K.3

130 18 0
                                    

<<Hey Ditar,
Sot ne klase shkarazi degjova Stejsin teksa thoshte per mua dhe lukun tim qe ishte shume i merzitshem. Gjithashtu tha dhe dicka tjeter me te cilen te gjithe qeshen, vetem Paul jo. Ai rrimte mbeshtetur ne banke dhe me veshtronte. E kapa dy here duke vezhguar por i hoqa direkt syte. Eshte e vertete qe une jam ndryshe, qe nuk me intereson mendimi i te tjereve, por ndonjehere dhemb, ndonjehere te gerryen perbrenda. Gjykimet dhe talljet sivjet filluan shume heret. Te premtoj qe do perpiqem ti ignjoroj ashtu sic kam bere gjithmone por jam bere shume e ndjeshme ne kete moshe, nuk e kuptoj pse. Shpesh here mendoj se do te ishte mire te isha si ato dhe te shtiresha si shoqe e tyre, por kur e mendoj mire nuk ia vlen aspak.>>

"Te shoh qe shkruan shpesh ne ate bllok." Degjova zerin e Paul-it. Ngrita koken dhe e pashe. Nuk ishte duke pare ditarin tim ose cfare po shkruaja, ishte thjesht nje pyetje rastersore.
"Me pelqen ti shkruaj ndjenjat e mia."
Ngriti koken dhe u kthye nga une.
"Ndjenjat?" Pyeti dhe ngriti vetullen e cila u duk sikur i solli ate buzeqeshjen e lehte ne fytyre.
"Cfare me ndodhin gjate dites." Ia ktheva.
"Ahaa duhet te jete gje e bukur." Tha dhe serisht filloi te shkruante.
"Po." Thashe dhe vazhdova te shkruaj.

<<Te fola pak me pare per Paul, djali ne banken time. Eshte shume i lezetshem. Me duket paksa ndryshe nga te tjeret madje dhe pyetjet e tij jane ndryshe. Gjithmon pyet per dicka dhe kur e ve re se un nuk mund ti pergjigjem sic ishte rasti yt sot, gjithmon qesh dhe e shmang ne menyren me te zgjuar dhe te lezetshme. Mund ta them qe jemi afruar si..shoke? Ende jo...por besoj...e di cfare nuk e di...nuk mund ti besoj dikujt kaq lehte...do vazhdoj te mbaj kontakt te qendrueshem me te dhe kur te arrij ta njoh me mire, ndoshta me pelqen, do mund te them qe e kam shoke, por tani per tani thjesht shok banke. >>

Ra zilja dhe filloi 5 minutshi. Stejsi dhe Klara,' shoqja e saj e ngushte' erdhen tek banka jone.

"Paul, pasdite une, klara dhe Kreg do te dalim? Deshiron te vish pasi Klara do te jete vetem?" I tha atij. Une ula syte dhe u perpoqa mos te perfshihesha ne ate atmosfere.
"Jo." Ia ktheu Paul me ne buzeqeshje. "Nuk me pelqen te behem shoqeruesi i dikujt qe nuk e njoh mire." tha dhe qeshi lehtaz. "Gjithashtu kam edhe plane te tjera." shtoi.
"Oh, do te njihemi me mire se shpejti. S'ka problem. Kalofsh bukur sot." Tha dhe u largua duke me hedhur nje veshtrim percmues.
"E di qe nuk te kane shume qejf?" tha Paul dhe po shikonte nga mua. Vetullat e tij kishin marre pamje nervoze por buzeqeshja ne buze ia zbuste pak.
"E di." thashe dhe tunda koken ne shenje pohimi duke qeshur. Dukej sikur ajo cka tha ai ishte dicka qe une se kisha problem. Papritur qeshi.
"E di qe je shume e cuditshme?" tha. "Ndonjehere dukesh si ajo goca e turpshme qe eshte e mbyllur ne vete por sado pak te njohesh dhe te flasesh me ty kthehesh ne nje person krejt ndryshe. Ne nje person qe ka shume per te dhene nga vetja, por rrethanat nuk e lejojne. Pyes veten se si je kur rri me dike qe te njeh shume mire. Je vertet si nje ajsberg. Besoj se shumica e karakterit tend eshte e fshehur." Tha dhe picerroi syte sikur donte te shikonte permes meje. Buzeqesha.
"Paul, je i pari person qe vertet arrin te me kuptosh sadopak."
"Je vertet e mistershme. Do doja te te njihja me mire, por ti nuk te lejon. Ti gjithmon rezervohesh."
"Te premtoj qe do perpiqem qe te behem me e kuptueshme." thashe dhe qesha.
"Shpresoj." Tha dhe me dha doren sikur po benim marreveshje. Pranova marreveshjen nderkohe qe mesuesja hyri ne klase. Shkembyem dhe nje shikim dhe u kthyem nga ajo per mesimin. Hapa ditarin.

<< "Je si ajsberg. Besoj se shumica e karakterit tend eshte e fshehur." Keto fjale me tha Paul. Ndoshta ai eshte vertet dikush qe me kupton. Nuk mendoja se egzistonin njerez te tille. Zgjuarsia e tij me terheq vertet. I premtova qe do sillem me e kuptueshme dhe shpresoj se tek ai do gjej nje mik te vertete. Kam kohe qe e pres nje njeri te tille. Ndoshta jeta gjithmone na jep ate cka na nevojitet, ndonese disa here vonon pak. >>

Ne pushim erdhi dhe ndenji me mua ne mense. Une rri gjithmone ne nje tavoline te vogel ku ha dhe rri me telefon ne duar, krejtesisht e izoluar nga bota perreth meje. Shpesh here degjoj ironizimet dhe ofendimet e te tjereve por nuk e vras gjithmone mendjen.

* * *

<<Ka kaluar rreth nje muaj dhe une dhe Paul jemi afruar shume. Po krijojme nje shoqeri te kendshme. Kam mesuar shume gjera nga ai dhe ai pothuajse di disa gjera te miat, ato me te voglat. Ai shoqerohet me gjithe te tjeret ne klase por shumicen e kohes rri me mua, jemi ne banke doemos. Edhe te shtepise e kane vene re ndryshimin tim. Jam me e lumtur. >>

"Alex zbrit poshte, Andi po pret jashte." degjova babin qe po therriste. Zbrita shkallet me vrap. Ishte e shtune. Mami dhe Ana, kusherira e cila do qendroje me ne oer pak kohe, kishin dale per pazar kurse babi me kishte premtuar se do te iknim me Andi ne nje vend special. Pershedeta Andin dhe hyra ne makinen e tij. Andi eshte nje djale rreth te 20. Ka dy vjet qe punon ne kompanine e babit pasi ka mbaruar shkollen me rezultate shume te mira. Eshte i pashem, bjond me sy blu, por ende nuk ka gjetur nje partnere? per jeten. Babi dhe ai jane shoke shume te ngushte. Ndonjehere me duket se babi e do ate si nje nga femijet e tij. Pushimet e veres i kalojme gjithmone me ate dhe ai vjen shpesh tek shtepia jone.
Ecem rreth 30 minuta dhe papritur ndaluam ne nje fushe te madhe after nje bregdeti. Ishte shuume e madhe. U mahnita. Andi ndaloi perpara nje si tip shtepie. U futem brenda dhe pashe disa makina. Ja dhe Porschi jone, me ngjyren e zeze qe e adhuroj. Ishte e zeza perfekte, pa shkelqim. Gjithashtu brenda kishte edhe shume lloje te tjere makinash, Range Rover, Dodhe, Audi garash etj. Andi hapi nje Audi ngjyre portokalli, kurse babi mori nje jeshil. Me dha celsat e Porschit dhe me tha te dalim jashte. Te tre dolem ne piste.

"Kam degjuar se ti dhe Andi zakonisht beni disa gara te vogla apo jo?" Tha ai. Xhamat e dritares ishin te hapura dhe me degjoheshim lehtesisht. "Shihni mjeshtrin."
Babi u nis me nje shpejtsi marramendse dhe beri disa drift dhe triqe te mrekullueshme. Ngela me sy hapur. Se dija kete. Pas performances erdhi aty ku ishte me pare.
"Ku i ke mesuar ato?" E pyeta e shokuar.
"Babai jot eshte rritur me keto." Degjova Andin. "Robi i adhuron makinat. Te gjitha keto i ka fituar me garat qe zhvillohen. Tani le te bejme nje gare te vogel."

Shtrengova duart te timoni dhe pashe pisten. Vura rripin dhe telefonin e lash ne kroskot. Sinjalin do ta jepte pushimi i borise sime. Sapo e hoqa doren u nisem. Nitron vendosa ta ruaj per ne fund nderkoh qe babi e kishte shtypur qe 10 sekondat e para. Makina po fluturonte mga shpejtesi. Ne fytyre kisha nje buzeqeshje prej djalli. Po e shijoja ne maximum. Makina kishte turbo 5.4 por NOV nuk kisha vene ndaj e shtypa nitron. U krijua nje shpejtesi marramendse. Shtengova duart me fort dhe vura re se e kalova finishin por pas babit. Frenova duke kthyer makinen ne 360. Zbrita dhe pashe babin te mahnitur duke duartrokitur.
"Se prisja kete nga ty." Tha. "Bravo. Andi e sheh qe ta kaloi dhe kjo."
Andi doli nga makina me nerva. Po pra Canyee, sigurisht qe do kalonte me ate turbo qe ka. "
Qeshem te tre me seriozitetine Andit.

* * *

<<...mesova gjithe ato triqe me makinen e re. Ishte super e mire, ndonese e larte. Adrenalina qe pesova kur shtypa turbon, oh nuk mund te ta pershkruaj. Edhe ne shkolle jam kenaqur shume. Paul eshte i mrekullueshem. Te te them dicka? Mendoj se po me pelqen ai. Eshte shume i mire. Aaaaaawww skuqem vetem kur mendoj per te. Nuk e di se cmendon ai, por kjo eshte e bukur. Jam e kujdesshme, kurre nuk i kam dhene shkak per te folur gjera te tjera pervec mesimeve dhe hobeve tona. Jemi thjesht shok. Nuk me besohet qe me ne fund e kam nje shok. :) :) WTH? Po e ekzagjeroj pak. Nejse jeta duhet jetuar pavaresisht rrethanave apo jo? Naten per sot se jam shume e lodhur.>>

Ditari i Zi (Black Diary)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang