Per here te pare kete ndjesi e pat ate hene paradite,ne mensen e shkolles.
Per nje cast m’u be sikur po bija pingulthi nga maja e nje treni fluturues . E gjithe kjo nuk zgjati as dy sekonda,por mjaftoi qe te derdhja mbi uniformen e shkolles nje pjate pure patatesh me salce. Luga dhe piruni rrapelline pertoke,ndersa pjaten arrita ta kapja ne kohe.-Nuk humbe kushedi se cfare,shije shperlasinashka,gjithsesi,-tha Lesli,shoqja ime ,teksa jepja e merrja per te hequr pisllekun .Me siguri te gjithe syte I kishin nga une .
-Po te duash ,merr edhe pjaten time per ta llangosur mire bluzen.
-Faleminderit.Nuk eshte nevoja.
Per fat,bluza bluza e uniformes se shkolles St.Lennox kishte gati te njejten ngjyre me purene e patates, e megjithate ,njolla binte ne sy . Kopsita xhaketen blu permbi te.-He,vogelushja Gueni po luan perseri me gjellen?- tha Sintia Dale .-Vetem prane meje mos u ul,sharabajke!
-Se mos une po rri me deshiren time afer teje,Sin.
Per dreq ,terslleqe te tilla me gjellet po me ndodhnin shpesh ne mensen e shkolles. Ja ,javen e kaluar budingu kerceu nga tasi im dhe fluturoi dy metra tutje e ram bi makaronat me salce carbonara ten je nxenesi te klases se peste. Dhe te mendosh qe vetem nje jave me pare me ishte derdhur lengu i boronices dhe te gjithe ne tryeze u bene me njolla te kuqe si t’i kishte zene fruthi.Pale ajo kravata e shpifur e uniformes se shkolles,nuk mbaj mend se sa here me ishte zhytur ne salce ,ne lengun e frutave apo ne qumesht .
Vetem se gjate tere ketyre terslleqeve nuk me kujtohet te me jene marre mendte ndonjehere.
Mbase keshtu me eshte dukur mua .Koheve te fundit ne shtepine tone muhabeti i marramendjes ka qene thuajse i pernatshem.
Vetem se jo per mua ,por per Sharloten,kusheriren time,qe tani,e bukur dhe e rregullt si perhere,rrinte ulur Sintias dhe llufiste supen e vet me patate.
Gjithe familja e priste me padurim se kur po i merreshin mendte Sharlotes.Kishte dite qe gjyshja ime,zonja Arista ,e pyeste Sharloten cdo dhjete minuta se si ndihej . Minutat e ndermjetme i shfrytezonte teze Glenda ,nena e Sharlotes ,per t’i bere pikerisht e njejten pyetje .
Dhe sa here qe Sharlota mohonte ,zonja Arista perdridhte buzet, kurse teze Glenda psheretinte. Here-here ndodhte e kunderta.
Ne te tjeret ,mami ,ime moter Karoline,Niku,im vella dhe nenemadhja Medi,cakerritnim syte.Doemos qe ishte shume emocionuese te kishe ne familje nje anetar me gjenin e udhetimit ne kohe ,por me kalimin e kohes ky interes u fashit dukshem. Aq sa erdhi dita qe komedia me Sharloten na u be thjesht e padurueshme.
Sharlota e kishte zakon qe t’i fshihte ndjenjat pas nje buzeqeshje enigmatike ala Mona Liza. Edhe une po te kisha qene ne vendin e saj nuk do te dija nese duhet te gezohesha apo te hidherohesha qe nuk po me merreshin mendte.Por, qe te jem e cilter ,ka te ngjare qe te gezohesha . Te them te drejten ,une jam nje tip i ndrojtur dhe me pelqen te mos me trazojne .-Heret a vone ,dicka do te ndodhe,-thoshte zonja Arista cdo dite,-ndaj ne duhet te jemi te pergatitur.
Dhe ndodhi vertet nje dite,pas ngrenjes se drekes,ne oren e Historise me zotin Uitmen. Une kisha dalenga mensa pa u ngopur ,sepse ne embelsire-komposto luleshtrydhesh me puding vaniljeje siper-gjeta nje qime floku te zi dhe nuk isha e sigurt nese ishte e imja apo e ndonje prej punetoreve te kuzhines.Gjithsesi,pas kesaj me iku oreksi fare.
Zoti Uitmen na ndau fletet e provimit qe kishim bere javen e kaluar .-Duket qe kesaj here ishit pergatitur mire.Sidomos Sharlota. Nje A plus per ty.
Sharlota hodhi pas veshit nje cufulle te kuqete shndritshme dhe ia beri :-Ou!-sikur ajo qe degjoj ishte nje e papritur per te . E pra ,ajo kishte notat me te mira ne te gjitha lendet.
Por edhe une e Lesli ishim te kenaqura kesaj rradhe. Te dyja kishim marre nga nje A minus,ndonese ishim“pergatitur“ mire ,sepse kishim pare ne DVD –duke ngrene patatina dhe akullore –filmat ELISABETH dhe ELISABETH :THE GOLDEN AGE, me Kejt Blanshet. E ,megjithate ,duhet thene se ne oren e historise ne ishim gjithmone te vemendshme ,gje qe ,per fat te keq,nuk ndodhtene oret e lendve te tjera.
![](https://img.wattpad.com/cover/128892909-288-k759314.jpg)
YOU ARE READING
E KUQE RUBINI
Teen FictionGier e realizon më së miri qëllimin e saj...Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e rradhës . I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull , rrjedh shpejt dhe është e pamundur të shkëputesh prej ti...