2. Tentativa e parë

30 7 14
                                    

Dje kam menduar gjithe naten se kush mund të jetë ai i letrës por nuk kam qullosur gjë. Nuk di as se si do i shoh shkrimet e 20 vetave që janë në klasë. Vendos të mos ta vras shumë mendjen dhe ulem në bankë. Sot jam përsëri vetëm. Përshëndes gocat e mia dhe nxjerr librin e historisë. Sot është një nga ditët me të mërzitshme. Ulem dhe pres të filloj mësimi. Zysha hyn dhe të gjithë ngrihemi në këmbë.
Pas 10 minutash mësim hyn Elio. E ka zakon të vijë vonë. Më sheh qe po e shoh dhe largoj sytë. Ulet te banka e vet dhe mësimi vazhdon kot derisa orën e dytë shperndahen minitestet që bëmë javën e kaluar. Një mundësi e mirë për te shikuar shkrimet.

Ngre dorën që t'i shpërndaj unë dhe ngadalë duke i lënë ato nëpër banka i hedh një sy. Elio e kupton çfarë po bëj ndaj kur shkoj te ai më pengon që të rrëzoj fletët. Jam gati t'i bërtas por e kuptoj planin e tij. Bashkë të dy mbledhim fletët e shpërndara në tokë duke i parë shkrimet pak më me kujdes. Mbaroj shpërndarjen e fletëve dhe në mendje kam 3 emra që shkrimi mu duk i ngjashëm:
Luna -> mund të jetë pasi kam vënë re se ka pëlqim për të. Ndoshta po më vë në lojë.
Ledio -> Mendoj se ka një pëlqim për mua.
Vini -> Shoku i ngushte i Elios. Mund te jete duke i bere ndonje loje.
Njëri prej tyre ka bërë ktë budallik dhe unë duhet ta gjej se kush.

Nuk e mbaj mendjen fare tek mësimi, por hy fort në mendime për gjithë situatën e kur ndonjëherë shkëputem ndiej shikimin e Elios mbi mua.
- Stel, coji pak këto tek dollapi im, meqë i morët notat. - eshte zysha duke më thënë për minitestet. Pa menduar shumë shkoj, i marr dhe dal nga klasa. Ktu jemi në katin e fundit, salla ndodhet në katin e parë. E marr shtruar, fundja mirë bëra që dola pak nga mësimi. Kam pasur ne mendje vetem letren dhe autorin e tij.
- Prit, hej! - është Elio duke ardhur me vrap drejt meje.
- Çfarë do? - e pyes e pabezdisur. Më merr fletat nga dora. - Çfarë po bën? - e pyes sërish.
- Më ndihmo të gjej ato tre minitestet.
- Do i marrësh?
- Po. Mos u shqetëso, as që ka për t'i vënë re fare.
- Shpejto pra.
- Nëse do më ndihmoje pak... - shton dhe aty shikimet tona përplasen. Jam një shkallë sipër tij dhe prapë ai është më i gjatë se unë.
- Po, mirë, - them me zë të ulët dhe hap një nga një fletët. Ai i fsheh me kujdes të treja.
- Mos duhet ti shohim edhe njëherë të gjitha?
- I pamë mjaftueshëm ne klasë. Të mos humbim kohë me të tjerat. - thotë me ftohtësi. - Coji poshtë ndërsa unë do të të pres te tavolina e korridorit. Do e gjejmë kush e ka shkruar.
- Mirë, - i them - Më prit.
Shkoj me vrap poshtë dhe i vendos fletët me shpejt.

Kur ngjitem lart ai është atje duke më pritur. Kam mundësinë ta shoh pak nga larg. Gati e kuptoj çfarë pëlqeja tek ai vjet: flokët e shpupuritur, buzëqeshjen ngjitëse, hungën me një gungë të vogël që në profil duket më burrëror bashkë me nofullën e theksuar.

- Erdhe? - kthen kokën dhe më sheh mua ashtu të shtangur pranë shkallëve. Lash nam.
- Po, ëë, e gjete kush? - them ne siklet
- Nuk e di mirë, por Vini nuk është. Nuk do e bënte diçka të tillë, nuk ka pse. As Ledio jo. Ai shkruante pak më hapur. Ngel Luna por dhe adaj nuk i ngjason aq shumë shkrimi. Ndoshta është munduar të ndryshojë që të mos kuptohet por... - thotë por nuk duket sikur e  beson. I marr minitestin e saj nga dora dhe ka të drejtë. Kur e sheh nga afër nuk kanë asgjë të ngjashme.
- Nuk është asnjë nga këta. - them me inat që nuk zbuluam asgjë.
- Do e gjejmë shpejt.- më premton ndërkohë që më shikon në sy pak më gjatë. Ndihem në siklet.
- Ose mund ta lëmë fare. Fundja është vetëm një budallik. - kur i them ktë më duket sikur lëndohet. Fytyra i merr një pamje tjetër.
- Nëse kështu do ti... - më thotë i zhgënjyer. Papritur më duket sikur ajo ndjesia e pëlqimit për të më kthehet pas. " Jo, jo jo! Vetëm po ndjen keqardhje për të. Nuk ke asnjë pëlqim." Pa i thënë asgjë, eci me vrap shkallëve. Ai vjen pas meje.

- Pse u vonove kaq shumë? - është zysha që më pyet. Kujtohem për çelësat dhe ja lë mbi tavolinë.
- Nuk po hapja dot dollapin dhe shkova pak dhe në tualet. - i them dhe ulem në bankë.
- Je mirë? - Zoi kthehet mbrapa dhe më pyet. Pohoj me kokë dhe nxjerr bllokun e vizatimit. Nuk kam shumë talent dhe nuk praktikohem shumë, por kur nuk kam çfarë bëj shtyj kohën. Kërkoj për një laps të mprefur kur hapet dera. Është Elio, sa hyn nuk i përgjigjet zyshës se ku ishte, por shkon në bankë dhe ul kokën. Duket i mërzitur. Mos vallë e mërzita unë?!

Ashtu duke menduar nuk kisha vënë re që po pikturoja. Gjejeni pak se kë? Elion. Kur e shoh ka dalë aq bukur dhe nuk e gris dot. Mund te jete piktura me e bukur qe kam bere deri tani. Mbyll bllokun aq sa dëgjohet zhurma dhe disa kthejnë kokën nga une. Kur do mbarojë kjo ora?! Mezi pres të shkoj në shtëpi!

- Sa per projektin, duhet te dorezohet pas dy javesh.- shkeputem nga mendimet e mia dhe kthehem ne realitet. Pas dy javesh?? Kemi dhe 3 projekte tjera per te dorezuar deri atehere. Nuk eshte e drejte.
- A mund te ndahemi si te duam neper grupe? - flet Ledio. Nuk e di pse pyet se nuk eshte se i ben ndonjehere detyrat qe i jepen. Ve re qe sheh nga une. Sapo u konfirmua qe me ka qejf.
- Do zgjedh 4 lidere dhe mund te marrin ne grup 5 veta ke te duan. Stela, Luna, Alejda dhe Fationi. Çuditerisht zysha nuk e fillon me mua ndaj ngel ne fund dhe sigurusht me nxenesit me kot.
- Ka ngelur Elio dhe Ledio. Stela zgjidh nje dhe tjetrin do e marri Alejda.
Hedh syte tek Elio. Ka ulur koken dhe nuk me sheh.
- Elion. - kthen koken nga une dhe me buzeqesh. Mos! Mos do mendoje se e pelqej? Nuk mund ta zgjidhja Ledion se do e merrte sikur une e pelqej... Ehaa nuk po e vras shume mendjen.

Bie zilja dhe makthi per sot mbaroi. Jane dhe 4 ore te tjera por rendesi ka qe lendes me te merzitshme i erdhi fundi.
_________________________

Kjo ishte dhe pjesa e dyte dhe e fundit per sot. Si ju duket? ❤

Një shënim mbi bankëWhere stories live. Discover now