XVI

62 31 2
                                    

-E pamundur, nuk mund të kontaktoj me Xheremin, -u dorëzua pas disa përpjekjesh të vazhdueshme. Mesa dukej, duhet të mendonin për diçka tjetër.

-A je i sigurt që mund t'i besojmë atij? Jo për gjë, por tani nuk dimë fare kujt mund t'i besojmë, -tha Matea. -Dhe e dija që kisha të drejtë për Blasterin që në fillim.

-Xheremi ka qenë miku im për shumë kohë, mos u shqetësoni. Unë i zgjedh njerëzit, -tha duke ruajtur atë qetësinë që e karakterizonte.

-Po pra, pikërisht. Ndaj dhe zgjodhe për mik profesorin tonë të dashur Blaster, -tha Aria. Dukej sikur ajo vajzë nuk e kishte mendjen në bisedë, por më pas surprizonte me fjalët që thoshte.

-Ajo ishte diçka tjetër, unë e dija që diçka nuk shkonte me të që në fillim, -tha ai dhe qeshi.

-Do të thuash që dukej skizofren? Unë akoma mendoj se është. Mënyra si dridhet ndonjëherë më frikëson, -tha Eliseo.

-Në lidhje me këtë, -u ul në një tavolinë aty afër dhe filloi të kruante mjekrën boshe, -ka diçka që duhet t'jua them. Mund të na ndihmojë.

Panë nga njëri-tjetri me habi. Nuk e dinin që kishte ende gjëra që nuk i dinin. U afruan me njëri-tjetrin si të donin të tregonin apo të dëgjonin ndonjë histori, dhe pritën Starkun të fliste.

-Ka një arsye pse ndodhin ato dridhje që ju i keni vënë re. Blasteri vuan nga epilepsia. Nuk e di sa jeni në dijeni të kësaj sëmundjeje, por e bën atë të humbasë kontrollin e trupit herë pas here, duke shkaktuar konvulsione. Mund të çojë edhe në humbjen e përkohshme të ndjenjave. Epilepsia favorizohet nga përdorimi i drogërave, alkoolit, apo nga stresi i vazhdueshëm. Rekomandohet marrja e medikamenteve anti-epileptike ose joga dhe meditimi. Rikthehemi te Blasteri. Një nga arsyet pse punët e tij nuk pranoheshin kurrë në shtet, ishte fakti që ai ishte një alkoolik i sëmurë. Kishte gjatë gjithë kohës stres dhe probleme të vazhdueshme, dhe te alkooli gjente gjithë ngushëllimin. Duke qenë i tillë, asnjë eksperiment apo studim i tij nuk mund të merrej seriozisht, pavarësisht punës dhe mundit që ai i kushtonte. Kjo gjë e bëri Blasterin të zhytej edhe më shumë në pellgun e sëmundjes së alkoolit. Pas çdo zhgënjimi që përjetonte, hynte në pijetore dhe nuk dihej kush e çonte në shtëpi në mëngjes. E gjitha kjo shkaktoi epilepsi tek ai.

-Unë çuditem si nuk ka vdekur, -tha Kenzi.

-Nuk do të thotë gjë kjo, ai duhet të ketë patur një sistem të fortë imunitar, siç duket, -iu përgjigj Matea.

-Po tallesha Matea, si nuk përton ta marrësh gjithçka seriozisht.

-Siç po thosha, -i ndërpreu ai, -epilepsia u zhvillua shumë shpejt në trupin e tij, duke e bërë të ketë simptoma nga më të ndryshmet, si lëvizje të pakontrollueshme, dridhje, humbje të kontrollit të trupit, pak a shumë çfarë thashë më lart. Doktorët i rekomanduan të bënte pushim nga puna me shkencën, si dhe ia ndaluan rreptësisht çdo lloj të alkoolit. Ishte një çështje jetë a vdekje. Kështu ai iu përkushtua gjeografisë, ose të paktën kështu mendohej. Askush nuk e dinte që ai vazhdonte të merrej me studime shkencore, derisa një ditë erdhi dhe më takoi pas shumë kohësh. Shkurt, ai përdori gjendjen e tij shëndetësore, për të na bërë të gjithëve për budallenj. Kjo do të thotë se në vend të shërimit, sëmundja do të ketë përparuar shumë, dhe kjo mund të na favorizojë.

-Kjo nuk duhet të jetë kështu. Nuk duhet të dëmtojmë shëndetin e dikujt, nuk jemi kriminelë, -kundërshtoi menjëherë Matea.

-Është një nga ato momente kur jeta të përball me vendime të vështira, Matea. Njeriu është gjatë gjithë kohës në luftë për mbijetesë. Në fund, mbijeton më i forti, më i mençuri, më i shpejti për t'u përshtatur me këto vendime të vështira, -ai kishte të drejtë deri diku. Vetëm se kishte harruar faktin se mbijeton njeriu që vë veten para të tjerëve. Nuk mund të mbijetosh, nëse vë dikë tjetër mbi veten. Një ditë tjetri do të largohet, gjithçka do të rrëzohet dhe ti do të prekësh fundin. Por, sa nga ne janë të fortë mjaftueshëm për t'i bërë ballë rrëzimit? Për tu ringritur sërish? Për të filluar nga e para? Ata do të mbijetojnë. Që të mbijetonin, Matea, Kenzi, Alvini, Eliseo, Aria, Glei, duhet të fillonin nga e para. Por sa do të mundeshin ata?

-Po nëse vdes? -tha e çoroditur. Nuk dinte ç'të mendonte.

-Matea, nëse vdes ai, të paktën nuk ke vdekur ti. Nuk kemi vdekur ne. Nuk mund të mendosh për jetën e tij, kur nuk e dimë çfarë do të ndodhë me jetën tonë. Është thjesht... Si nuk të lodhet truri që i mendon kaq shumë gjërat?! -sado që Kenzi mundohej ta kuptonte, nuk arrinte të hynte dot në mënyrën se si Matea mendonte. Sepse Matea mendonte gjithçka. Dhe kjo jo gjithmonë ishte pozitive.

-E kam një ide që mund të na ndihmojë, por nuk jam e sigurt. Por më parë duhet të dalim që këtu. Pa dalë që këtu s'mund të bëjmë asgjë, -vendosi të mendonte për veten së pari. Për miqtë e saj. Për familjen e saj. Njerëzit që donte. Ndoshta kjo ishte gjëja e duhur që duhet të bënte.

-Gjithçka mund të na ndihmojë, Matea. Gjithçka. Por sa më shumë kohë që të humbim, aq më shumë rritet rreziku, -ajo tundi kokën në shenjë miratimi. Ndiente një peshë të madhe mbi supe, por ishin të gjithë të varur në një fije peri që do të këputej së shpejti.

-Kam qenë duke punuar për një projekt timin për një kohë të gjatë. Profesor Blasteri e di këtë gjë, por mendon që unë nuk e kam përfunduar ende.

-Po flet për atë projektin pa kuptim? Përfundoi ai? -e ndërpreu Kenzi.

-Përfundoi, mendoj. Por unë nuk i kam treguar askujt. Në momentin që profesor Blasteri na tha se s'duhet t'i mbanim asnjë të fshehtë njëri-tjetrit, e dija se diçka mbante erë, ndryshe pse do të na i kërkonte ai me aq ngulm të dinte gjithçka që ne kishim në plan të bënim? -futi dorën në xhep dhe nxorri prej aty një USB të vogël. -Këtu, është gjithçka që na duhet.

-Projekti yt është vetëm një USB?

-Më dëgjoni. Kam punuar me përdorimin dhe funksionet e valëve ultra tingull. Qëllimi im ishte të krijoja një valë zanore shumë afër nivelit të ultra tingujve, për të krijuar një iluzion qetësie, edhe kur nuk ka qetësi absolute. Imagjinoni sa më e lehtë do të ishte të studioje, apo nëse përdorimi i një vale të tillë shtrihej më gjerë, në vende ku njerëzit duan qetësi dhe s'duan të dëgjojnë zhurmat e larta të klubeve të natës. Projekti s'ka marrë ende formë përfundimtare, ndaj për momentin ndodhet në USB si audio. Mjafton të gjejmë një laptop për ta vënë në funksion.

-Prit, ose u bëra lëmsh unë, ose ti ke akoma për të thënë. Si do të mundet diçka që të relakson dhe që vendos qetësi të të bëjë keq në shëndet? -pyeti Kenzi.

-Njerëzit epileptikë kanë çrregullime në mirëfunksionimin e shqisave. Kështu, ata mund të ndiejnë disa gjëra më pak, e të tjera më shumë. Që do të thotë se vala zanore do të vijë në veshin e tij më e ulët se një ultra tingull, duke u përfshirë në valët që dëgjohen nga veshi i njeriut. Ai do të dëgjojë një zhurmë të madhe dhe të padurueshme që do t'i çakordojë sistemin nervor, dhe kjo do ta bëjë të humbasë ndjenjat. Nuk mund të ndodhë me siguri, por mundësia zë një përqindje të lartë.

Në shpëtim të GleitOnde histórias criam vida. Descubra agora