Dora e mamase sime, pushonte qetesisht mbi supin tim. Dora e saj, donte te ofronte nje siguri e qetesi te heshtur, ama ankthi me rridhte neper vena, si nje lume i pakontrolluar.
-Gjithcka do shkoje mire, Lusi,-thote teksa une vazhdoj te kafshoje thonjte.-Ata do t'ia dalin, me beso.
Teksa nena ime ledhatonte floket e mi te shpupurishur, nje infermiere vjen afer nesh me nje pale letra ne dore qe m'i zgjat para syve.
-Mund te plotesoni formularin ?
-Jo tani,-them duke i shtyre tutje.
-I plotesoje une,-hidhet im ate.
Kemba ime vazhdon, pa sfilitje, te tundet nga ankthi qe me ka njomur tere qenien time. E gjithe kjo pritje, duket se shtrihet ne pafundesi e sekondat qe kalojne, ndjehen si peshe mbi kraharorin tim. Perpiqem te shperqendrohem, perpiqem t'i besoj fjaleve te nenes sime por eshte e kote. Mendja ime eshte nje vorbull fajesimi dhe hipotezash "po nese". Duke mos duruar me,ngrihem dhe filloj te sillem neper korridorin e spitalit.
-Lusi !
-Sikur te isha treguar me e kujdesshme...,-pershperis me veten duke injoruar thirrjen e nenes sime.-Sikur.
Nga ana tjeter e korridorit te ethsem, degjoheshin hapa te nxituar, hapa urgjent qe jehonin nga muret spitalore. Per nje moment, mbaj vesh e me pas nisem per te pare nese jane femijet e mi qe kane dale nga ajo e mallkuar salle operimi dhe jane shendosh e mire. E gjithe shpresa duket se therrmohet, kur gati sa nuk perplasem me dy burra te gjate e te veshur mire.
-Me falni, mendova se mos ishin femijet e mi dhe...
-Ju jeni Lusi Smith ?
-Po...po une jam,-them duke u kaperdire.
-Zonja Smith, ne jemi detektivet Mason dhe Rejnolds,-u prezantua detektiv Mason, me zerin e tij te qete por autoritar.
Ne jemi ketu per incidentin...-E di, e di, por pikerisht tani une duhet te jem prane femijeve te mi dhe...
-Zonja Smith, ne ju kuptojme shume mire...
-Jo, jo ju nuk me kuptoni,-them duke ndjere tensionin te me marre nen kontroll.-Femijet e mi akoma nuk kane dale nga salla e operacionit dhe une nuk kam asnje informacion mbi gjendjen e tyre.
-Zonja Smith sikur te qetesoheshim ne fillim dhe pastaj ta fillonim nga e para, si thoni ?-thote detektiv Rejnolds.
Dy duar te medha, me mberthejne nga mbrapa, duke bere koken time te sillej vrik.
-Lusi, per ate Zot, mos vrapo ashtu,-me thote.
-Me fal babi, thjesht...,-them duke ndjere syte te me njomeshin.
-Me falni zoterinj, jam babai i Lusit, Uesli Smith.
-Detektiv Mason dhe detektiv Rejnolds,-thone dhe shtrengojne duart.
-Ata duan te flasin me mua, babi,-them duke u mbeshtetur ne kraharorin e tij.-Por une nuk mundem, jo tani...
-Lusi, e dashur, gjeja me e mire qe mund te besh tani eshte te flasesh me ta,-me thote bute.-Kjo eshte me e mira per femijet e tu. Forca !
-Por babi...
-Do jemi ne ketu,-thote. Ben mire te shkosh me ta tani.
Prania e tij, sjelle pak rehati mes gjithe atij kaosi. Me shikon me syte e tij te paqte e te kuptueshem, megjithate edhe ai eshte i shqetesuar, thelle-thelle. Te dy ne, arrinim ta nuhasnim paster, friken e njeri-tjetrit, qe mbizoteronte mes mijera aromash spitalore.
-Udhehiqni rrugen,-them.
Nje buzeqeshje e lehte, i terhiqet ne cepat e buzeve te tij. Ia kthej buzeqeshjen, qe me pare shuhet se lind. Ndjek nga pas, ne heshtje, dy detektivet, teksa largohemi pak me tutje,per te zhvilluar marrjen ne pyetje.
-Perse nuk filloni te na tregoni, zonja Smith,-thote njeri prej tyre.
Pohoj tre here forte me koke dhe me zerin qe fillon te me dridhet, marre guximin t'iu tregoje detektiveve, gjithcka ku u gjenda para ca oresh.
-Zonja Smith ?!
-Po..po ktheheshim pasi takove nje mikeshen timen, ne zonen e Marcolas,-them.-Ajo ka nje ferme te vogel dhe mua me pelqejne kuajt. Vendosa te shkonim te gjithe bashke. Kur po ktheheshim, mora nje kthese per ne rrugen e Mohawk-ut te vjeter. Femijet i kishte zene gjumi sepse ishte bere vone dhe mora rrugen e shkurter per te arritur me shpejte. Pikerisht aty, pas ca metrash, nje burre me ben me dore te ndaloje. Mendova se kishte nevoje per dicka...mund te ishte i semure dhe prandaj ndalova. Zbres dhe e pyes nese kishte nevoje dicka. Afrohet afer meje dhe me thote t'i jap makinen.
Ndaloj pakez, duke u munduar te kontrolloje emocionet e mia, qe duken se me kercenojne.
-Me qelloi si fillim mua pastaj...pastaj filloi te qellonte ne drejtim te femijeve te mi,-shtoj.-U perlesha me te me aq sa nje femer ka fuqi. E dorezuar para fuqise se tij mashkullore,marre nje pakete me camcakez qe Oliveri i ka qejf dhe e hedh tutje,duke bere gjasme se hodha celsat e makines. Burri misterioz duket se e ha kete dhe shkon te shohe ne drejtim te shkurreve.
-Me pas ?
-Me pas futem ne makine, pa kthyer koken mbrapa ne kerkim te nje spitali,-perfundoj.
Detektivi Mason shkarravit ne bllokun e vogel qe ka me vete.
-Po kete burrin misterioz,-thote duke me pare ne sy-,e keni pare ndonjehere ?
-Jo, e bindur qe jo,-them.
Fytyra e detektivit, shtremberohet nga zhgenjimi.
-Po sikur te na e pershkruanit, zonja Smith ?-pyet
-Ishte pak me i gjate se une,-them.-Kishte floke te gjate te kafenjte, me mjeker. Kishte veshur nje kemishe nga ajo me kuadrate te kuqe dhe nje pale xhinse.
Vazhdoje te kujtoje vizualisht, ate qe na qelloi duke u perpjekur te mos harroja asnje detaj, mes gjithe te dridhurave, qe me pershkonin trupin.
-Zonja Smith, a keni ndonje armiqesi apo ndonje arsye qe mund t'iu qonte ne kete pike ?-pyet.-Me kuptoni c'dua te them.
-Jo nuk kam ndonje armiqesi apo arsye sic e quani ju,-them.-Pasi behesh nene, duhet te tregohesh me e matur.
-Po bashkeshorti juaj ?-me pyet detektivi tjeter.
-Une dhe im shoq, jem te divorcuar.
-E shoh,-thote.
-Si quhet ai ?
-Henri...
-A vute re dike rrotull qe mund te kete pare dicka ?
-Rruga ate nate, si per cudi ishte teper e heshtur,-them.-Dukej sikur te gjithe,pervec meje,e dinin se nje maniak do te dilte per te vjedhur nje makine.
-Zonja Smith, jeni e sigurt qe nuk keni dicka tjeter per te thene apo shtuar ?-pyet sikur te kisha mbajtur dicka te fshehte.-Ju lutem,tregohuni e kujdesshme sepse cdo gje mund te na ndihmoje ne hetimin tone.
Syte iu nguliten pllakave te dyshemese. E gjithe qenia ime dukej sikur po i pergjerohej kujteses, qe te tregohej me gjakftohte, e qe te mos harronte ndonje fragment informacioni te rendesishem.
-I kam thene te gjitha,-them e bindur.
-Ne rregull, zonja Smith,-thote dhe fut bllokun ne xhepin e xhaketes se tij. Le t'iu shoqerojme,deri tek familjaret tuaj.
Perpiqem te gjej ngushellim, ne ritmin e frymemarrjeve dhe nxjerrjeve qe supozohet se do te me qetesojne zemren time te drobitur. Nen shoqerine e dy detektiveve, ec mes permes korridorit te spitalit. Pas nje kthese, e gjej veten balle per balle me nje doktor.
-Zonja Smith ?-me thote mjeku.
-Po, doktor ?
Shprehia e tij ishte e zymte, me ca sy te mbushur me nje perzierje simpatie dhe pikellimi. Mund ta quaja instikti i nenes por zemra u duk se kerceu ne fytin tim, duke e bere te veshtire kaperdirjen.
-Mbaroi operimi ?-them pas nje pauze te gjate.-Si jane femijet e mi ? Jane permendur ? Kur..kur mund t'i takoje ?
-Zonja Smith, vajza juaj e madhe, Ema...ka nderruar jete. Ngushellime !
YOU ARE READING
Ne emer te dashurise
Mystery / ThrillerNje mbremje te qete,Lusi po kthehej ne shtepi se bashku me tre femijet e saj,pas takimit me nje shoqe te saj. Gjate udhetimit,ajo ve re nje burre misterioz ne ane te rruges qe i ben me shenje te ndaloje. Lusi perfshihet ne nje grabitje dhe ne perles...