Thua eshte faji im ?

15 0 0
                                    

Eca me ngadale drejt teje duke dale nga vetja ime

me trup te kerrusur dhe me gjunje te prere

me nje buzeqeshje te shtirur ne buze, dhe nje rrudhe ne balle 

e bera per ty, per te qene krenar.

Aty qendrova me ty, dhe pse isha nje tjeter une

u pershtata me genjeshtra dhe fjale boshe

u hoqa si nje kukull e rreckosur

qe me hodhe pa meshire ne nje qoshe.

Ah sa e urreja veten time te lenduar

ahhhhh sa do doja ta merrja ne dore dhe ta thyeja si nje kristal i plasaritur

tja shkulja zemren nga kraharori me rrembim dhe force

ta hidhja trupin atje ku ti me hidhje per shume kohe.

Valle a nuk kisha sy ta shihja veten time 

 qe ne cdo dite qe vinte po shkrihej ngadale

qe vrava unin tim per te dhene jete ty

qe u hoqa si nje hije, pa buzeqeshje, dashuri dhe fjale. 

Une isha ajo qe vrava veten time, dhe faj ste ve ty aspak

kisha fuqi te luftoja per tu ngritur nga lufta jote pa arme

por zgjodha te rrija e burgosur, e roberuar, me shpirt te lidhur ne pranga

dhe tani jam e gjymtuar ,

dhe se di a jam gati per nje fillim te ri dhe per nje hap te pare.










Poezi ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora