1. Një shënim mbi bankë

66 8 23
                                    

Elio ka pelqim te fshehte per ty.
Dikush qe ju njeh nga afer "

Ky ēshtë shënimi që gjej mbi bankë. Menjëherë hedh sytë përreth, por askush nuk po shikon. Përfitoj nga rasti dhe i hedh sytë atij. Nuk është e mundur që kjo që shkruhet të jetë e vërtetë. Po, ndonjëherë e shoh si mi ngul sytë por ama vetëm kaq. Ndoshta me mua eshte pak me i afruar prej shoqerise se perbashket apo se kemi dal shpesh grup por vetem kaq. "Jo Stela po ja fut kot. Kushdo që e ka shkruar ktë budallik do vetëm të të ngatërrojë. Ai nuk ka asnjë pëlqim për ty" mendoj dhe me kaq arrij ta shtyp pak atë mendim.
Sot Elda mungon ndaj me duhet të ulem vetëm. Shenimin e palos dhe e fus te xhepi i trikos. Bie zilja dhe orën e parë kemi biologji. Ne klase hyn zysha ime e preferuar. Duke qënë se nuk kemi mësim të ri sot na le të lirë. Kjo është një nga arsyet pse më pëlqen me shume se te tjerat.
- E vërtetë apo sfidë? - Zoi kthehet pas. Bashkë me te dhe Alejden që janë shoqe të mira të miat fillojmë të luajmë. Rrugës na shtohet dhe Rori. Shoqja me e mire e imja. Bidoni rrotullohet dhe bie tek unë. Sigurisht që zgjedh të vërtetën, një sfidë do ishte tmerr. Heren e kaluar mu desh te perqafohesha me njerin nga klasa. Kurre me.
- Shkronjën e parë të djalit që pëlqen. - Si mund te mungonte nje pyetje e tille?
- Nuk kam. - them dhe syri më shkon te Elio. Është mbledhur me grupin e tij dhe vë re që nuk po mi ndan sytë. Nëse do ndodhte kjo një vit më parë do çmendesha nga lumturia dhe do mendoja se vërtetë më pëlqen, por tani që pëlqimi im për të është zhdukur nuk më bën aspak përshtypje, kështu pa e menduar gjatë vazhdoj lojën.
- Çfare ndodhi me Naruton? - Rori me ngacmon. Naruto eshte pseudonim per Elion. E kaloj duke qeshur sepse e dine qe nuk kam me pelqim. Dhjetra pytje e dënime jepen deri sa mbaron ora e parë.
Ora e tretë kalon mërzitshëm me zyshën e gjuhës. Shyqyr kemi vetëm një orë. Pas 3 orëve kemi pushimin 20 minutësh. Shkoj me gocat ne drejtim te tualetit. Është vendi ynë i preferuar për të marre vesh çfare ndodh ne shkolle. Patjetër që shkojme edhe për shkrimet që bëhen në mure. Çdo ditë vë bast se shtohen më shumë se 10. Drejtoresha është munduar të marrë masa por asgje ska ndodhur. Muret janë lyer disa here dhe prapë është e njëjta situatë.

- Ne po ikim se është zysh Liza në korridor. - zysh Liza është kujdestarja jonë. Nuk i pëlqen kur shkojme të gjjtha ne banjo, sigurisht. Prandaj dhe ne ndahemi në grupe më të vogla kur dalim nga tualeti. Pres që të largohen ato dhe pasi bëj disa ecejake ne tualet dal dhe unë. Ngjitur me tonën ndodhet tualeti i djemve. Në hyrje ndodhet Elio. E shoh kalimthi dhe eci para tij por ai më ndalon.
- Stel, prit pak. - çuditem. Është viti i dytë te ne dhe nuk kam pasur ndonjëherë bisedë nga afër me të pervec kur kemi qene te gjithe duke biseduar, pra privatisht kjo eshte hera e pare. Çfarë i ndodhi sot? Mendja më shkon tek letra. Mos ndoshta...?
- Pse nuk ma ke thënë? - fjalët e tij më çudisin akoma më shumë.
- Çfarë të të thoja? - i them.
- Që më ke qejf. - thotë pa ngurrim. Nuk ja dalloj dot zërin nëse është i kënaqur apo jo.
- Çfarë?? Jo! - më duket bërtas më shumë seç duhet sepse shumë kthejnë kokën.
- Si jo? - më pyet. Çehrja i prishet e tëra. Fut dorën në xhep dhe nxjerr nga aty një letër. Ma jep mua.

" Stela ka një pëlqim të fshehtë për ty.
Një i njohur i përbashkët. "

Çuditem. Është i njëjti shkrim si ai që më erdhi mua.
- Nuk ka mundësi - them - Kjo letër më erdhi dhe mua. - nxjerr letrën që fatmirësisht nuk e hodha dhe ja jap. Ai është po aq i çuditur sa unë.
- Kush mund të jetë? - më pyet.
- Nuk e di. Ka vetëm një mënyrë për ta kuptuar.
- Të gjejmë i kujt është ky shkrim.
- Pikërisht! - më vjen mirë që e kuptoi.
- Dhe si do e bëjmë këtë?
- Nuk e di. Në fillim do fillojmë nga të klasës. Ke ndonjë ide se kush?
- Jo, se di fare. - pergjigjet duke mbajtur nje fytyre te mendueshme.
Ndahemi dhe une shkoj ne klase ai pret shoket. Kur hy në klase sërish i shoh të gjithë me dyshim. Nuk kam ndonjë për të cilin dyshoj por asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta është ndonjë lojë e vajzave por mesa di un asnjëra nuk ka atë shkrim. Ulem në banke në heshtje dhe shoh Elion që hyn pas meje.

______________________________

Hello! Kjo është historia ime e parë dhe uroj shumë tju pëlqejë. Do jetë një histori e shkurtër. Sorry nëse dalloni gabime gramatikore por është një histori e thjeshtë dhe doja vetëm ta shkruaja pa i kushtuar shumë rëndësi.
Ps. Kapitujt e tjerë do jenë më të gjatë, ky është sa për hyrje.
Lots of love 🧡

Një shënim mbi bankëWhere stories live. Discover now