1 vit me pare, ardhja e Elios ne klase.Elio
Nuk eshte hera e pare qe ndroj shkolle, por sot ndihem sikur eshte me ndryshe.
- Hyme? - zysha kujdestare hap deren dhe une hy pas saj.
Njeriu i pare qe me kap syri eshte nje vajze, me kurriz duke lene dicka mbi tavolinen e zyshes. Ndoshta rregjistrin?
- Meqe jeni te gjithe ne klase, po ju prezantoj nxenesin e ri Elio. - syte e mi kthehen serish nga vajza qe tani ka kthyer koken dhe po me veshtron. Ngren syzet me gisht, veprim qe me duket shume i lezetshem. Ashtu si dhe ajo. Floket e verdhe kombinuar me syte hazel me terheqin vemendjen, por me shume buzeqeshja e saj. Po me buzeqesh. Mua. Qetesohu. Duket qe eshte e mire me te gjithe. Eshte dicka miqesore. Ja kthej buzeqeshjen duke i mbajtur syte te ajo.Prezantohem dhe nuk jam aq entuziast per te tjeret se sa per te, vajzen qe nuk ja di emrin akoma.
Kalojn oret dhe ne mbarimin e dites zbulova emrin e saj, Stela. I shkon shume sepse ngjan me Stelen e winx. E bukur, e magjishme... Jemi ne oborr te gjithe duke u larguar pak nga pak. Kerkoj me sy fshehtas per te dhe dalloj krahun e nje djali ti vendoset ne shpatulla. I dashuri i saj?
- Te hipi ne koke per te? - Vini, me te cilin u miqesova shpejt me afrohet.
- Jo. - largoj shikimin nga ajo duke u shtirur si i painteresuar.
- Eshte vajze shume e mire. Erdhi vjet te ne. Vetem se i vardisen shume.
- Eshte e bukur. - pranoj sikletshem.Ajo ishte dita e pare qe krijova pelqimin tim per te. Dhe mundesia se ajo do me pelqente mua mu shua kur pashe djemte qe i vinin rrotull çdo dite. Djem me te bukur se une.
Stela
Le regjistrin mbi tavolinen e zyshes. Nga pas meje degjohen hapa dhe me pas zeri i zyshes qe lajmeron ardhjen e nje nxenesi te ri. Kthehem me deshiren per te qene vajze por perballem me dy sy te bukur qe me shohin. Eshte i gjate, me disa fije floku me te gjata qe i bien ne sy. I buzeqesh. Mos e kuptoi qe e pelqeva? Buzeqeshja e tij me kthehet po eshte me e stepur, me e vaket... Mos ju duka si nje idiote qe i buzeqesh djalit te pare qe e sheh? Mos. Largon shikimin nga une dhe prezantohet.
Elio. Sa emer i bukur.Kaloj oret duke i hedhur ndonje veshtrim tek tuk per te mos ta bere shume te dukshme.
- Si te duket nxenesi i ri? - Rori afrohet te banka ime.
- Mire.
- Mire do te thote, shume i bukur, i mrekullueshem, djali i endrrave te mia?...
- Pusho. - hedh syte rrotull mos na ka degjuar njeri. - Eshte shume i bukur. - them duke i hedhur nje tjeter veshtrim vjedhurazi.Bie zilja dhe dalim me heret. Sigurisht, dita e pare. Dal jashte dhe kerkoj per te por nuk e shoh. Ndoshta nuk ka dale akoma nga shkolla. Nuk e di pse e pres kur e di qe nuk do kem guxim ti flas. Nuk mendoj se i pelqeva. Kushedi sa vajza ka pasur nga shkolla e vjeter. Mund te jete dhe i lidhur.
- Hej! - krahu i Erionit me hidhet ne qafe. Ndihem ne siklet. .
- Çfare ben? - e pyes dhe tentoj ti largoj krahun.
- Pse refuzon menjehere? - ben si i lenduar. E urrej faktin qe mendon se vetem se ka pelqim per mua mund te me afrohet ne kete menyre.
- Shifemi neser. - i them grupit dhe largohem sa me pare nga syte e Erionit.Ishte dita e pare qe fillova te pelqeja Elion.
YOU ARE READING
Një shënim mbi bankë
Romance"Elio ka pëlqim të fshehtë për ty - Dikush që ju njeh nga afër" Është ky shënimi që Stela gjen një mëngjes mbi bankën e saj. Është e mundur që ai, Elio, djali që ajo pëlqen të ketë pëlqim për të? Gjatë "aventurës" së tyre për të gjetur autorin e le...