4

114 31 12
                                    

Nje muaj...prej asaj dite.
Zoti  perseri nuk deshi te me merte pran vetes.
Perseri ata me shpetuan.Ne momentin kur me te vertet po lija kete bote ,u gjenda ne krahrorin e babait tim.
Ai vazhdimisht therriste emrin tim ,deri sa hapa syt.
Kur pash fytyren e babait tim ne ate gjendje ,fajsova veten ,ata me donin mua pavarsisht prej gjithckaje.
Une isha femija i tyre.
E kur ai vazhdimisht me pyeste pse po e beja kete,e vetmja fjale qe kisha folur ne keta tre  muaj ishte:

Te hesht!Ai kerkon... te hesht.

Tani gjindem ketu...eshte nje vajze qe vazhdimisht flet me mua.
E vetmja qe mbaj mend nga ajo qe kishte thene ajo ishte me sa duket psikologe.
Me insisitimin e prinderve te mi une gjindesha ketu.Dhe une pranova ,me sakte pohova me koke,sepse kur shihja fytyren e atyre dyve me dukej qe isha e obliguar te kapsha pas jetes.
Ata asnjehere nuk me gjykuan ndonse per tu gjykuar jam.

Gjindem ketu...ajo kerkon nga une gjera qe s'mund ti bej.Me kerkon te flas,mbi te gjitha per ate ...naten qe une ende e perjetoj si te ishte dje.
Ajo thot se kam perjetuar traum,prandaj une nuk flas,e kur degjoje zhurem ,koka me kalon ne nje tingull te cilin une e njoh perseritet vazhdimisht e mbyll veshet.Bertas ne menyre qe ta largoj,por pa suksese .
Ate ma largon vetem gjumi ..ose alivanosja qe tashme jo shpesh po perseritet.
Thuajse cdo dite shkoj te ajo psikologia ,ndoshta keshtu me duket ,se dalloj diten prej nates.
Ata cdo nate me keshillojn ,me thon ta bej ,ti tregoj policise ,por une nuk mundem teksa ende ne mendje me vijne fjalet e shkruara qe une te hesht.

Ulur ne karrike rri ,para meje disa vajza apo gra nuk e di ne rreth jan mbledhur.
Ne fillim se kuptoja dot ,ndoshta edhe se pranoja.
Ato flisnin per gjene e njejt qe me kishte ndodhur mua .E veshtire ishte per mua ti degjoja ,e mund ta paramendoj dhimbjen e tyre.

Tashme kur per disa dite po gjindem ne kete rreth ndjej se dhimbja eshte bashkuar.Historit ishin nga me te ndryshmet,shumica prej tyre nuk kishin perkrahje,por ato ishin nje hap para meje,ndoshta shume hapa teksa ishin ne gjendje te flisin...te flisnin per ate gjene e mallkuar qe ju kishte ndodhur ,ketu para dosa njerzve.Ndersa une fjala e fundit kur kam folur ishte ate dite ...babait tim.
Shpesh me pyesin mua por une mohoj me koke .Une vetem degjoj dhe eshte kaq e dhimbshme .

Tashme pothuajse nje muaj gjindem  ne kete rreth,ndoshta sot ishte nje dit me ndryshe.
Sot per here te pare une u ula me familjen time ne tyreze dhe po ushqeja trupin thatanik timin.
Une e shija fytyren e qeshur te prinderve te mia.Nga ajo dite  nuk kam provuar ti jap fund jetes,sepse sot me shume si kurre u ndjeva se jam ne shtepi.E ndjeva se une duhet te qohem ne kembet e mija ...sot vet.Te kapem pas duarve te babait si atehere kur isha femije.
Teksa po ngjisja shkallet ,ndjeva se duhet te beje nje gje!Te kthehem dhe ti jap nje buzeshje njerzve qe s'me leshuan kurr doren.

Po degjoja me radhe vajzat ne rreth ,qe as qe kisha mar mundimin ti njihja.Me thirren emrin tim ,ndonse shpejt me kaluan si duket ishin mesuar me bindjen se une nuk do flase.Zemra filloj te me rrah shpejt dhe nje lemesh mu formua ne lukth ,por e ndjeva veten te detyruar,per ata, per buzeqeshjen e tyre.
Ngrita doren ,te gjithe kthyen shikimin nga une ,psikologia me dha fjalen e shihja çuditrine ne syt e te gjitheve.
Por une po e beja !
Do flisja!

Per here te pare pas kaq muajsh dhe prej asaj nate ,lotet gjeten rrugen e vet,sa do qe mundohesha ti mbaj ishte e pamundur ,sepse ishte kaq e tmerrshme ti ktheje kokes e trupit te njejten ndjenje shkatrruese ,te njejten dhimbje.
Teksa flisja ne syt e te gjithave shihja syt e mbushur me lot ,e me keqardhje.
Por une bera...dhe u ndjeva sikur shpirti me dha nje lehtesi.
Po merrja fryme me lirshem.

Fjalia e fundit e imja ishte se do luftoj ,pavarsisht se veten fajtore e gjej ngase une isha ajo qe ke kisha pranuar te hyje brenda,por une nuk e dija qe ai qe shtirej miku im ,do shendrrohej ne nje djall.Ne ate kafshen qe me zor mori gjithcka nga une,kisha provuar me ter forcat e mija te mbrohem ,por nuk ja dola.

Mbylla syt ndoshta per te degjuar dike duke me gjykuar,por disa duartrokitje u degjuan ,pastaj me shume qe me beri ti hap syt e te shoh buzqeshje ne syt e atyre qe me pare permbanin lot.

Se une e kisha bere ate ,une u çlirova prej pranges se fort te heshtjes.
E bera ate edhe nese do merja mjira letra qe i gjeja afer komodes ne shtratin tim gati cdo dite.

Une e bera hapin qe i frikesohesha me se shumti ,dhe kjo fal familjes time qe me perkrahen ,me besuan  ,me shpetuan disa here jeten dhe me ndihmuan te sherohem ,pastaj ketij rrethi ketu qe me beri ti hap syt ,me beri te ngre zerin.

Pas daljes nga aty gjeja e pare qe bera ishte ti dhuroja nje perqafim engjujve te mi ,qe padyshim i gjeta me lot ne sy ,por kesaj here lot gezimi ,jo nga ata kur me shihnin mua ne ate gjendje.
Me pas ju thash,ndonse u cuditen.

-Une do flase!Te shkojme!

***
Ate dite kur une u gjenda para policise dhe pas deklarates qe dhash,u ktheva e deshpruar .
Ata s'me besuan per ate qe me kishte ndodhur.Than se une e kisha pranuar te hyj brenda ,dhe se duhej ta padisja ateher kur kishte ndodhur ,jo pas pese muajsh.

Por tani ai gjindet ne burg dhe kjo fal perpjekjeve te babait dhe organizates qe me doli ne perkrahje.
Mbeshtetja qe me dhan ata ishte me e madhja ,ata me besuan mua ashtu sic ju kishin besuar mjira vajzave qe ju ndodhte nje gje e tille ,e raste te tilla nuk ishin te pakta.

Ishte e veshtire ti shija fytyren e tij perseri,sahere qe duhej te sorollateshim neper gjykata ,qe pas shume deshmive ate e kishin futur ne vendin qe e meritonte.
Mandje une nuk isha e vetmja viktime e tij,ishin edhe disa vajza te tjera qe ai i kishte bere gjene e njejt ,i kishte dhunuar ....ashtu si mua.

Shume me vone e kuptova se faji im i vetem ishte naivtiviteti qe kisha, kur ate e mendoja si nje mik qe e njihja prej shkolles fillore.

Tani une ndihem me e fort se kurre.
Tani mund te tregoj tregimin tim pa derdhur mijra lot.

Sepse une kam luftuar dhe do luftoje per te gjitha vajzat qe kan perjetuar te njejten gje.

Sepse une kam THYER HESHTJEN.

Thyerja e heshtjesWhere stories live. Discover now