po thoshte?
•Ke te dashur? - pyet ajo
•Jo, jo. Doja te thoja ish te dashuren. - sqaron ai, pa e ditur se e ngaterroi Ergisen edhe me teper
•Do puthje ish te dashuren? - pyet perseri ajo e kete eshte Brajani ai qe shikon cuditshem
•Sigurisht qe jo. - reagon menjehere - Dmth atehere e kisha te dashur, por u ndame ate nate. - thote ai
•E paske harruar shpejt! - thote Ergisa duke u perpjekur te jete indiferente edhe pse ne ate moment donte te zbulonte dicka me teper.
•Nuk e doja ne fakt. Rrethanat me detyruan te krijoja nje lidhje me te, u perpoqa te behej nje marredhenie normale, por me zor nuk behet. - thote ai - Ate nate na kishte pare duke u puthur dhe keshtu i dhame fund. - shton Brajani
•Me vjen keq. - thote Ergisa
•Mos te te vi, keshtu u be me mire per te dy. - ja kthen ai dhe i buzeqesh, por buzeqeshja i venitet kur disa metra larg tyre shikon Fred dhe Breath. Ergisa kthen koken per te pare ku ishte fokusuar Brajan e nuk ndihet mire kur shikon ata te dy duke u puthur.
•Eja te ikim! - thote Brajani dhe ngrihet ne kembe, por ajo e mohon me koke
•Jo! - e kap Brajanin per dore dhe e ul prane vetes - Dua ta le te shkuaren pas Brajan, dua qe ajo te mos behet pengese per dicka te re qe do krijoje. Une nuk mund te largohem sa here shoh ata. - thote ajo dhe Brajani e shikon. Ndihej edhe ai keq kur ajo merzitej.
•Eja ketu! - i thote ai dhe e terheq drejt vetes duke e rrethuar trupin e saj me krahet e tij. Merre fryme ne floket e saj e i ndien aromen. Edhe nje here tjeter u sigurua qe ate arome do e donte gjithe jeten prane vetes. Buzeqesh kur ndien duart e Ergises ne kurrizin e vet.
•Faleminderit! - i thote ajo - Faleminderit qe je prane meje.
YOU ARE READING
A eshte kjo dashuria? ✔
RomanceNje puthje, nje keqkuptim dhe nje ndjenje e ngaterruar. ~Ai e mbeshtet pas murit dhe ngjesh trupin e tij me te sajin. Aroma qe vinte nga ajo i dukej kaq e njohur, ku dreqin e kishte nuhatur. Ajo perpiqej ta shtynte, por e kishte te kot. •Me lesho...