Pasi mbaroi ndeshjen, u kthye ne shtepi. Pushoi per rreth dy ore e doli prape. Kishte filluar te erresohej, e ajo kishte nevoje te qendronte vetem. Teksa ecte neper rrugen e ndricuar nga dritat, perballe saj pa Brajanin. Kishin kaluar 4 dite qe prej nates qe ishte ne shtepine e tij dhe Ergisa, pavaresisht kembenguljeve te tij, nuk e kishte lejuar te flisnin. Brajani afrohet prane saj dhe e shikon ne sy. E kishte marre malli per te.
•Ergisa! - i thote ai me gjysme zeri - Mund te flasim? - e pyet me po te njejtin ton
•Brajan! - vetem kaq mundi te nxirrte nga goja. Pse e kishte kaq te veshtire?
•Te lutem! Nese nuk flasim, nuk kemi per ti zgjidhur gjerat. Kemi per te vazhduar gjate keshtu dhe une nuk dua te jem larg teje. Nuk mund te jem larg teje. - thote ai e Ergisa e shikon.
•Ne rregull! - i thote ajo
•Kam makinen aty. - thote Brajani duke treguar makinen - Eja flasim brenda ne makine. - shton ai dhe Ergisa pohon me koke. Te dy ecin ne heshtje drejt makines dhe ulen brenda saj.
•Nuk do me shikosh? Nuk do me flasesh? - thyen heshtjen Brajani.
•Cfare te te them Brajan? Cfare pret te te them? - ja kthen me pyetje ajo
•Ergisa cfare jemi ne? - pyet gjithashtu Brajani. Ergisa kthen koken nga ai dhe e shikon. E kishte marre malli dreqi e mori. Vetem 4 dite dhe asaj i kishte munguar aq shume.
•Te dashur! - pergjigjet
•Per te qene te dashur, duhet te kete dashuri apo jo? - pyet perseri Brajani
•Cfare do te thuash? - thote Ergisa pa kuptuar se ku ai donte te dilte me ato cka po thoshte
•Dua te them se dashuri eshte ti luftosh gabimet e mia bashke me mua, e jo te me luftosh mua per shkak te gabimeve te mia. Po e quaj gabim, edhe pse ti e pe shume mire se cfare ndodhi. E pe shume mire qe nuk kisha asnje faj. - thote Brajani. Kishte te drejte, ai e shtyu Alicen brenda sekondit, por e shkuara nuk e lejoi Ergisen te qendronte me teper atje. U kerkoi ndjese prinderve te Brajanit dhe u largua pa marre parasysh thirrjet e ketij te fundit per te folur.
•E di, ke te drejte. Por edhe ti e di se sa e veshtire eshte ajo situate per mua. Te puthi para syve te mi Brajan, pavaresisht gjithckaje buzet e saj ishin mbi buzet e tua. Nuk dua qe te dashurin tim ta puth dikush tjeter, nuk dua qe nje femer te ndiej te njejtat gjera qe une ndiej kur puthemi. - thote Ergisa me gjysme zeri e buzet e Brajanit harkohen lart. - Pse qesh? - ndryshe nga pak me pare, kete here pyet me ze te lart ajo
•Me pelqen qe behesh xheloze per mua, me pelqen qe me do vetem per vete. Ashtu si une ty. - thote Brajani
•Me dhe fjalen qe nuk do perseritej e njejta histori Brajan. Mos me bej te jetoj gjate gjithe kohes me frik. Nuk dua te dyshoj per momentet qe kaloj me ty. Te lutem! - i thote ajo e nje lot i rreshket mbi faqe
•Shh! - ai i fshin lotin e pavaresisht sedileve afrohet prane saj duke e rrethuar me krahet e tij. - Mos qaj! Nuk dua te derdhesh asnje lot per shkakun tim. Une dua te jem arsyeja qe ti je e lumtur. - thote ai duke e puthur ne koke
•Mos te perseritet me Brajan. - thote me zerin qe i dridhet Ergisa.
•Nuk do perseritet! - ja kthen i sigurt BrajaniSapo del nga dushi degjon zilen e telefonit. E dinte qe ishte Brajani, sepse ishte bere rutine tashme te degjonin zerin e njeri-tjetrit ne mengjes. Edhe pse ishte shpejt, i kishte thene mbreme se kishte nje gjyq jashte qytetit, e se i duhej te nisej qe heret ne mengjes. Duke buzeqeshur shkon te komodina, por mbi ekranin e telefonit nuk pa emrin qe priste. Ishte Anna ajo qe e telefononte.
•Alo? - hap telefonin dhe ulet ne shtrat
•Ergisa.. - degjon te qarat e Annës nga ana tjeter. Buzeqeshja i venitet e zemra fillon ti rrahi forte. Nje shqetesim i pushton gjithe trupin.
•Anna? Cfare ndodhi? Pse po qan? - pyet duke u lutur te mos kishte ndodhur dicka e keqe
•Ergisa...Brajani. - thote duke qare Anna. Nuk mund te fliste.
•Anna fol, cfare i ka ndodhur Brajanit? - bertete Ergisa
•Ka bere aksident me makine. Eshte ne gjendje te rende. - arrin te thote ajo e pas ketyre fjaleve Ergisa nuk degjon me asgje. Se si u vesh, se si hipi ne makine e se si shkoi ne spital, asgje nuk mori vesh. Ecte me vrap drejt korridorit, Anna i kishte thene se ishte ne salle te operacionit. Ashtu ishte! Ulur ne stol pa te emen e tij, kishte mbeshtetur koken ne supin e bashkeshortit te saj, e qante ne heshtje. Syte i kerkuan Annën, e gjeti dhe ate. Ishte ulur ne toke, mbeshtetur per muri, gjunjte i kishte terhequr drejt vetes e i kishte rrethuar me krahe.
•Anna? - thote Ergisa duke shkuar prane saj. - Si eshte? - pyet ajo por Anna nuk i pergjigjet - Anna! - ngre zerin kete here Ergisa duke bere keshtu qe Anna te kthej koken nga ajo - Si eshte ai? - pyet perseri
•Nuk e dime! Eshte ne operacion. Na thane qe gjendja nuk eshte mire. Nuk eshte mire. - thote Anna duke qare. Syte i ishin bere flak te kuq e zeri i dridhej. Cfare nese Brajanit i ndodhte dicka? Si do e vazhdonte jeten? Ai ishte gjithcka per te, i vellai ishte gjithe jeta per te.
•Do behet mire! Asgje nuk ka per ti ndodhur. - thote Ergisa e menjehere fshin lotin qe i bie ne faqe. - Eja! - i thote Annës duke i zgjatur doren. - Brajani nuk do donte te te shikonte ne kete gjendje. - Anna e shikon dhe e di qe Ergisa ka te drejte. I vellai sdo donte kurre ta shikonte ashtu. Kap doren qe i ishte zgjatur dhe ngrihet. Perqafon Ergisen e te dyja qajne ne heshtje, derisa nje infermiere del prej salles se operacionit e terheq vemendjen e tyre.
•Familja e Brajan Latifaj? - pyet ajo
•Po! - pergjigjet i ati
•Kemi nevoje per gjak. - thote ajo
•Une...une kam te njejtin grup gjaku me te. - thote perseri ai
•Ejani me mua ju lutem! - thote ajo e niset per te ikur, por Ergisa e ndalon
•Si eshte Brajani? - pyet me gjysme zeri
•Me vjen keq, por nuk u jap dot informacion tani. Operacioni vazhdon. - pergjigjet infermierja dhe largohet bashke me te atin e Brajanit. Ergisa merre fryme thelle dhe mbylle syte.
•Zot te lutem, te lutem mos ma mer edhe ate. - lutet ne heshtje, gje tjeter nuk mund te bente.48 ore. Ishin dashur 48 ore qe Brajani te permendjen e ata te merrnin fryme te qete. Pasi ishte zgjuar e kishin nxjerre ne dhome normale dhe me kerkesen e doktorit e kembenguljet e tij, te afermit duhet te largoheshin. Mund te qendronte vetem nje, e sigurisht qe Ergisa e bindi mamane e tij se mund te rrinte ajo. Tani ishte ulur ne karrige afer shtratit dhe e shikonte teksa flinte. Nje buzeqeshje i krijohet ne fytyre dhe perkulet mbi te duke e puthur lehte ne faqe.
•Cishte kjo? - flet Brajani duke e trembur
•Me trembe! - i thote Ergisa e ai qesh - Si je? - e pyet ajo
•Mire! Ne qofte se ti do vish prane meje, do behem edhe me mire. - ja kthen ai
•Prane teje jam Brajan. Nuk me shikon? - thote Ergisa e ai hap vend ne shtrat
•Ketu! - thote duke perplasur me doren pjesen bosh
•Por.. - ishin ne spital. Cfare i thoshte mendja valle?
•Nuk ka por. Eja! - thote Brajani e Ergisa me kujdes shtrihet prane tij
•Me frikesove shume. - i thote ajo duke u kthyer me fytyre nga ai
•Me vjen keq, e di se ckeni kaluar nderkohe qe isha ne operim. - thote Brajani duke i rregulluar floket me doren qe mund te levizte, tjetren e kishte me serum. - E di cfare mendoj? - e pyet ai dhe ajo e shikon
•Cfare? - ja kthen me pyetje Ergisa
•Te martohemi! - thote papritur ai e ajo hap syte
•Cfare te bejme? - e pyet perseri
•Te martohemi! Te behesh gruaja ime, te zgjohem cdo mengjes prane teje, te fle ne dark me ty, te te kem prane cdo moment. - thote Brajani e Ergisa buzeqesh
•Mund te bashkejetojme! - i thote ajo e Brajani buzeqesh
•Do vish ne shtepine time? - e pyet i entuziazmuar ai e ajo pohon me koke
•Mos te nxitohemi Brajan. Per martese eshte heret, por meqe duam ta kemi njeri-tjetrin me prane, le te bashkejetojme. - thote Ergisa
•Po te pata gjithmone prane e di qe kam per te te bindur edhe per martese. - thote ai duke qeshur e afrohet per ta puthur. Ajo ja kthen dhe e shtergon fort nga vetja. Falenderon Zotin qe ja dergoi Brajanin ne jeten e saj.Pjesa 15, pra pjesa qe do postoje te merkuren (data 9) do jete pjesa e fundit. 😊
YOU ARE READING
A eshte kjo dashuria? ✔
RomanceNje puthje, nje keqkuptim dhe nje ndjenje e ngaterruar. ~Ai e mbeshtet pas murit dhe ngjesh trupin e tij me te sajin. Aroma qe vinte nga ajo i dukej kaq e njohur, ku dreqin e kishte nuhatur. Ajo perpiqej ta shtynte, por e kishte te kot. •Me lesho...