Alfi nuk I honepste dot dentistet. Ndaj edhe I qenë zverdhur të tërë dhëmbët. Edhe ndonjë rrallë e tek që s'ishte I verdhë, ishte bojëkafe. Qe njollosur prej gjithë atyre mrekullive për të cilat fëmijët lënë koken, por që dentistët I urrejnë. Karamele, pije me gaz, çokollata. Dhëmbët që s'ishin as të verdhë dhe as bojëkafe, thjesht s'ishin më. Kishin rënë. Por njëri syresh pat kafshuar një sheqerkë dhe vazhdonte të qëndronte ende. Të tjerët qenë zbukuruar prej çamçakëzëve me shije frutash. Dhe kjo ngaqë djali dymbëdhjetë vjeçar s'pati shkuar te dentisti që kur kishte qenë I vogël.
Vizitën e fundit te dentisti e pat bërë kur po mbushte gjashtë vjeç. Thjesht I dhembte një dhëmb, por që përfundoi në katastrofe. Dentisti, zoti Erstuajli, ishte një plak I stërlashtë. Pavarësisht se qe shumë zemërmire, ai duhej të kishte dalë me kohë në pension. Ngjante si breshkë, madje si breshkë plakë. Mbante ca gjyzylykë kaq të trasha, sa I dukeshin sytë si topa tenisi. Zoti Erstuajl I tha Alfit që dhëmbi në fjalë I qe prishur dhe që nuk ja vlente ta mbushte më, ndaj, për fat të keq, s'i mbetej rruge tjetër, përveçse t'ia shkulte.
Ia tërhoqi e tërhoqi e tërhoqi me daret gjigante prej çeliku. Por dhëmbi nuk dilte. Madje e vuri gjurin mbi karrige, pranë kokës së Alfit, për ta zënë më mirë atë qerrata dhëmb. Por prapë nuk dilte.
Atëherë dentisti antik I thirri për ndihmë infermieres së vet, që ishte edhe ca më e lashtë. Zonja Prig mori urdhër ta mbante djalin fort dhe ta tërhiqte prapa me të gjitha fuqitë. Por përsëri dhëmbi nuk doli. Nuk vonoi dhe u thirr për ndihme recepsionistja e ngjallur, zonja Viëll. Ajo peshonte më shumë se zoti Erstuajl dhe zonja Prig së bashku. Po, pavaresisht nga pesha e saj, dhëmbi prapë nuk doli. Paskësaj, dentistit I shkrepi në kokë një ide dhe porositi zonjen Prig ti sillte fillin më të trashte të mëndafshit që mund të gjente. E lidhi fort rreth dorezave të darëve dhe shkoi si lak përqark trupit të zonjës Viëll. Pastaj I dha urdhër recepsionistes tashaluqe që, kur të numëronte deri në tre, të hidhej nga dritarja. Po pavarësisht se zonja Viëll e tërhoqi me të gjithe peshën e trupit të saj gjigand, dhëmbi prapë nuk doli.
Ndërsa Alfi I gjorë priste I tmerruar në karrigen e dentistit, zoti Erstuajl doli në dhomën e pritjes për të kërkuar përforcime. E gjithë turma e pacientëve që prisnin aty për tu vizituar, u thirr në ndihmë. Dentisti plake I ftoi të hynin brenda të gjithë, të rinjë e pleq, të hollë e të trashë. Po dhëmbi I bëri balle dhe atij zinxhiri të gjatë njerëzish, që po e tërhiqnin me të gjithë fuqinë. Veçse Alfi I gjorë po e shihte vërtet keq. Dhembja e dhëmbit ishte hiçmosgjë në krahasim me atë që po hiqte tani për ta shkulur. Po zoti Erstuajl e kishte ndarë mendjen t'i shkonte deri në fund asaj që kishte nisur. I mbytur në djersë, pasi e ktheu një herë me fund gotën me ujë për te shpëlarë gojën, I mbërtheu darët me të gjithë fuqinë që I kish mbetur.
Dhe më në fund, pasi u bënë sikur kaluan ditë, javë e, madje edhe muaj, që ja shkulnin, Alfi dëgjoi një zhurmë shurdhuese
KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKRRRRRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
UUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dentisti e kishte shtrënguar aq fort, saqë dhëmbi u thërrmua. Ai shpërtheu në mijëra copëra të vockla brenda gojës së Alfit.
Kur ajo sprovë e hidhur mori fund, zoti Erstuajl dhe të gjithë ata që e ndihmuan, dergjeshin të hallakatur nëpër dyshemenë e klinikës
- Kaq e pat edhe kjo punë- I njoftoi të gjithë, teksa ndihmësja e tij, zonja Prig, e ndihmonte të ngrihej në këmbë.- Ah, qerratai I vogël, sa kokëfortë që ishte!
Pikërisht në atë çast, Alfi zbuloi diçka. Dhëmbi I dhembte prapë.
Dentisti I pat shkulur një dhëmb tjetër!