Pa guxuar te hedh syte mbrapa, shkel pedalin e gazit. Zemra sa s'po me del nga vendi. Cdo rrahje rezonon nga frika dhe deshperimi, ndersa shtrengoj fort timonin, me duart e mia qe jane te lemuara nga djersa qe duket se ka dale nga kontrolli. Syte me jane mbushur me lot dhe here pas here sjell koken mbrapa per te pare femijet e mi qe jane te mbuluar ne gjak. Jeta e tyre eshte e varur ne nje fije peri dhe kjo gje po me perndjek cdo mendim.
Teksa kaloj me shpejtesi neper rrugen e shkretuar nga levizjet e njerezve, mendimet e mia fillojne te nxitojne gjithashtu, te zhytura nga nje lutje e deshperuar per sigurine e tyre. Ndjej ngrohtesine e gjakut qe depertonte neper mengen e kemishes sime per te takuar gishterinjte e mi. Por lendimi im duket i harruar perballe dhembjes se paimagjinueshme qe e di se po durojne femijet e mi.
-Duroni dhe pak engjejt e mi,duroni,-them si ne lutje.
Asnjeri prej tyre nuk kthen qofte edhe nje renkim, as djali dhe as dy vajzat e mia. Ata vazhdojne te jene pa ndjenja. Po ushqeja vendosmerine time per te arritur ne nje spital te afert sa me shpejte te ishte e mundur. Nuk pranoja qe deshperimi te me pushtonte. Duhej te isha e forte per ta. Duhej te behesha e forte.
Rruga perpara dukej e pafundme por vazhdoja te rrisja shpejtesine duke injoruar dhembjen qe rrezatonte ne krahun tim. Spitali me i afert, u shfaq perpara, si nje fener shprese mes erresires qe tashme ishte ulur kembekryq. Zemra ime u mbush me nje dritez clirimi ndersa ndal makinen time te kuqe jashte hyrjes se dhomes se urgjences.
-Me ndihmoni !-filloj dhe bertas me te hyre ne ambientet e spitalit. Dikush te me shpetoje femijet e mi,ju lutem.
Shperthej pa vrare mendjen se prania ime e njollosur me gjak, shkakton nje stuhi trazirash mes personelit mjekesor qe fillojne te vijne me vrap me perpareset e tyre te bardha qe duken si pulebardha ne nje dite te zymte prane detit.
-Zonje a ndiheni mire ?-me pyet njeri prej mjekeve.
Na shpjegoni me qetesi.-Femijet e mi...ai i qelloi ata...shkoni shpetoni femijet e mi,-them duke marre fryme me zor.
Jane brenda ne makinen e parkuar jashte, ju lutem.Kakofonia e zerit tim u bashkua ne nje simfoni urgjence. Perpjekjet e uniformave te bardha, u perqendruan ne shpetimin e jeteve te shpirtrave te pafajshem te gjendur ne nje vend dhe ore krejtesisht te gabuar. Nje prej infermiereve me mban nga krahu duke me ulur ne nje stol plastik qe po ashtu eshte i bardhe si vete muret. Shikoj femijet e mi qe vijne njeri pas tjetrit te shtrire ne shtreterit spitalore te akullte, steril. Shikoj trupat e tyre te brishte dhe me arome parajse, te rrenuar nga lodhja dhe dhembja.
-Femijet e mi...-them duke zgjatur doren ne drejtim te tyre.
Lotet qe po i ndrydhja se tepermi, tani me dalin lehtesisht duke u perzier me gjakun qe me ka ngelur ne faqe kur fshija lotet me doren qe shtrengoja krahun tim te gjakosur.
-Zonje, zonje ju lutem qetesohuni,-me thote infermierja. Edhe ju jeni plagosur por fatmiresisht gjendja juaj nuk perben rrezik.
-Do te jene mire...femijet e mi ?-pyes e frikesuar.
-Tashme jane nen kujdesin e mjekeve, mundohuni te mos shqetesoheni dhe te beheni e forte,-me tha.
Nenat shqetesohen vetem nga nje gervishtje qe femijet e tyre marrin duke luajtur apo nga nje temperature e lehte. Cila nene nuk do shqetesohej duke pare femijet e saj duke iu nenshtruar nje operacioni ? Po sikur ata te mos ia dilnin ? Era karakteristike e spitalit u perzie me aromen e deshperimit, duke me dhene nje gjendje te fikti.
-Zonje a jeni mire ?-me pyeti.
-Me falni, jam pak e drobitur,-them me doren mbi balle.
-Eshte mese e kuptueshme,-vazhdon ajo. Si quheni zonje ?
-Lusi...Lusi Smith,-them.
-Zonja Smith, ne duhet te therrasim policine se pari,-tha ajo.
-Me duhet te telefonoje prinderit e mi,-them e tensionuar.
-Ju kuptoj por policia duhet njoftuar se pari,-kembengul.
Ndihem e dorezuar para saj dhe pohoj thjeshte me koke. Infermierja me mberthen krahun duke me ngritur drejt nje shtrati spitalor qe pozicionohet para syve te mi. Ulem ne te krejtesisht e humbur,me mendjen mes vetedijes dhe erresires. Me mendjen e ndare tek tre femijet e mi dhe tek burri misterioz qe na qelloi.
Shtrati fillon te levize ne drejtim te salles se operimit, ndersa infermierja e meparshme largohet me shume mundesi ne drejtim te nje telefoni. Syte takojne dritat qe jane te zhytyra ne tavanin e spitalit dhe qe duken si mijera shkrepje aparati gjate rruges per ne salle.
Lotet fillojne te me rrjedhin pergjate faqeve duke me mjegulluar fytyrat e personelit qe qendronje buze shtratit. Kur shoh kapaket e deres qe lekunden ne mbyllje kuptoj se ate nate,jashte salles se operacionit, koha per mua ndaloi.
YOU ARE READING
Ne emer te dashurise
Mystery / ThrillerNje mbremje te qete,Lusi po kthehej ne shtepi se bashku me tre femijet e saj,pas takimit me nje shoqe te saj. Gjate udhetimit,ajo ve re nje burre misterioz ne ane te rruges qe i ben me shenje te ndaloje. Lusi perfshihet ne nje grabitje dhe ne perles...