Ëndrra dhe frika ime

42 0 0
                                    

Sa bukur esht te jesh femij, plot enrra dhe plot e perplot fantazi. Momentet i krijon vet, mjafton vetem nje loder, nje shok imagjinar dhe pak fantazi. Enderron se sa bukur esht te rritesh, enderron se sa bukur esht te jesh i lir, me ne fund. Te jetosh pa u dashur te zbatosh urdhrat e prinderve. Mirpo kur rritesh, kur mberrin pikerisht ne ate mosh te cilen e ke enderruar per shum gjat, pikerisht aterer enrrat e tua veniten. Pikerisht ateher kupton se te qenurit i rritur nuk qenka ashtu siq e mendoje. Ato enrrat dhe fantazit qe ti kishe ndertuar me me aq shum perkushtim dhe padurim per aq shum vite rrezohen, thyhen, coptohen dhe ndahen ne miliona copkeza te vogla sikur te ishin copeza çelçi. Kjo ndjenj e erret thellohet akoma dhe me teper kur ti je nje vejz, nje femer. Te duhet gjithmon te ulesh koken dhe perpara se te thuash ose te veprosh dicka je e detyruar ta menosh me mijra her, por edhe po qe se e ben, edhe po qe se perpara se ta thuash opinionin tend e analizon ne detaje dhe mendon se si esht menyra e duhur per ta then qe te mos keqkuptohet, ai prap se prap ska per tu marr i mirfillt. Prap se prap kan per te te perbuzur dhe do te thone: "Turp". Pse turp? Po qe se un them mendimin tim ashtu si un e mendoj, ashtu si un e ndjej, pa e fyer askend dhe thjesht duke mbrojtur veten qenka turp. Pse turp? Sepse ne kete menyre nje qenjeje te ashtuquajtur mashkull i bie reputacioni sepse femra ka ngritur zerin per te drejtat e saja? Boll, mjaft me me keto mendime prapanike! Ahh si kur te mos na kish pushtuar turku per aq shum vite! Ne ate menyr sdo na linte edhe keto tradita prapanike dhe primitive qe na kan mbetur dhe nga te cilat akoma edhe sot, me shum se 100 vite me von, prap spo arrijm te shperojm. Kuptojeni ju qenja mashkull se femra nuk eshte sherbetorja juaj. Ju nuk e keni ate te drejt. Lutem nga thellesia e zemres time qe keto prapambejtesira emancipimin ta ken sa me te shpejt dhe sa me te perhapur. E kam enderr qe nje dit ne te ardhmen te jem nje grua e panvarur, nje grua qe vendimet ne jeten e saj ti marr vet, nje grua e cila burrin nuk do ta shoh si nje padron te sajen dhe prej te cilit te ket frik por si nje shok te ngusht. Nje shok me te cilin do kaloj te gjitha problemet bashk, nje shok i cili per gabimet e saja nuk do ti bertas apo te hidherohet me te por nje shok i cili gabimin e saj e ben mesim per te dy. I cili gabimet i shpjegon me durim dhe me urtesi. Nje shok i cili do ta mbeshtes ne veprimet e saj dhe do ta ndihmoj qe te arrijn se bashku majen e suksesit. Nje shok i cili per suksesin qe un mberrij ai derdh lot gezimi. Nje shok qe te jet krenar per ate qe un jam dhe per ate car ai do tme ndihmoj te behem. Nje shok me te cilin do te ndertojm nje fole dhe do te kujdesemi me shum perkushtim per folen ton, per te vegjlit tane dhe, c'eshte me e rendesishmja, per njeri tjetrin. Nje shok i cili do te me falte dashuri, do te me respektonte, do te sillej but me mua, do te mirkuptonim njeri tjetrin dhe sdo e linim kurr ne balt. Tani qe jam me e rritur kjo esht endrra ime. Mirpo frika ime me e madhe tani eshe se po u rrita më, enrra do venitet prap!
                                                                             D.Ll

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: May 31, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Poezi ShqipWhere stories live. Discover now