I Dashur Atdhe
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.
YOU ARE READING
Poezi Shqip
PoetryNepermjet ketij "libri" do te mundohem te publikoj shkrime ne gjuhen shqipe. ....shpresoj tju pelqejn.... P.s:Jo te gjitha jan te mijat.