2

145 34 17
                                    

Degjoj tinguj te perseritshem..thua kam vdekur?Drite vizulluese para syve me shfaqet...po kam vdekur.
Ndoshta keshtu eshte rruga e vdekjes.
Marr fryme..por se leshoj.Ndjeje se si gjoksi me bllokohet ndalengadale.
Ndjeje si nje force e jashtme me ngre perpjet ,por une nuk reagoje...s'dua te zgjohem ,s'dua te kthehem perseri ne boten e flliqur ,ne boten e shpresave te thyera...me lejoni une kam vdekur!

Bardhesia shpirtin me kaplon...sa qete ndihem...po shkoj me sa duket.
Prit degjoj perseri tinguj..ndoshta kjo eshte melodia e vdekjes.
Qete ndihem ...them se po vdes por zemra po rrah ende...shpirti ende tek une eshte.
Po me therrasin,i degjoj ,ndonse pergjigjje ju kthej,por nuk flas.
Ku jam une?
Jam ne rrugen e vdekjes apo?

Po largohem...ndonse edhe vrapoj nuk e di.
Bardhesia tani u zhduk ,e nje gjelbrim ngadale po shfaqet tek syt e mi.
Po ece..po frymoj,e buzeqeshja me shkon krah me krah.
Era luan me floket e mia..e dielli shenderrit.
Fustani im i bardhe valvitet neper barishtet e gjata te livadhit te blert.
Lulet hapin petalet e tyre e me duket se me shikojne dhe une ju buzeqeshe.
Sa qete ndihem,hapi krahet dhe e lumtur kthehem nga dielli.
Valle kjo eshte parajsa?
Qendroj ashtu dhe fryme mar lirshem .
Mushkrit i  mbush me ajer.
Zera me therrasin,kthej koken nga te gjitha anet e askend nuk shoh.

Nis te vrapoj pas zerit dhe...kthehem ne bardhesi perseri.

Mundohem ti hap syt bardhesia duket sikur mi verberon.
Mar guximin dhe hap ...
por nuk e dita se u ktheva perseri..ne kete bote...deri sa pash fytyren e  engjullit ,nenes time.
Hasa shikimin ne te ,dhe pash lot ne syt e saj.
Sa mundohesha ..o Zot sa mundohesha te flisja por nuk ja dilja dot..apo ndoshta nuk guxoja.
Ti thoja largoi ata shkaterrues ,ndoshta edhe ti kerkoj falje qe une i shkaktova.
Por nuk guxoja dot ,edhe shikimin e largova ,por hasa diku tjeter ,ne ata sy qe kur i shikoja me dukej sikur kisha thesarin e botes.
Ishte babai im ,ai qe qendronte pran kokes time.Pash buzqeshjen e tij dhe ndjeva se nje puthje ne balle me dhuroi.
Mos o bab,se jam e ndyre ,doja ti thosha por nuk e bera.
S'mundem dot .
Degjoja zerat e tyre qe me embelsi me flisnin por une nuk mundja.
S'doja jo ,çfare kerkoja une ketu ,pse nuk vdiça.
Pse o Zot s'me more pran vetes ,si te jeme gjall,kur une kam vdekur.
Mos o Zot  degjo lutjen time ,me kthe perseri atje ,nuk kam zemer me ti shoh prinderit ne sy.
Mos o Zot.

Disa njerz mu rrethuan .
Mjekë u thoshin..une po degjoja.
Ata qelnin syt e mi e nje drit me pershkonin per disa sekonda.
Serume me duket me vinin ne doren e djatht.
Te dhemb -degjoja nenen time.
Me dhemb çdo kund o nene ,por asgje sa shpirti ,asgje sa qe u ktheva perseri ketu,por une nuk flisja.

Por une perseri po bija ne gjume ,e ajo qe me dhimbte ishte se do kthehsha perseri.
Do me duhej te  jetoja me dhimbjen ...ndoshta do jem e detyruar ,ndoshta Zoti nuk deshi te me merte lart.
Se ky eshte fati im ,te jetoj me dhimbjen ,ende te jetoj e te  frymoj por te mos ndihem e gjalle.

Po fle tani ,por e di se do kthem perseri ,e perseri do gjej engjujt e mi prane.
Çuditem si gjinden pran meje ,une s'jam me femija i tyre i me parshem .Nuk jam ajo embelsira e tyre qe me quanin.
Dua qe te me urrejn te zemrohen me mua,se ndoshta vetem keshtu do ta hjek ndjenjen e fajit.
Po se faj kam une ,qe u shendrrova ne nje trup te kalbur ,e ne nje njeri tjeter tani.
Faj kam une qe besoja ne kete jete.
  
   Po fle tani ,se as koka s'mi ze mendimet .

Thyerja e heshtjesWhere stories live. Discover now