Pasi ndeshja mbaroi dhe skuadra jone hengri pluhur filluam te ngriheshim nga vendet tona. Nova e mbante Aleksin afer sikur do ia hante dikush."Me duket heret per tu kthyer, ndeshja mbaroi shpejt" veren Nova "Them te ulemi diku dhe te hame, si thua Aleks?"
"Nuk e di mua nuk me hahet shume, do ti Kaila?" me drejtohet mua ai.
"Normal qe po, gjithmon gati per ushqim" dhe po tregohesha e sinqert.
"Perfekt shkojme, edhe nese sdo te donit do ju merrja zvarre gjithsesi" dhe qesh ne menyre djallezore.
Shkuam te nje fast food aty afer. Ajo thoshte se ishte me i miri dhe kishte te drejte... Atje shkova me Karterin ne takimin e pare...
Zum vende brenda se jashte ishte ftohte.
Nje bjonde e imet dhe me nje fustan qe me fuste mornica vetem duke e pare u afrua per porosine.
"Dy sufllaqe, doppio me te gjitha, me shume salce kosi dhe njeren pa qep. Oh! Edhe mbushe me patate, ose me mire me sill edhe nje pjate me patate me vete pervec kesaj. Po ti Kaila do? Okej bej dy pjata me patate dhe sufllaqe me shume patate brenda." Nova foli kaq shpejt sa nuk kisha kohe te ktheja pergjigje per punen e patates.
"Ne rregull..." po i shenonte kamarierja "Po ju?" pyet Aleksin.
"Emm...uje"
"Me gaz pa gaz?"
"Pa gaz"
Ajo largohet dhe Nova pershperit.
"C'ishte kjo paturpesi? Na felliqe! Oh edhe hiqi syte nga fundshpina e saj. " dhe e pickon pak.
Ajo hap telefonin dhe shikon disa mesazhe nga mamaja e saj. Teksa ajo e trembur perpiqet tu pergjigjet te gjithave ai me ngul syte.
Keto 2 muaj jemi afruar shume si miq. Une rri gjate gjithe kohes me Noven dhe duke pare lidhjen qe kane jemi frekuentuar shume bashke.Ai eshte shume i kujdesshem dhe i dashur dhe simpatik dhe me sens humori dhe...gjera te tjera.
Ngre vetullen ne menyre pyetese. Ai fillon e buzeqesh lehte. Ia kthej gjithashtu.
"Oho lutuni per mua! Mami po me telefonon!" Cohet ajo per te folur diku me pak zhurme.
Mbetem vetem ne tavoline dhe gjithcka mu mblodh ne fyt. Ndihesha ne siklet dhe pak e frikesuar kur Nova largohej dhe ne rrinim aty. Dhe une si mumje duke mos ditur si te hap muhabet.
"Do uje?"
"hm?"
"Do uje? Me duket se ke nevoje se po pertypesh disa here."
"Aha po ne fakt" dhe me zgjat bidonin e tij te hapur. Edhe pse ai kishte pire aty. "Faleminderit"
Shpresoja qe ky moment i sikletshem te mbaronte sa me shpejt. Per me teper sa here qe kujtoj momentin se si e perzura kur erdhi ne dhome me ben te ndihem nje idiote me 5 minutsha. Ose ndoshta jam vertet.
"Po shkoj ne banjo" thote ai me ne fund.
"Ok" gjithcka qe nxjerr goja ime.
Disa sek me vone me dridhet telefoni. Ishte mami serish. Po filloj te besdisem nga keto zile cdo 2 minuta.
"Alo ma" hap telefonin dhe shkoj per ne banjo.
"Kaila? Ku je?"
"Nje sekond se nuk po te degjoj" them duke shpejtuar te zona e qete.
Perpiqem te hap deren e banjos por ishte e mbyllur.
"Ka njeri?" pyes. Po normal qe do kete perderisa eshte e tille.
"Kaila?" Degjohet nje ze mashkulli.
"Kush eshte ai?" pyet mami duke ngritur zerin.
"Aleks?" pyes.
Mos me ben syte dhe ngaterrova banjon? Jam mesuar si ne shkolle me Noven.
E femrave ishte.
"Vajze e mbare te kerkoj te kthehesh ne shtepi. Me sa mora vesh ndeshja kishte mbaruar."
Dera hapet nga Aleksi i habitur qe me shihte.
"Ka gje?" pyet ai.
Teksa shoh brenda ve re nje koke te verdhe. Ishte me kamarieren.
"Me ke je? Kush eshte Aleks? Kaila!" mami po me acaronte ne telefon keshtu qe e mbylla.
"Asgje Aleks me duhet te iki"
Eci shpejt per tu larguar. Mami ishte e xhindosur. Nuk e di sesa do vazhdoje keshtu. Me kaq pak besim te une.
"Flas 2 minuta me mamin dhe ju zhdukeni te dy ne banjo. Zut kaps?" me flet Nova teksa drejtohem te marr xhaketen.
"Nova me duhet te iki tani" them shpejt e shpejt.
"Kaila prit ke nevoje te te shoqeroj?" vrapon ai drejt meje.
"Hej po une ketu? Do me lini ketu me sufllaqet?" hyn Nova ne mes.
"Ke gje makine?" kthehem vrazhde ne nerva e siper.
"A jam e padukshme?" vazhdonte Nova.
"Pse me makina je mesuar ti?" kthehet ai po aq vrazhde.
|lots of love and potatoes 🥔❤️|
YOU ARE READING
Lime
Teen FictionWarning: Kam qene fetus kur e kam shkruar Karter Hening ka qene idhulli i Kailas qe ne fillore. Per te ai kishte gjithcka qe do te deshironte te nje djale. Te pakten deri ne momentin kur ajo fillon gjimnazin dhe zbulon se do te ndaje me te oren e fr...