Prologu

153 8 0
                                    

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë dhe prisnin me padurim zanën e dhëmbëve të linte atje monedhën. Por, kur zgjoheshin në mëngjes, gjenin mynxyra që s'ti nxë goja të thuhen. Një kërmill të ngordhur. Një merimangë të gjalle. Qindra e qindra gërshërëza që dilnin duke u zvarritur nga poshtë jastëkut. Apo më keq. Shumë më keq...
Dikush a diçka vinte në errësirë në dhomat e tyre të gjumit dhe, pasi u rrëmbente dhëmbin, linte në vend të tij një kartë telefoni që të ngrinte gjakun.
Djalli ishte në punë e siper
Po kush apo çfarë fshihej pas kësaj?
Si arrinte të futej fshehurazi në dhomat e gjumit të fëmijëve pa e parë askush?
Dhe për çfarë t'i hynin në punê gjithë ato dhëmbë...?

Dentistja ShtrigeWhere stories live. Discover now